10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Pirro Minella Millona

 

…”Une te isha ne vendin e tij do te beja dy here me shume dubla…”!!! ..

…Sapo ndoqa lajmet ku u dha lajmi i rende, i ndarjes nga jeta i artistit me dimesione te medha Xhevdet Ferri, vetem 59 vjec. Sa i ri, sa humbje e mamdhe per te gjithe ne. E kam nje ndodhi te vogel. Ishte viti 1985, ndodhesha ne Tirane me sherbim. Kisha mbaruar pune diku dhe e kisha lene me nje shokun tim te takoheshim tek pallati me kolona, prapa Bankes se Shqiperise. Arrita aty dhe u ula ne parvazin e dritareve. Perballe ishte nje shesh xhirimi filmi. Nje skene ku takoheshin dy artistet e rinj dhe te bukur Matilca Makoci dhe Xhevdet Ferri. Bene dublen e pare dhe pergjegjesit te xhirimit nuk i pelqeu xhirimi dhe kerkoi te perseritej dubla. U be perseri gati skena dhe filloi xhirimi. Une i ndiqja me kureshte shume afer vetem disa metra. Ne nje moment, pasi mbaroi perseri dubla e rradhes dhe perseri nuk u kenaq pergjegjesi. Atehere ai tha pak pushim. Te dy artistet erdhen aty dhe u ulen ne parvaz dhe ata. I kisha as nje meter larg. Ne nje moment Xhevdeti po shikonte nga une. Per ta ngacmuar i them : -Me duket se po i perserit vete dublat Ja bera me koke per Matilden, me domethnje ke qejf te rrish sa me gjate me te. Matilda e degjoi dhe buzeqeshi ashtu si dinte vetem ajo. Nje fytyre teper e qeshur. Pas pak i thirren ne sheshin e xhirimit. Ai me pa dhe tundi koken. Kur u ngrit Matilda me thote mua: -Po te ishe ti si do te veproje. Une menjehere ja kthej pergjigjen : -Une do te beja dufishin e dublave me ty. Ajo qeshi dhe u largua. Edhe Xhevdetit i terhoqi vemendejn kjo pergjigje kthehu koken dhe me shkeli syrin mua dhe u largua. Me vone mora vesh se ajo dubel i perkiste fimit artistik “Hije qe mbeten pas” …Kurse sot ne mbremje u largua pergjithmone nga skena shqiptare ne kete moshe kaq te re… Miku im u prefsh ne paqe atje lart ne parajse. Faleminderit…..

“”””””””””””””””””

…”Jam liber e bukur, jam liber i hapur…”

!!! ….Ne Rinas kishte vajtur ai per ta pritur. Vinte ne mesdite. Pasagjeret po dilnin dhe takoheshin me mall me ata qe i prisnin.Kur befas u shfaq ajo. Sa kohe kisha pa e pare mbi dhjete vjet. U shfaq shume elegante, me nje fustan te zi dhe pallton ngjyre gri. Portreti i saj llamburiste qysh larg. Teper elegante kishte mbetur. Trupin e saj do ta kishte zili edhe nje balerine. Nje shtat mesatar me floket e leshuar mbi supe, ngjyre geshtenje. Ne gushe kishte nje shall te holle te kuqe te ndezur. Kepucet me taka te larta dhe oren e shtrenjte ne doren e majte. Ne gishtin e mesit te dores se djathte nje unaze floriri, i rrethit te marteses, besnikerise bashkeshortore. Ne gishtin tjeter nje unaze te shtrenjte shume me gure ngjyre kafe te erret. Ah syte e medhenj laramane teper te gjalle, teper shprehes. Pak me bisht tere boten zoteronin. Erdhi me cap te lehte dhe ju hodh ne qafe . Ai e puthi lehte e shtrengoi ne krahet e tij. -Boll se me mbyte- i peshperisi ajo ngadale. U clirua nga krahet e tij dhe po e perpinin njeri tjetrin. Sa mall, sa vite larg sa afer ne shpirterat e tyre. E puthi ne buze ne ato buze aq joshese, ndjellese, ajo goje pak e madhe por teper e bukur ku shdrisnin nje pale dhembe te bardha si debore mali. U terhoqen nga turma dhe u ulen ne karriket e lokalit aty ne hollin e Rinasit. Donin te merrnin te dy fryme. Perseri u puthen. Ai i mori pellmben e dores tek duart e tij dhe e ledhatonte. U pane thelle ne sy. Syte e saj ishin arma vdekjeprurese e saj. U perpine, u perqafuan. Nuk mbanin dot drejtqendrimin e shpirterave te tyre. -Shpirt-i tha ajo me ze te ulet. -Do te jem ketu nje jave, enkas per ty. Hoqi pallton dhe trupi i saj doli ne pah. Sa e brishte ishte . Ai me mendje po bente peshen e saj. -E kuptova se cbluan ne mendje- i ta ajo. E di, qe dukem e dobet, por ndihem mire. Ai qeshi dhe leshoi batuten e tij: -Me sy te peshova , nuk je me shume se 50 kg, me gjithe rroba veshur 52. Ne lokal shperndahej nje muzike e qete. E pa me vemendje, Asgje nuk kishte ndryshuar tek ajo. Parfumi i lehte qe ajo perdorte zakonisht, vetem pak grime kishte bere. Ajo e pa edhe njehere ne sy dhe befas ja shkrepi te qeshures. Ai e dinte se kete karakter kishte dhe atehere ne rininen e saj, qeshte pa shkak , biles me ze te forte me korda te cakorduara. Megjithese kishte kaluar kohe e gjate ajo i kishte ruajtur tiparet e rinise se saj te fresket. U ngriten dhe hipen ne taksine e pare qe u doli para. Edhe koha ishte me ta, nje fund dhjetori i mrekullueshem, pak fohte po kohe e qendrueshme.

