ÇAPKËNE MOJ..
Tek ujvara, që rrjedh në krua,
Më provokon, me ecjen tënde,
Më dridhet shpirti, aty mua,
Kur të shoh, ty moj çapkëne…
S’të flas dot, çapkëne moj,
Fjala n’buzë, më është tharë,
Xhveshur desha, të shikoj,
Poshtë ujvarës, duke u larë…
Ngjyrat hedhur, ylberi kish,
Që vallzonin, e ajrin tundin,
Disa pikla, të binin n’mish,
Ndërsa vetë, e ngrije fundin…
Të rrjedh shpirti, ëmbëlsirë,
Buza e jote, si prush nën hi,
Kur thahet goja, për të pirë,
Do pak mjaltë, që rrjedh në gji…
Kur më vjen, ashtu e qeshur,
E tund belin, si lozonjare,
Zbuluar gusha, gjiri xhveshur,
Ma djeg shpirtin, ti mua fare…
Me vështrim që syri t’mbanë,
Më qellove, pa më parë,
Si shigjeta, mbi mua ranë,
Për çudi, s’më kishin vrarë…
Por më le, pak të plagosur,
Aty i fshehur, si një ushtar,
Se vështrimet, s’kanë të sosur,
Ashtu siç ecën, nën ujvarë…
Më ecën lehtë, duke u tundur,
S’rri më fshehur, do e pranoj,
Me armën tënde, më ke mundur,
Të jam dorzuar, çapkëne moj.
Petro L. Sota 27 janar 2020 Padova…