14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Pirro Minella Millona

….”Ne kafenene e preferuar e pime kafen e ftohur nga largesia e viteve…!!!”
…..Celulari i lene aty mbi tavoline u drodh, kuptohet mesazh:
“Kemi vizita ne qytetin tone”.
E kuptova kodin e mikut tim te vjeter.
Kishte ardhur, Ajo nga larg.Mund të jetë art në lidhje me: 1 person
Nuk prita gjate, por te nesermen, u nisa heret ne mengjes.
Qytetin ishte i pergjumur, i trembur, vetem ajo rruge ishte po ashtu, me driten e zbehte te neonit.
U gjenda tek kafeneja jone e preferuar, u ula ne tavolinen qe shikonte nga hyrja dhe prita. Dija orarin kur vinte per te pire kafene si dikur dhe bera porosine.
Ne momentin qe erdhen kafete, u shfaq edhe silueta e jote. Nje ecje e menduar. e ngadalte, kuptohet pesha e viteve qe mbante ne shpine.
Erdhe, para meje, u perqafuam, shtrenguam duart. U ule afer meje si dikur.
-Sa kohe kane kaluar, une tani nuk jam me Ai, cunaku i ri dhe i bukur, por edhe ti nuk je Ajo, e djeshmja, vajza e embel me ate fytyre te lemuar, me ata sy, qe leviznin aq gjallerisht, nuk i ke me floket onde, onde.
Koha ka levizur ka rendur shpejt, shume me shpejt, se ndjenjat tona mikja ime. Nuk e kuptova edhe sot nuk i jap dot pergjigje pyetjes:
“Ishe ti, apo fati i shkrete qe na ndau ne te dyve”
Zgjodhe te ikje per nje jete te re, ike ne nje kohe, qe ketu tek ne paragjykimet ty te qelluan me ashpersi, pa meshire, por ti zgjodhe rrugen drejt emigrimit dhe sot ke krijuar familje atje larg, po folene e vjeter e ke ketu, qe te pret po me ate ngrohtesi.
Ike, pikerisht kur ne te dy duheshim, te gjithe na kishin zili, kurse ne te dy nder sy shikoheshim dhe per ne kishte vec qiell te lire pa asnje re ne horizont.
Ishte kohe, qe kishte shume barrikada ngrehur pas cdo kthese pas cdo hapi qe benim ne.
Kjo ishte bota e jone.
Dicka kishte levizur, bota po prezatonte veten e saj, duke hequr masken e viteve te zymta. Por ne heshtje na i vrau ndjenjat tona rebele…
Heshta nje moment. Te pashe. Po pije e heshtur kafene e ftohur nga vitet. Dhe tani brenda ketij filxhani te vogel, ne ate fund te tij, mbyten kujtimet tona.
E pashe, qe edhe nje lot i pabindur te doli dhe rrodhi lehte, i penduar. por bashke me lotet u gelltiten dhe ndjenjat tona.
Tani ne jemi te dy perballe njeri tjetrit, vetem se ky lokali yne i preferuar dhe kjo kafe e ftohur nga ato vite te largeta na bashkoi perseri sot.
Ngrite koken me pe gjate, buzeqeshe dhe une te afrova afer vetes time, akoma te dua ky mendim me eshte ngulitur thelle ne shpirtin tim.
….U ngrite me puthe dhe ike, duke lene prapa aromen e viteve te bukura….
“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

….” Malli me ka marre per Ty dhe une per Ty shkruaj sot…!!!”
….Kam kohe qe nuk po gjej ritmin per te shkruar, per Ty, kjo per shkak te boshllekut, qe le ne shpirtin tim me ikjen tende larg, shume larg meje.
Per mua ishe si ajo vetetima ne mes te stuhise, qe nis papritmas, nuk e di, kur do te vish, nuk e di a do ta marr veten nga boshlleku qe le mes meje dhe teje.
Eci kuturu ne rrugicat e lagjes tone dhe kudo ndjej aromen e parfumit qe kishe ti ne takimet tona, ate arome vetem une e ndjej. Kishe shume drite ne syte e tu aq te embel.
Tani vetem per mallin qe kam per Ty po i hedh keto rrjeshta “mjerane”.
Ndoshta nje dite te bukur do te takohemi perseri, jam i sigurte qe kur te vije kjo dite e bekuar, do me buzeqeshesh dhe do me perqafosh fort per te plotesuar kete boshllek, qe me ke lene.
Te jesh e sigurte qe te dy do te bejme qe te ndihemi sa me te gjalle besoj do tja kalojme bukur, por perseri do te ndahemi bashke,
Ne nuk i takojme me njeri tjetrit, kur kishim mundesine nuk kishim “mendesite”.
Pas takimit tone te fundit te premtoj mikja ime se nuk do te te shqetesoj me.
Jo cdo gje nuk mund te kthehet me si me pare.
U be kohe e gjate qe pres aq sa me duket sikur dielli nuk ndricon me si me pare, e ka humbur ate rrezatim te praruar, hena nuk del me e plote dhe yjet jane veshur me nje mjegull nuk e kane me ate shkelqimin e dikurshem ne netet tona magjike.
Ne te dy mikja ime ishim dhe jemi vec dy udhetare ne nje stacion te perbashket me destinacione te ndryshme
Me mungon mikja ime besoj se edhe Ty te merr malli per mua, atehere hidh per rreth shikimin tend te bukur si perhere dhe aty do me gjesh edhe mua, e mban mend si qeshnim te dy ne takimin tone te pare ate buzeqeshje do te te rikthej perseri mikja ime.
Ne qytetin tone ne bacet me lule trendafilat kane leshuar aromen e tyre, koha po hapet dhe shiu i rrembyeshem si ne takimin e pare ka pushuar.
…..Te pres mikja ime, deri sa te vish perseri, kujdesu per veten tende, te dua si perhere mikja ime.
Te pres me mall te vish…..!!!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””

