…E mora vesh, qe vdekja e rrembeu ne gjirin e saj. Kisha detyrim te hidhja nje grush dhe ne varrin e saj te fresket, aty ne krah te majte te rruges pa hyre ne qytetin e vogel, buze lumit.
U nisa nje te shtune te ftohte dimri. Arrita mbasdite ne qytet. Takova shokun e vjeter, i cili me priste, me jaken e pallltos ngritur. E ndjeja si obligim ti beja nje vizite ne familjen e saj. Takova nenen e moshuar, e ngushellova me ato fjale qe me erdhen ndermend dhe pasi piva kafen e hidhur, u ngritem me shokun.
E kisha porositur, shokun per nje tufe me trendafila te kuq, ato trendafila qe ja blija sa here shkoja ne qytetin e saj.
Te dy me jaket e palltove te ngritura u futem ne shtegun e ngushte te varrezave ne dalje te qytetit,. Qendrova para varrit te saj, u perkula vendosa trendafilat e kuq, qendrova ne heshtje sa edhe fryme nuk merrja.
E perkedha tek kryet dhe dy pika loti rreshkiten ngadale. Dolem nga varrezat dhe u nisem ne hyrje te qytetit.
Ishte buze mbremje. Ktheva koken per here te fundit, e dija se kushedi kur valle do te vija perseri aty ku poshte dheut ishte shtrire e bukur ajo gjysma ime, e dashuruar me mua tere jeten.
U futem tek “Antigonea” U ulem ne tavolinen ku uleshim te tre sa here vija me sherbim ne ate qytet te larget, plot lule, plot trendafila. Kamarjerja erdhi me njihte e dinte se perse kisha ardhur, nuk pyeti se edhe menyne na e dinte.
Por solli kete here vetem porosi per dy veta, mungonte Ajo. …
Ehhh, kujtimet erdhen vale vale te ngrohta…
Asnjehere nuk me tha jo, nuk kundershtoi te me thoshte mjaft me lesho,asnje shenje lodhje apo merzije.
Priste gjithmone priste dhe ngazellehej, kur merrte vesh se do te vija me sherbim ne qytet.
Ato tre kater dite per te ishte lumturia vete.
Me hidhej ne qafe ulej ne preherin tim me duart ne qafen e lakuar dhe priste te degjonte peshperimen dritheruese ne vesh:
“Te kam shpirt”, ndjeja rrenqethjen e shtatit te saj.
Nuk i thoshte kurre jo prekjeve te majave te gishtave te mi ne qafen e saj, ne gushen e saj. Apo kur buzet e nxehta e puthnin me afsh kudo, e benin te dorezohej ne duart e mia leshohej e pafuqishme ma dorezonte trupin dhe gjithshka pa bare asnje kundershtim.
Vetem psheretima, ato psheretima ndiqnin ritmin e puthjeve te mia mbi hiret e saj, ashtu lakuriq ne ate gjysem erresire.
Duart e mia me prekjete mia kudo e benin te ndihej femer e dashuruar, e benin me te bukur me joshese, me joshese se kur kalonte ne trotuarin e ngushte te atij qyteti te vogel dhe te gjithe si me komande kthenin koken dhe e ndiqnin shume larg deri sa zhdukej ne hapsire.
Nuk tha asnjehere jo as me ze as pa ze, degjohej zeri, qe i dridhej ne gjysem erresire qe kellthiste:
“puthme edhe me mos pusho, merrma koken dhe mbeshtete ne gjoksin tend”.
Sa e shkurter na dukej nata, nuk zgjaste, i dukej se zgjaste sa nje perplasje syve qe bente ajo, kur prane meje ishte dorezuar e lodhur e dersitur, melodia e epshit e kompozuar mbi hiret e saj te bukura vazhdonte me ate ritem.
Nuk thoshte jo, vec psheretinte me ze dritherues:
“me mbulo me buzet e tua edhe njehere buzet e mia”.
Asnjehere nuk me tha jo edhe kur buzet e mia te nxehta rreshkisinin ne qafen e saj te bukur deri aty tek gjinjte e bukur te fryre.
Ne krahet e mi dorezohej perhere dhe nuk tha jo, kurre jo….
