Në vijim pjesa e pestë e intervistes me z. Pellum Troci, për Puken, Komanin e Pukes dhe vlerat pukjane!
Z. Troci. Cekem disa herë Komanin. Ama për Komanin është shkruar pak.
Pashk Alia. Pukjanët e admirojnë Komanin dhe Kulturen e tij. Madje shume here organizojnë edhe vizita në atë vend edhe pse në një largësi tre orë nga Puka me këmbë. Cilësova se z. Meçi ka shkruar enkas një libër për Komanin. Por duhet pranuar se Kultura e Komanit është një minjerë ari ende e pazbuluar, dhe pa ndodhë kjo gjë, zbulimi dhe ekspozimi, fiksimi i asaj që përfaqëson Komani, natyrisht se të gjitha aktet e tjera ndaj saj do të jenë të cunguara dhe marrin karakter më shumë subjektiv.
Puna e parë që duhet të bëjë qeverisja nepërms Ministrisë së Kulturës, është të explorohet ai vend, por ama deri në gen, në detaje edhe pse kushton, sepse për mungësë financimi u ndërprenë kërkimet në vitin 1983 nga shteti i para nentëdhjetës. Ky indiferentizem po vijonë edhe në të pasnentëdhjetën. Nuk arrihet ajo qe kerkohet per Komanin, me ekspedita njëmujore edhe pse kanë rolin e tyre. Ama duhet të gjenden këto fonde edhe nëse duhet të mos behet një rrugë nacionale, dhe nuk duhet të ishim të penduar pse angazhojmë fondet që duhen në këtë drejtim. Kultura e Komanit është historia e mesjetës e popullit shqipëtar. Është një vijë ndarësi mes ilirve dhe Arbërve shqiptar. Kjo flet shumë. Duke mos e bërë këtë gjë do të humbasim shumë si në identitet dhe në vlera.
Z. Troci. Duhet ti bejmë të aksesueshme këto vlera. Përse duhet të shkojë një turist a grup turisësh në Pukë?
Pashk Alia. Puka ka shumë se çfarë të tregojë dhe të ofrojë në të gjitha fushat. Ju e shmanget bisedën për historinë, por nga aty duhet të fillojë, sepse ka momente të tilla historike ku janë të fiksuara ngjarjet, diku në një lis, si lisi i Lekës monument kulture 700 vjeçar, diku ka një fushë si Hurdha e Mitrit, ku gjenden tumulat ilire, diku është një kullë, një prrua i emërtuar si proi i gakut, një shpella, një kala, etj, e megjithëatë, Puka si këtu ka çfarë të tregoje edhe në fusha të tjera si:
Përveq turizmi arkeologjik, religjioz e fetar, të zejtarisë për të cilat folem edhe me lart ka edhe turizmin malor dhe ekonomik.
Turzmi malor dhe terrenet e Pukës.
Relievi i Pukës përbëhët nga male, vargmale, kodra, kodrina, lugina prrenjë, lumenjë, nga qafa të shumta të tilla si;
Malet e Pukës bejnë pjesë në Bjeshkët e Namuna, ose Alpet e Shqipërisë, për të cilat ka folur shmë here Straboni në librin Geographica, libri i VII, që përkojnë me vendbanimet pukjane si dhe Han. Arkeologu i njohur Karl Pach, në librin ILIRIKA, duke folur për hershmërine e popullsinë e berishajve, cilëson se Bertscus është emër i moçem me të cilin quheshin Alpet e Shqipërisë. Këto bjeshkë sipas prof.Çabej, janë mbeturina të përiudhës para ballkanike të Shqipes dhe që gjenden vetem në Veri dhe jo në jug dhe as tek arbëreshët e italisë.
Pjesa qendrore e varmaleve per te cilet flasim ne hershmeri, përfaqësohet me malin e Krrabit ne lartesi 1651.5 m, maja e Midhës maja Jeremisë 1593 m, maja e Haskës se madhe 1473 m, dhe Shalës Vogel 1351 m, Kulla e Gjodhisë 1477 m -Laver Dardhë, Maja e Malit 1568m, Maja Kunorës, 1553 m.
Në veri Puka përmendet për, Bjeshken e Alshiqes 1298 m, më në veriperendim gjenden brigjet e Drinit.
Në lindje gjendet mali i Munellës, 1800-1990 m-Maja Kryqit 1991.8 m. Puka ka mjaft zona me lartësi të ulta, disa të quajtura mikroklima, si Komani, Breg-Gominë, Skvinë, Va-Fierzë, Fusha Pja-Shtog, Dardhë, Flet, Truen, Gjegjan, Gomsiqe, Vrrithë.
Sipas thenjes nga qafa në qafë kemi një mori qafa si: Qafë Qelë kufiri Pukë-Shkodër, Qafë Qerreti, Qafë Mollë ndërmjet Pukës dhe Shkozë-Gojan, Qafë Gjaje, Qafë Lese ndërmjet Komanit dhe Buzhalës, Qafë Kabeti ndërmjet Qerret dhe Dush, Qafë Shemri përmbi Karmë, Qafë Bushat-Qafë Tmugu, Qafë Kashi-Lisi Lekës, Qafa Boka e Rrymit, Qafa e Kryqemalit ndërmjet Berishës dhe Iballës, Qafa e Hysenmarku mes Iballes me Miliska, Qafa Plakë, Qafa Ballqi, Qafë Shari, Fusha e Iballës, Strame, një njye kalimi Iballë-Berishë-Mërtur-Kokdodë dhe Bugjon, Vau i Fierzës, Qafë Ergjanë, Qafë Cinë, Qafë Ajtyres për Bicaj-Fushë Arëz, Qafë Mali nyje Fushë Arëz-Kukës-Fierzë. Qafë Shllak nga Lejthizë-Shënmri, Qafa Lak Roshi, Lak Ahu, për në Srriqe, Qafë Bari, Qafë Lisi, Qafë Logu. Këto qafa ndajnë dhe bashkojnë pellgje ujëmbledhëse, lendina, lugina, livadhe, shpate, kurrize, shkembinjë, lendina, fshatra, lagje, qytete.