….” Te kam cdo cast ne endrren time te parealizuar…!!!”
….Jeta keshtu e ka shoku im i shtrenjte, na ka cuar ne lloj lloj shtigjesh, udhekryqe me dalje dhe pa dalje, duke u kthyer mbrapsht, per te dale diku tjeter.
Me ka sjelle shume gezime dhe perhere ashtu i heshtur ke qene edhe ti krah meje, por edhe ne caste trishtimi, perseri kam marre force nga ty miku i shtrenjte, se e di qe nuk do me tradhetosh kurre.
U ndame heret bashke, per te mos u pare per tere keto dekada, por tek une je ashtu i fresket, i vogel, i bukur si atehere.
Kuptohet nisa jeten time formova familjen time. Provova te dashuroj dhe te dashurohem, por ty miku im i shtrenjte perseri te kisha ne qoshe te “oxhakut” te shpirtit tim.
Nje dicka interesante po ta pohoj pas kaq dekatash, burri qe kam prane te ngjan ty shume, mbase ishte dhe ky nje motiv me teper qe sot e kam perkrah.
Por te jesh i sigurte, qe sa here kam vene koken ne jastek pas nje dite me strese te shumta te kam menduar ty miku i shtrenjte, ashtu pak “camarrok”, por me ata syte qe xixellonin.
Kam endrruar shume kemi shkuar bashke ne livadhet e bukura te edrrave plot me lule shqere, apo edhe lule te tjera te pranveres tone te perjetshme.
Kur jam shkeputur nga rrugetimi i endrres, me ty kam ndjere ngrohtesine e burrit tim dhe i jam dhene me bukur me e plote edhe per ty. E ndjej qe ai fle ketu me mua shume pafajesisht, nuk e mendon kurre se ku eshte shpirti im i vertete.
Duke e veshtruar ashtu si fle ne krah meje me eshte shtuar me shume dhembshuria per te dhe ne rolin e gruas, i kam marre koken dhe ja kam futur ne gjirin tim te ngrohte.
Dhe me kupton besoj madheshtine e dorezimit, tek ai me ate mall te trishtuar, qe kam si brenge thelle ne shpirtin tim.
Sot qe po te drejtohem ty, dua te jem vetem e jotja une dhe ti. Se ti ma ke lexuar librin e shpirti tim, shpirtin e nje gruaje qe kelthet, me beso jam larg ketij shtrati tim bashkeshortor dhe dua te jem diku me ty edhe ne kete enderr te parealizuar kurre ne jete.
Vij tek ty me mall, por me beso kur kthej koken dhe veshtroj fytyren e burrit qe kam ne krah, ahhhhhh ti i endrres mbetesh nje mall i larget, por teper i forte.
Ndoshta kete jete meritoja une, se nuk e bera hapin e pare aq te cmuar per te ardhur tek ty. Le ta vuaje ate hap te pahedhur.
Ky eshte fati im te vallezoj me valsin e burrit, qe kam perkrah, kurse valsin me ty e luaj ne endrren time te bukur, te gjate
E di qe do te gdhije perseri dita dhe une kthehem ne realitetin e prekshem.
Jam perseria ajo amvisa e mire e shtepise me perpasen e vene ne pike te sabahut, duke pastruar shtepine, pastaj gatimi i mengjesit, ritualin e perditshem dhe puna ku une edhe humbas mendjen per ty. Vetem ne pushim kur pi kafen time ashtu ne heshtje ti je me mua.
Ne mbasddite me kthimin ne shtepi kthehem ne konturet e nje bashkeshorteje ideale e asaj endrre te parealizuar dhe e nje gruaje te dhembshur per te afermit e saj qe kam cdo dite.
Por pres qe te bjere sa me shpejt nata. Po aty nata eshte totalisht e imja. E ndaj mes teje dhe atij. Jepem ne formen me te bukur Ne enderr me ty jam shtojzovallja dhe e burrit qe kam prane qe merr edhe dashurine tende
Eshte kujtimi yt nostalgjia pert ty, qe une ndihem e lirshme dhe qe guxoj e flas me ty per keto tema aq te te nxehta.
Dhe pres qe ne mengjes te gjej nje skice nga ty, ku jam e sigurte se ndodhem edhe une, se e di qe te njeten gje mendon edhe ti endrron edhe ti per mua. Ne ato skica une gjej miresine tende, mbase edhe ate zerin e brendeshem qe te te dua ashtu si atehere nje femije i virgjer.
Une gjej ate ishullin tend te vetmuar, ku ti me siguri ke ngritur strehen tende per shpirtin tim te trazuar. Dhe une vij shpirterisht aty kaloj naten me ty dhe kthehem sapo nis te zbardhe agimi. Vetem hena eshte deshmitare e jona.
Nuk harroj qe ti si krijues je edhe burri i zakonshem i asaj bashkekshortes se mrekullueshme qe ke cdo cast prane por mos harro se edhe une jam grua e nje bashkeshorti te mrekullueshme qe kam patur prane me dekata te tera.
….Me beso shume here tundohem nga ato caste dobesie, por jo miku im e di shume mire vete jeta keshtu rrjedh. Ne jemi brenda njeri tjetrit shpirterisht, ne endrren tone te perhershme, por duhet qe te me kuptosh une frymoj prane burrit tim te dashur….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.