30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Perparim Hysi

NË FSHAT
Kam vjete larguar,me mendje në fshat
Me mendje në fshat,për ditë e për natë
Tek kodrat me ullinj,pushoj nën hije
Dhe ndihem mirë:si në Gji PERËNDIE!
Poshtë xhades,është fusha,qilim me motive
Ka toka të mira:hambar me prodhime.
Shtëpitë moderne dhe vila të kohës
Kënaqem e shtriqem,regëtij prej”oh-ës”.
Takoj bashkëfshatarët një nga një,gati plot
Nga një thes me kripë kemi ngrënë[ tok
Me trup në TIRANË,me shpirt në MBROSTAR “
MBROSTORAKË ju dua dhe për ju kam mall.
*Mbrostar-URA në FIER,ku kam jetuar plot 50-vjet.
Tiranë,10 qershor 2022
DISTIKË TË NJË BURRI TË MOSHUAR/9-10
81.Migjeni:-Kafshatë që s’kapërdihet asht,or vëlla,mjerimi!
Unë:-Kafshatë që s’kapërdihet është emigrimi!
82.Ashtu si erozioni që grryen tokën
Ashtu dhe emigrimi grryen kombin!
83.A nuk më thoni përse fjala”kurbet”
Rimon me fjalën “kiamet?!”
84.Plagët që m’u hapën në vitet e ikjes
I”mjekoja” me metaforat e ALI PODRIMJES:
85.Njeriu vlerësohet kur ka pushtet
Në është i ndershëm apo ha ryshfet.
86.Karriken e pushtetit e përdhos si imoral
Ti nuk je njeri,por safi djall.
87.Në jam mirë për vete,por vendi po heq
Ta dini nuk jam mirë dhe jam fare keq.
88. Sikur nuk kam ngrënë,kur të tjerët nuk kanë bukë
Zemra më dhëmb dhe sikur jam mbytur me turp.
89. Nuk mbahet pushteti me gënjeshtra e premtime
Se e vërteta gënjeshtrat i shkoq si thërrime
90.Kur shoh në vend gjullurdi,ndjehem si me faj
Kjo amulli më lodh dhe vuaj.Vërtet që vuaj.
91.Pushtetar që erdhe me nder,po u ktheve në cub
Mos u çudit, kur të të përzënë me turp
92.Në bëre të liga,të mira mos prit
Je qorr me sytëhapur dhe nuk sheh dritë.
93.Në do të zgjatësh jetën,ti luaj nga vendi
A nuk ëshë i qelbur ujë që ndënji?
94. Nuk e di në i qetë ti fle,
Kur vendin e ktheve në gurgule.
96. Sa zemra që klithin! Sa zemra rënkojnë!
Ti pushtetar i keq,vallë a i dëgjon?
97. Vendin nuk e prish dot kurrë një njeri
E prish heshtja e shumicës,provuar është tani.
98.Që nuk kam një kacidhe,hiç mendjen s’e vras
Po kurrë një lideri partie nuk i vete nga pas.
99.Në i beson një njeriu që nuk ngopet me pushtet,
Sikur ke marrë sëpatën dhe këmbët e tua pret.
100.Nuk ka gjë më të poshtër,kur kthehesh në”klaker” *
Vete e duartrokitë për ca plaoliderë!
* klaker- i paguar për të duartrokitur në shfaqje.
Tiranë,11 qershor 2019
“”””””””””””””””””””””””””

UNË…
Unë nuk jam as për diskot a kabaretë
Striptizmin nuk e dua;nuk ndjej kënaqësi
As që dua që t’i shoh topmodelet
Kam tjetër vizion dhe dëshira tani,
Vdes për një kaba MYZEQARE me gërnetë
Ku violinën ta qajë TELOJA nga ZHUPANI! *
Shampanjë nuk dua.Dua raki të nxjerrë vet
Të jetë raki nga ajo ballëkazani.
Parfumin nuk e dua, dua erën e barit të njomë
Që vjen nga fushat a çahiri
Atje ndër fusha,o ZOT,çomë!
Atje më kënaqet shpirti.
Edhe dashurinë e dua siç ndjej në shpirt
Femrën të shëndetshme krah meje
Në fshat dua të jem(ëndërroj me net e ditë)
Veç në fshat nxehet gjaku ndër deje.
Fshati për mua vdiq,unë gjallë dhe kot gjallë
Këtu në TIRANË,mes zhurmave e makinave
Këtu me pahir dhe shpirti do më dalë
Një sy do mbaj hapur,të shoh fushave,kodrinave.
* TELUA-violinist cigan me fam nga ZHUPANI i FIERIT.
Tiranë,9 maj 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.