17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Pavlina Bardho

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Besomeni miqte e mi…….

Besomeni miqte e mi,nuk rri dot pa shkruar,
S’më ndal as stuhija me furi të verbuar,
As mendjet e errëta me shpirt te gjymtuar,
Se vargu me vjen dhe do vargezuar.
Me vargun e nis diten,me vargun e pres mbremjen,
Me japin forcë, e me çojnë zemren peshe,
Me vargun e mbush shpirtin ,me vargun e gjej endjen,
Me vargun ndihem mbretereshe.
Mikja ime me e mirë,është poezia,
Ajo si le pas mendimet e mia,
Çdo ditë më të, rri e përqafuar,
Ëndrra e gëzime, i mbaj fort në duar.
Në e gjejmë gjuhën, në i lidhim fjalët,
Si një vargan, që kurrë nuk ndalet,
Ajo me ndihmon dhe me mban për dore,
Në këtë botë të egër, bëhet shume miqsore.
Ne jemi një botë dhe mbetemi një,
Kurrë në vetmi, poezia nuk me le,
Po të merrje sytë e mi, dhe t’a shihje këtë mike,
Do t’a mbaje fort në duar dhe t’a ruajë si relike,
Do t’a ruajë si relike, si relike me shumë vlerë,
Do t’a mbaje aty brenda dhe te mos dilte në derë.
Se ajo nuk del në derë,ajo strehë ka vetëm shpirtin,
Aty brenda bën fole, përqafuar me instiktin,
Ajo as vritet as pritet,se është frymë hyjnore,
Fluturon e kthehet pas,bekuar me dritë qiellore.
Sa të kem jetë e frymë, ajo do jetë me mua,
Gjithmonë pranë meje,si fëmijët do t’a dua.

PAVLINA BARDHO.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.