… Ishim ne varreza ne pervjetorin e kunates tone te dashur. Ndezem nje qiri, nje tufe me lule dhe te heshtur thithem nje cigare.
U terhoqa ne qetesi dhe kembet me cuan tek ulliri pak me tutje, ku dikur prehej i qete babushi im. Sot e kemi ketu ne Tufine ne Tirane, ne nje varr te ngrohte me nenoken time.
Kuptohet tashme dikush tjeter prehej ne ate varr….
Por… mbaj mend, qe ngjitur ishte nje varr i “te harruarit”, “i vetmuar”.
Sa here shkoja tek im ate, perkulesha vija nje lule edhe ne ate varrin e “te harruarit”..
Mbi balten binte ne sy nje pllake e vetme. As emer nuk kishte, Ai varr i “braktisur”.
Asnjehere nuk kisha pare te conin lule, apo te ishte kujtuar dikush te fshinte ate pllaken prej cimentoje te thjeshte.
Rrotull ketij varri te “braktisur”, “lulezonin” varret me pllaka mermeri dhe varret mbi ato pllaka ishin te mbushura me lule plot.
Sa binte ne sy varri i “te harruarit”, si nuk kishte njeri te derdhte te qendronte tek kembet e varrit, ashtu ne heshtje te derdhte dy pika lot mallengjimi.
Dhe keshtu une i vendosja lule mbi varrin e “te harruarit”.
Dhe ate dite si per cudi ne duar me kishte mbetur nje trendafil i bardhe, u perkula perseri ne varrin e “te harruarit” dhe e vendosa si dikur.
Dhe qendrova ashtu ne heshtje dhe i premtova te “harruarit” qe perseri do te kthehesha tek ai.
Kur degjova, qe me therrisnin u ngrita dhe per here te fundit ktheva koken nga varri i “te harruaritr”, mu dhimbs shume Ai njeri qe prehet thelle ne te.
…Mbase edhe ne jeten tone ka qene “i braktisur”, por tani jam une njeriu i tij me i afert qe do ta kujtoj sa here te shkoj ne varrezat e qytetit ku kam jetuar shume vite…..