….Kalova sot nga Koorpusi Qendror i Universitetit te Tiranes dhe tek Rektoriati i tij. Nuk mund te mos beja edhe nga nje fotografi.
Si ne nje parade me kaluan kujtimet e mia, ne vitet e bukura studentore.
Por nje episod po e rikujtoj me ju, duke e sjelle ashtu te fresket si ne ate vit te larget 1977…
Fund tetori ishte, vjeshta ishte shtruar kembekryq ne Tirane. Koha kishte filluar te ftohej dhe shirat, si shirat e Tiranes binin me intesitet.
Tere ate mbasdite e kalova ne “Peshkopate’, ashtu i thonim atehere sot godines se Rektoriatit. Isha ulur diku dhe po shfletoja me vemendje gjyqin e Hamit Matjanit.
Aq isha perqendruar ne leximin e historise se Hamit Matjanit, sa vetem zeri i punonjeses me permendi, duke me kujtuar se kishte ardhur ora e mbylljes. Ora 20. Dorezova gazeten dhe morra cadren. Jashte “qemonte” nje shi i dendur.
Ngrita jaken e pardesyse gjyre gri te celet dhe hapa cadren. Shikoj qe nga shkallet e Koorpusit Qendror nje studente, me nxitim hapi pardesyne e saj dhe mbeshtoi projektet qe te mos ti lageshin, nuk kishte marre cader. Kuptohet ishte studente e inxhinjerise.
Me parakaloi me vrap dhe morri rrugen “Asim Zeneli” edhe une me hap te qete vijoja rrugen. Kur ne hyrje te rruges ajo kishte qendruar nen strehen e shtepise se Shefqet Pecit, aty djathtas. Shiu siper inat te studentes e shtoi intesitetin e vet.
Kur u afrova tek streha ndalova dhe i them me miresjellje:
-Eja ne cader se edhe une jam student, te te shoqeroj deri ne konviktin tuaj. Do te te laget projekt detyra e kursit. E ke punuar me merak, do te veje dem.
Ajo me pa ne sy, baluket i pikonin bulezat e shiut. Hezitoi, nuk foli dhe perseri me vrap u nis ne brendesi te rruges. Une me hapin normal. Por as njeqint metra nuk beri dhe perseri u strehua tek streha e shtepise se Arianit Celes.
E arrita dhe aty qendrova perseri.
-Kesaj rradhe nuk te le te lagesh. Nuk me vjen keq per ty, por per projektin tend.
Ngriti koken dhe dy syte e saj qeshen. U qetesuan. Nuk foli asnje fjale dhe hyri ne cadren time.
Si”xhetelmen” e mbajta me “hater” Komplet cadren e vendosa nga sytudentja dhe keshtu e mbrojta nga shiu i rrembyeshem, qe edhe ne ato momente nuk e uli ritmin e tij, kurse vete u bera i teri qull deri ne trup ndjeva shiun te me depertoj..
Ishte studente e heshtur, pak fjale folem. Mora vesh, qe ishte nga Erseka, studionte per inxhinjeri ndertimi. Nje trup i imet. Kur arrita tek dera e konviktit me zgjati doren syte tane u takuan me njeri tjetrin dhe vetem keto fjale mezi shqiptoi:
-Faleminderti shume me shpetuat projekt kursin.
Dhe me vrap u fut brenda ambjenteve te konviktit.
Nxitova hapat dhe pas pak isha ne dhomen 34 te godines tone te studenteve te ekonomikut, juridikut, filozofise dhe mercelogjise, nr. 23.
Shoket me pyeten pothuajse te tre ne nje goje:
-Qenke bere qull komplet, po ti e kishe cadren dhe e ke cader te madhe te Uzines Metalike Gjirokaster, pse je qullur??
U qetesova dhe u tregova tere ngjarjes.
Nje dite duke u kthyer nga leksionet dolem nga Koorpusi Qendror. Ora pas 13 dhe kohe e bukur. Nga shkallet e Korpusit dy sy te nje studente me ndiqte me kersheri.
Shoku im i ngushte me ra ne brryl dhe me tha ngadale:
-Shikoje ate studentet aty ne mes te shkalleve si te shikon. Mos e humb rastin shko takoje.
Kthej koken dhe vertet ata sy nuk me ndaheshin.
Ngjita ato shkalle dhe pas pak isha para studentes, e cila me buzeqeshi me ciltersi.
Per momentin nuk mu kujtua se ku e kisha ndeshur ate.
Studentja me nxorri nga “situata” me zerin e saj melodioz:
-Hej, student i ekonomikut nuk po me mban mend. Ishte nate, kohe me shi te rrembyeshem dhe ne te dy ne nje cader, me shpetove projektin dhe te falenderoj, se mora noten shume mire.
Atehere vetetimthi mu kujtua e tere skena e asaj mbremjeve vjeshte me shi.
….E kam kerkuar per vite me rradhe dhe asnje gjurme nga studentja e inxhinjerise ndertimit, nga kolonarja e kendshme nuk kam. Nje kuriozitet kisha ta takoja edhe njehere dhe te shetisnim te dy po ne ate rruge “Asim Zeneli” si e bera une sot…..