…Ja erdha, si dikur te te gjeja.Te kerkova, kudo ne cdo rrugice e kalldrem, ne cdo sokak keto dite…
Mos ik keshtu pa u pershendetur. Kaq shpejt harrove.
A nuk ishe ti qe lexoje e para rrjeshtat e mia tere pasion.
Kur me ndreqje gabimet e mia ortografike, si pasoje e emocioneve te castit te shkruajtjes se atyre rrjeshtave.
Sapo une vonoja rrjeshtin e rradhes ti ankoheshe dhe binte zilja e telefonit, dridhej dhe nuk pushonte deri sa ta merrja diku te hedhur pa kujdes ne ndonje cep, degjohej zeri i dridhur:
-Jam une, me mungon rrjeshti yt.
Ishte nje vonese e vogel dhe ti ankoheshe pse nuk erdhi ai rrjesht qe ti e prisje me aq endje.
Shume here ti ja kaloje edhe Diellit per te me thene mua :
-Miremengjes.
Kur me mungonte motivi per te zhubravitur disa rrjeshta, kur ne fakt ate dite nuk kisha muzen e nevojshme, ndihesha i zbrazet ne shpirtin tim, i shteruar, si shkreterira qe nuk ka ndjere puthjen e shiut te pritur me aq padurim, ti gjemoje vije si rrebesh i plote dhe derdhje detin e bukur te pasionit tend ne shpirtin tim.
Dhe pikerisht ky det behej muza ime, frymezimi im.
Harroje si me therrisje i marri, i dashuri dhe here here me shaka me therrisje erdhi “romantiku” im…
Te gjitha keto qe te thashe me lart, fjalet, epitetet apo premtimet e dhena tere pasion, vetem kjo nate ketu ne dhomen e erret te hotelit i treti.
Vendin e zuri erresira, hije qe me ndoqi nga pas keto dite ketu ne qytetin e ngurte,.
Pyes une:-Ku je ti, pyet, hija qe me ndjek :-Ku je ti dhe nata e gjate pyet:-Ku je ti.
-Mos Ik. Kjo fjale shuhet ne kete erresire pus, kjo erresire e vret kete fjale.
Ti nuk mund te ikesh dot, megjithese ke thene mbase ne heshtjen e thelle:
“Lammtumire….”
Mos harro premtimin e thene ne ato caste pasioni:
-Jam e para qe perpij rrjeshtat e tua.
….Mos harro dikur kete premtim solemn me ke dhene, kete premtin as dheu nuk e tret.
Te pres ne infinit se nje dite do te vish…!!!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
…. ” Syte e tu dashurojne. heshtin dhe me shume vrasin…!!!”
… Mikja ime sa here shikoj profilin tuaj jam i sigurte, se sintetizohet tek Syte e tu aq shprehes!!
Ata sy, qe aq magji dhe zjarr fshehin brenda tyre.
Ata sy ne ate veshtrim aq te pakuptimte, zbulojne jeten time deri ne detaje.
Ata sy kane aq pasion te perveluar dhe kaq pikellim, sa nuk i kam ndeshur kurkund me pare.
Ata sy qe shohin aq rende sa permbysin nje bote, por edhe shume madherishem, nen qepallat e tyre me ngadale, sa nxjerrin diellin ne shkelqimin e tyre.
Ata sy qe jane aq gazmore dhe aq te hijshem.
Ata sy, hetojne boten perqark, por edhe verbohen nga drita e leshuara nga syte e dikujt.
Ata sy shohin, ata sy fshehin, por edhe fshihen na caste merzie.
Ata sy ndizen, por edhe ndezin, qeshin si te marre, e reflektojne ne shpirt.
Ata sy qe dashurojne fort, por dashurohen embel, por edhe harrohen kur dashuria thyhet.
Ata sy lotojne shpesh, ata sy digjen dhe shkrumbohen nga zjarri i tyre.
Ata sy shpesh heshtin, nuk flasin asnje fjale, por syte e ty edhe vrasin.
Ata sy mbesin hapur edhe kur vdesin.
Ata sy asnjehere nuk kam mundur ti veshtroj pa u tronditur.
Ata sy i adhuroj, nuk mundet pa derdhur lote per Syte e tu…
…Pak shume pak shkruajta per Syte e tu, ata jane bote me vete…..