Grabiqar !
Ekstremet notojnë në hapsirën kohë,
grabiqarë “gjallesash” sy mprehtë
përulen në shenjë nderimi
dhe zbresin nga qielli rrufetë.
Dritëshkurtërit gëzojnë nga magjia,
duke zbathur rrobat një e nga një
ulërimat e ujqërve si këngë kurbeti
rrëshket një lotë e bie në dhe.
Majhollat godasin me impulse
dërrmojnë çdo mbetje fizike,
zinxhirët ti lidhin përqafe
grabitqare me diplomë mistike.
Pes shqisat flasin gjithë gjuhët e botës
këngërojnë me të, polifoninë
mbi pentagrame luajnë notat,
“gjallesave ” gjakun u pinë!
PËR TY BABA….
Në Djep përkund kujtimet,
i rris si fëmijë për ikjen tënde,
brezave mbjell mençurinë
që ti,në mendjen time gdhende.
Sot e pash prap portretin tënd
në pllakën e mermerit e kam skalitur,
fola me ty gjatë ,vënd e pa vënd,
u bënë vite baba që ke ikur.
Heshtja sot zgjohet me mall
dhe prap heshtur flas me ty,
nga syri një lotë ka dalë,
më fal, se burrat nuk qajnë në sy!
Eh sot, sot desha të them shumë..
nga koha kam shumë kujtime ,
mençuria jote more burrë
është pararoja e jetës time!
Dhe, mos kujto se ke ikur,
në ç’do hap që hedh, janë gjurmët e tua,
zigzaket e jetës më kanë kalitur
si “Kalë” me barrë ngarkuar.
Udhëtarë ishim Baba në këtë botë,
nuk e di në atë botën tjetër!
por si do që të jetë, ishim shokë!
dhe shok si ty, nuk mund të ketë tjetër!
Tiranë 8 Qeshor 2020!