7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Pena e shkrimtarit,poetit Edmond Shallvari nuk shterron kurre.

Përshëndetje me dy poezi

LËMË PRAPA…
Lëmë prapa
pakëz mëngjes,
pakëz ditë,
pakëz natë.
Përpara kemi të pamatshmen e çdo çasti,
sa pafundësia të gjatë.
Ne,
të përkohshmit e përjetshëm udhëtarë.
Lëmë prapa
shumë mall,
shumë dashuri,
shumë dhimbje.
Përpara kemi të arritshmen e çdo çasti
Ne,
të përhershmit e përkohshëm,
sa çasti në ikje.
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Edmond Shallvari, flokë dhe mjekër
DISTANCË
Në provë mos më verë, është tejkaluar prova
Mundim i stërlashtë, lashtësisht munduar
Me Odisenë e Homerit ka kohë që u lodha
S’të dua më Penelopë, veten Odise s’e dua.
Mos më bëj të përmbys legjenda, ta riverboj Homerin
Perënditë t’ja çmend, përmbys t’ja kthej çdo varg
Purgatorin në parajsë t’ja kthej Dante Alighierit
T’ja kthej Uilliam Shekspirit, tragjeditë në shaka.
Kupton se ç’mund të bëj, bota s’do ma falë
Mua jo dhe jo, por as ty, e dashur
Nuk qenka kaq e lehtë ta ndjej si në përrallë
Si në legjendë ta ndjej, distancën e pamatur.

@Edmond Shallvari

“””””””””””””””””””””

SË PRAPTHI
E vesha këmishën së prapthi
Së prapthi e vura gravatën
E majta e pantallonës vajti
Këmbës ku fut të djathtën.
E vura së prapthi kapelën
Orën së prapthi kurdisa
Të fundit këpucët mbetën
E pamundur së prapthi t’i vishja.

@Edmond Shallvari

“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Edmond Shallvari dhe teksti që thotë "EDMOND SHALLVARI Une 8he MY ALTER EGO roman alternativ Edmond Shallvari UNAZA Ne urbanin e fantazive Dhanai dhe Orfea Roman DIAMANTE"

GJEOMETRIZËM
Jemi kaq të çoroditur rregullsisë
Kaq të rregullt jemi çoroditjes
Herë prerja e artë e simetrisë
Herë simetri absurde mes instiktesh.
Formësohemi figurash gjeometrike
Barabrinjës në trekëndëshin e jetës
Pastaj zgjatemi tmerrshëm veç një brinje
E harkojmë nëpër rrethin e harresës.
Heqim rrethit një tangent plot inat
Diametrin e përdorim konjukturës
Vemë veten në mes rrethit vertikal
Mbetur prapë një Sizif hipotenuzës.

@Edmond Shallvari

“””””””””””””””””””””””

Kur
Kur veç trupit dhjamoset dhe truri
Dhe pas trurit veshët dhe sytë
Plazmës njerëzore i vjen fundi
Përfunduar si tullumbace e shfryrë.
Kur ngrysesh pa brekë në trup
Dhe gdhihesh me brekë të arta
Kur nderit i thua, “S’ke turp”
Dhe turpit i jep dekorata
Je bërë person “Non grata!”
Kur veten e ngre mbi veten
Të tjerët poshtë vetes i ve
Kur natës masturbon me të keqen
Dhe ditës bastardët i pjell
Je nisur udhës për në ferr.
Kur të ndodhë ajo që do ndodhë
Dhe Zotit mëshirë t’i kërkosh
Zoti si populli do të gjykojë
Dhe populli do vendosë si Zot.
“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Edmond Shallvari
HAJDUTËT
Iu “fala” hajdutëve qiranë e shtëpisë
Ata nga gëzimi më ftuan për drekë
Dhe ashtu të babëzitur hëngrën e pinë
Ndërkohë qiradhënësi trokiti në derë.
Unë mblodha thërrimet e drekës mistike
Zotit ju luta për një tjetër thagmë
Qiradhënësit t’i ngjanin me euro thërrimet
Ndërkohë hajdutët i ftova për darkë.
Ju “fala” pasurinë që kisha dhe s’kisha
Shtëpinë ta zbraznin deri në boshësi
Pastaj murg u vesha, manastirit mbrita
Të laja mëkatet e hajdutëve të mi.
“”””””””””””””””””
Në s’ndodh…
Në s’ndodh diçka në mbrëmje
Dhe gjumit humb në gjumë
Unë prapë të kam në mendje
Një ëndërr shtoj më shumë.
Në s’ndodh diçka mëngjesit
Dhe zgjimit me nxitim
Unë prapë s’i ndahem qejfit
Qoftë puthje, përqafim.
S’kanë ku të venë netët
Mëngjeset s’kanë ku venë
Veç shtojnë më shumë epshet
Që bëjnë sikur flenë.
Më prit ashtu përgjumur
Më prit ashtu dhe zgjuar
Ta kthejmë çdo çast të humbur
Në qejf të dyfishuar.

@Edmond Shallvari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.