“””””””””””””””””””””””””

DEDIKUAR MOTRES TIME!!! ….

“Vellackua yt mbetet vellacko, jam me ty motra ime, ne cdo cast te jetes tende…”!!! …Jeta eshte nje rrugetim i gjate ne hapsire, ku kontakti me njerezit ne shoqeri ta, ne cdo rast na sjellin mesime te vlefshme, por siguisht dhe pesime Motra ime!. Lufta nuik ka marre fund mundohemi te gjejme jemi ne kerkim te asaj gjysme qe i pershtatet dhe qe afersisht ngjason me shkelqimin tone. Ne kete kuader dyshimi qe na ndjek cdo dite eshte i pranishem ne cdo takim ne cdo hap qe hedhim apo ne marrjen e cdo vendimi, ne cdo pendim qe na ndjek pas si hije dhe sigurisht edhe ne cdo kujtim e nostalgji qe na sjelle jeta e perditshme. Eshte pikerisht dyshimi qe na ben te rritemi te ecim te hedhim nje hap me tutje, sigurisht te mos harrojme te shikojme dhe prapa cfare gjurme kemi lene ne kete rrugetim te jetes tone. Por mos harro Moter, me shume te lendon , te trishton te therr Zhgenjimi qe marrim nga njerezit me te afert, eshte nje humbje nga tradhetimi i besimit qe kemi. Ti e di qe per ta duruar kete zhgenjim ndihemi plotesisht te mashtruar, te poshteruar, ndihemi teresisht te fyer, nuk dua qe te hakmerremi me kete zhgenjimin qe pesojme por ne heshtjen toinee te thelle pranojme Faljen per ta. Pastaj fillon procesi edhe me i dhimbshem ngadale shume ngadale harrimi i njerezve qe kemi dashur me shume, pikerisht i atyre njerezve qe kane qene idhudhjt tane, te perjetshem. Fillon zbehja e tyre venitja e tyre. Po Moter harrohen harrohen te gjithe, te gjithe ata qe ti ke dashur me aq zemer dhe ata qe te kane dashur po me te njejtin ritem. Kur arrin ajo faze qe thua boll me kam dashur, atehere jemi te detyruar te duam vetem nje gje Veten tone. Mos moter te arrijme deri ketu!!. Kur fillon e thyhet shpirti aty thelle, ti nuk e degjon, se te siguroj qe shpirti thyhet ne hesthjen me te plote, pa zhurme , pa buje, por thyhet perdite, nuk leshon asnje tingull sado te vogel qe ti ta degjosh ate. Vetem brenda tij, ketij shpirti ka zhurme, po eshte ulurime qe vetem une e degjoj, qe ti aty jashte nuk e degjon dot. Ajo ulurime gulcon ne shpirtin tim, ne trajten e nje egersire te stermamdhe te pyllit, apo te detrave pa fund, te zene ne kurthin e jetes. Me vone Moter vjen Dhimbja e thelle gerryese e pameshirshme. I ngjason plages se ekspozuar ne kripen e detit Kur thyhet zemra e shkrete Moter nuk ben zhurme, shuhet ne vetmine e saj… Askush nuk e degjon ate te siguoj. …Askush…. Une dua qe ti te qendrosh Motra ime, te qendrosh gjithmone me mua se shpresoj se me do me po ate force qe te dua edhe une. Nuk dua qe nje dite te humbesh ne hapsire aty buze detit ku ben shtetitjen cdo mengjes. Nuk i sherben askujt ajo humbje, mua jo e jo, por jam i sigurte as ty. Une dua qe ti te kembengulesh dhe te arrish ate qe deshiron dhe e meriton ne kete jete. Dua qe ti te jesh per mua dhe une per ty ne cdo moment. Sigurisht ne kete rrugetim te gjate ndryshimet ne jetet tona do te ndodhin jane te pashmagshme jane udhetare te perhershem. Edhe kjo dihet qe cdo ndryshim shkaktojne probleme te shumta ne jeten tonat ne strukturat e brendeshme te tyre, Keto probleme ne duhet ti zgjidhim. Duhet te flakim friken, nga e papritura qe ndeshim ne cdo hap, friken nga e reja qe duket ne horizont, te mos kemi frike nga ndryshimi i domosdoshem, nga humbje edhe te ndonje pozite ne shoqeri, por mos harro Vellackua eshte me i rendesishem se kushdo tjeter dhe ti per mua Moter je gjithshka ne kete jete. Duhet te luftosh Moter, jo ti pershtatesh jetes monotone, ti ulesh ne gjunje dhimbjes apo frikes se humbjes… E di nantyren tende qe dikush e merr si naivitet, e di qe edhe ndonje veprim e ke bere ne emer te dashurise per jeten , per familjen dhe per mua. Moter, te duash ne rradhe te pare vetveten dhe kujdes percakto kush te do me te vertete. Por kjo do kohen e vet te nevojshme per tu sheruar, nga plaga e dhembjes se hummbjes se perkohshme. Kjo eshte jeta Motra ime, do te rrezohesh, e di qe je ndjere edhe e tradhehtuar, por me shume e pakuptuar nga te tjeret duke perfshire ne shume raste dhe mua Mos harro te tjeret e shumte ate duan qe ti me shume te qash, se sa te shohin qe te qeshesh.. Pikkerisht ne ato momente me mendo mua Vellackon tend te pervuajtur dhe lufto ec perpara. E di qe shpesh here do te luftosh vetem se secili nga ne duke perfshire dhe mua ka boten e tij egoiste, te vogel, secili mbart problemet e veta familjare dhe shoqerore. Ngreje koken Moter, jam i sgurte qe pas reve te murme eshte dielli qe do te ndricoje me rrezet e tij. Merr ngrohtesine e rrezeve te tij. Lufto edhe kunder vetvetes. Eshte provuar se armiku me i madh i yti eshte pikerisht vetja jote. Me deshire per te luftuar me forcen tende dhe kurajon qe nuk te mungon ne asnje aspekt te jetes tende do te jesh ne gjendje te ndryshosh gjithshka, per veten tende ne rradhe te pare , por edhe per mua Vellackon….