….Te nesermen qysh heret, me percolli shoku im. Kisha lene gjysmen time perhere ne ate qytet te larget te trendafilave, por pa trendafilin tim plot arome…
“”””””””””””””””””””””””””””
Pirro sent Dje në orën 9:38 MD
….” Na ishte dikur Tirona, po sot cfare ka mbetur …!!!” ….Mendova dje mbasdite te bej nje “guide” turistike neper Tironen e viteve, kur isha student dhe bridhja ne cdo qoshe e rruge te saj. Por nuk gjeta shume nga ato pika orjentimi, qe ishin ne ato vite. Nuk gjeta Bulevardin e saj kryesor nga Hotel “Peza” deri tek Korpusi Qendror i Universitit, asnje nga ato fytyra te qytetareve te atyre viteve. Nuk gjeta ate xhiron e fuqishme te buze mbremjeve. Sigurisht shumica levrojne neper bote, si edhe shume nga shoket e mi studente. Nuk degjova nga “Vollga” muzike si dikur, qe shperndahej ne mbremje, ku tingujt e saj perplaseshin tek “Sahati” dhe riktheheshin ne rruget e Tirones. Me mungonte aty ne e mbani mend ate kafene “Gjirokastra” qe edhe une si gjirokastrit i lindur e rritur ne ate qytet te ngurte e kishim si pike takimi. Pak me tutje u mundova te gjej nje gjurme nga “Bar Sahati” ku edhe kthenim ndonje gote fernet, kurse shoku im ate konjakun e famshem “Skenderbej” te Korces si korcar me tradita qe ishte. Sa mall, shikova per rreth asnje gjurme, asnje shenje e kishte perpire kucedra “kohe” Solla ndermend kinemate ” 17 Nentori”, kur shkonim me shoqerine e grupit “222” te ekonomikut, vinin te gjithe se behej apeli te nesermen dhe une i kisha porositur se si kujdestar grupi kush mungonte oret e para kishin mungese”pa aresye” Pas statujes se “Partizanit te Panjohur” nuk kam me Kinema “Partizani” aq i zhurshem dhe aq me gjalleri, ku dergonim me “te fortin” te na priste bileta dy ore para. U zhduk edhe Kinema”Republika”. Ehhh Kinema “Ali Demi”, sa mall kisha te isha perseri me shoqen time, duke u shtrenguar me njeri tjetrin, duke pare nje film shqiptar edhe batutat i dinim, dhe i perdronin ne jeten e perditshme. Kembet u ndalen para ish-Teatrit Kombetar. Ato shfaqjet e bukura me dramat e fuqishme. Asnje gjurme, asnje relike per mall. Me ka marre malli tek Rruga e Elbasanit mes cunave te xhaxhallereve, kur futeshim ne kopshtet e gjitoneve te tyre dhe vidhnim kumbullat, nuk harroj batuten e nje shokut tone, qe ne dalje u perball me te zotin, qe banonte ne ate vile te “huazuar” nga pronaret e dikurshem: “Te kapa “hajdut” i vogel, nuk ke ku shkon…” Por shoku yne me “trimeri” ja kthen: “Nuk vodha kumbullen tende nuke ke mbjelle ti, por pronari i vertete, qe ti ja ke “zaptuar” vilen” Nuk gjeta me ate “zukun” e vjeter, qe shkarkonte drute para deres se shtepise se xhaxhait, aty ngjitur me Redaksine e Revistes “Ylli” nr.73 As ate Pasticerine, tek Posta Nr.1 dhe tetoja qe me thoshte me ze lutes: ” Te keqen nena mos ve bast te hash me torte 160 lekeshe, te jep nena nje paste 15 lekeshe me qershi siper” Ehhh, kujtoj me mall kur zgjohesha ne shtepite e xhaxhallareve, kur “Dadaja” me thoshte aty buze shtratit ku flija me mbulesat dhe carcafet te bardha te shtruara nga dora e Kornes, xhaxheshes se madhe. “Lushi, ngrehu te keqen “Dadi” Kur degjonim “radioposta”, sa qejf sa kenge te bukura na dukeshin. Po me ka marre malli edhe per biletat e derbit “Bardheblu” (Tirona) me te “Kuq” (Partizani), kur me mirrnin me vete Raqi dhe Berti, djemte e xhaxhallareve. ….Ehhh keto kujtova mbreme ne “Bulevardin” e zbrazur shpirterisht, me kishte marre malli te mbyllja si dikur xhiron nga Hotel “Peza” tek “Universiteti”, por me kot asnje fytyre te njohur nuk gjeta gjekundi. Nuk ka me asgje nga koha ime studentore, nga ajo kohe rinie aq e bukur…