….”Bushi”, sot dola vetem shetita, neper rruget e Tiranes, pa asnje destinacion vetem me ty isha.
Me shoqeroi tik taku i “Pobjedes” tende. Po qysh nga 28 shkurti 1976, “Bushi”, kur hodha grushtin e fundit te dheut, mbi varrin tend, babush, i terhoqa kembet zvarre, koken prapa “Bushi” im. Tere jeten me ka shoqeruar ky tik tak i “Pobjedes” tende “Bushi” im.
Me ka ndodhur, qe disa here ne jete jam rrezuar, i kam bere vetes shume pyetje per keto rrezime dhe kam dale une fajtor “Bushi” im. Por tik taku i “Pobjedes” tende ma ka rregulluar ritmin e zemres time, ka mbajtur ritmin e jetes time.
Edhe kam qare ne heshtje “Bushi” im, jo se jam i dobet, por se kam qendruar shume gjate pa qare, kam qendruar fort, sipas tik takut te “Pobjedes” tende i dashur “Bushui”.
Kam qare kur u fejova dhe te erdha tek koka e varrit te solla Dolen qe nuk e njohe dot sa ishe ne kete jete, me dhe bekimin tend.
E degjova renkimin e thelle, por tik taku i “Pobjedes” tende “Bushi” im me rregulloi ritmin. .
Kam qare kur u martova “Bushi”, se mungoje te celje i pari me vallen tende, dasmen e djali te vetem tendit, driten e syve, Perseri tik taku i “Pobjedes ” tende ma rregulloi ritmin.
Kam qare kur me lindi Elona, princesha e bukur, qe nuk ndjeu puthjen e “Bushit” te saj. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende “Bushi” me rregulloi ritmin e zemres dhe vazhdoi ritmi i jetes time, edhe kur e percolla per ne parajse, shume shpejt.
Kam qare “Bushi”, kur te uroja datelindjen tende cdo 9 shtator dhe te vija tek koka e varrit dhe shikoja nje thinje me shume ne floket e tua me onde, “Bushi” im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende ma mbante ritmin.
Kam qare “Bushi”, kur percolla nenoken time, qe e kishte pergatitur “pajen” per te ardhur tek ty, “Bushi” im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende me mbajti ritmin.
Kam qare “Bushi” im dhe tani qe femijet u rriten dhe kane filluar te ecin vete me hapin e tyre te ndertojne jeten e tyre.
Kam qare se te dyja cupat e mia te kujtojne “Bushi”, por u ka munguar perkeledhja dhe puthja jote ne balle se ti aty me puthje gjithmone mua. Perseri ti taku i “Pobjedes” tende “Bushi” im me mban ritmin.
Keto jane momente qe kam qare “Bushi” im, por kam ngritur koken dhe kam bere qe jeta ime te jete e bukur, me plot kuptim e mbushur me cilesi e plot vlera. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende, “Bushi” im me rregullojne ritmin.
Dua te ndjehesh ti krenar “Bushi” im, se ti ke patur besim gjithmone tek une, se pas cdo reje qe kam kaluar une, ka dale dielli me i forte.
Po “Bushi” im, se akoma kam ne mendjen time te fiksuar:
“Biri im , ne qoftese nuk ke mundesi te besh te mira, te pakten te keqen e ke ne dore te mos ta besh..”
Koha ka bere dallimet e veta. Kam zgjedhur midis te mires dhe te keqes.
Jeta eshte lufte “Bushi” im. Perseri ritmi i “Pobjedes” tende babushi im me mban gjalle ritmin e zemres time, ritmin e jetes time.
Shpresa kurre nuk duhet te lendohet “Bushi” im, rrezja e diellit do te rilinde edhe me forte edhe me e ngrohte, “Bushi” im…
….Te kesh zemer te mire “Bushi” im, eshte te jetosh dhe te jesh ne qendren e vemendjes te jetes time, te ndjesh, te dish te qeshesh por edhe te qash, “Bushi” im dhe jam i sigurte se perseri tik taku i “Pobjedes” tende do e mbaj ritmin e zemres time, ritmin e jetes time…..!!!.