Rrjeti lumor. Rrethi i Pukës në pjesën veripërendimore kufizohet nga lumi Drin në masen e 40% të vijës kufizuese, qe fillon nga Vaspas deri në Fierzë dhe Koman-Karmë.
Në këtë zonë derdhen shumë përrenjë e lumenjë të vegjel të zonave Flet, Truen, Dardhë, Mzi, Miliska, Fierzë, Bugjon, Mërtur, Berishë, Rrvishtë, Qelez, Koman, Karmë, Gomsiqe.
Rrugëkalimet e moçme. Rrugët kryesore ishin ato të bregut të Drinit; Vadejës-Koman-Qelez, Koman-Berishë-Berishë-Bugjion-Fierzë-Tropojë-Gjakovë, Qelez-Bushat-Iballë-Miliska-Vaspas-Krumë-Gjakovë.
Dhe Rrugëklaimi Vadejes-Pukë-Fushë-Arëz, nga ku njëra vijonte nëQafë-Mali-Flet, Vaspas dhe njëra Fushë-Arrëz- Qafë-Mali-Shënmri- Kukës-Prizren. Këto ishin rrugët tregëtare, dhe ato të luftimeve.
Më vonë u ndërtuan rrugëkalimet per automjete, Shkodër-Pukë-Fushë Arëz dhe nga aty degëzimet Fushë-Arëz-Qaf Mali-Xatha-Dardhë-Miliska-Fierzë-Bajram Curri dhe tjetri degëzim, Fushë-Arëz-Qafë Mali-Qafë Benë-Shënmri-Kukës.
Puka ka fusha të mëdha dhe historike, si Fushë Lahi, Livadh Kabash, Hurdha e Mitrit, Rrethi i Bjeshkës, fusha e Iballes, livadhet e Mziut, tëDardhës, livadhi i Priftit, Boka e Rrymit, Livadhet e Arapit, livadhet e Zotnisë, livadhet e Qafës së Hysenmarkut, etj.
Turizmi arkeologjik e historik. Kalat e zonave pukjane janë kala të përiudhës romake të tilla si ajo e Berishës, Iballës dhe Gralishtit, dhe të tjera si ajo e Fletit, Micoj, e Lekës, Shpella e Kaurrit, e Deskut, e Komanit.
Aprripa e Keqe, ndryshe Gjakova e Vogel, një vend misterioz me shumë të fshehta, një fshat kur u kriju me 7 shtepi, shtatë kisha dhe shtatë mulli. Gjatë gemrimeve të ndryshme dhe punimeve janë gjetur copa gur të vjetër mulliri. Aty është Kisha e madhe e Shen Pjetrit dhe mes saj dhe mullirit janë gjetur rrugë më gur të quajtura “rruga e sokakut”. Flitet për kuvende rregulltarësh, kuvende benediktian për të cilët ka shkruar edhe Fulvio Corolignoni, benediktë që përmend edhe Shuflaj në shkrimet e tij. Vendasit kur kanë çilur varret për të vdekur, në thellësinë e tokës kanë gjetur kocka njerzish, dhe ku kercia e kembës së tyre, burrave të sotem u dalin deri rrëzë kofshëve, çfarë tregon dhe mendohet se aty kanë banuar kreshnikë, të quajtur Baku.
Trashegimia kulturore. Qysh nga kengët e moçme, historike dhe të trimërive, besnikërisë, bujarisë, luftarve, për vallen e Kabashit, të zonave të brigjeve. Shquhet për elita artistike, si i madhi Ndues Shyti, Fran Pali i vetëm në llojin e vet, Tom Nikolla, Frrok Haxhia, Zojë Pali, Dava Gjergji e Vitore Rusha. Valltarët Riza Hoxha, muzikantja Sabrije Nushi, koreografi Fran Vukaj etj.
Grupi artistik Puka ka marrë xherdanin e artë në Dizhon të Francës. Për trashegiminë etnografike, veshjet, jeta artistike me grupin e kengeve dhe valleve. Edhe sot grupe nxensish të gjinazit Pukë, Qendrat Kukturore te Femijve Puke dhe Fushe- Arez, herë pas here dalin në skenë më drama teatrale, konkurse letrare, në muajin e letersisë dhe arteve e shumë evente të tjera.
Promovimi i librave është një fushë së cilës i jepet rendësi e madhe .
Veshjet e zonave të Pukës të shoqeruara me ornamente, nuk janë thjeshtë stoli të bukura për ti parë, as për etikë paraqitjeje, porse ornamente të tilla kanë ne permbajtjen e tyre historinë, kanë shpjegime mitike kozmogone.
Në Pukë janë të veçanta ritet e varrimit, sidomos xhama e burrave është një rit që gjen krahasim me poemat e Homerit, çfarë tregon hershmërinë tyre.