“””””””””””””””””

CIKLI KUJTIMET E MIKUT TIM!!!

..”Erdhi e fresket si nje lule maji…”!!!

Ne rreth ores 9, te dites se neserme ra telefoni.
-Miremengjes- zeri i i embel matane.
-Erdha mos u merzit.
U shfaq e tera e bukur, e qeshur, dhe me ecjen te shkathet. U puthem fort, nuk pyetem a na shikonin njerezit apo jo. Sa mall shkarkuam ne ato momente tek njeri tjetri.
I mora fytyren ne duart e mia dhe po e perpija te teren. Potente,grua e bukur dhe teper fisnike.
-E ke ruajtur bukurine qe ke patur, kur u njohem ate vit te larget te ’80 ne plazh.
-Edhe ti je burreruar -me tha-ishe nje cunak i kendshem, por teper indiferent me mua, ky indiferentizem me mbajti gjalle. Kushedi sa nete te mendoja, si shpjegohet une nje grua e re plot sharm e hire, nje djalosh si ti rrije menefrego.
-Ja ku me ke- i peshperita ne vesh dhe e putha.
Ndjeva rrenqethjen e saj.
Ma ktheu te puthuren. U permendem. U nisem per te ngrene mengjesin diku. Ajo nuk ngopej me fryme. Koha kishte hapur . Bashke me te erdhi dhe koha e bukur. Edhe ajo merrte pjese ne gezimin qe na kishe hyre te dyve thelle ne shpirterat tane.
-Nuk dua lokale te shtrenjta. Me ka vajtur mendja per nje pace
U futem ne lokal. E shikoja si hante e perqendruar ne pjaten e vet. Mbarova i pari dhe vura dy duart ne mjeker. Me dukej akoma enderr. Para meje nje princeshe e bukur, nje madame, qe kishte kaluar mbi 20 vjet ne ate vend te bukur, ne emigrim. E ndjeu veshtrimin tim depertues dhe me tha:
-Ta priste mendja te vija. Je teper i fuqishem me terhoqe me bere per vete.
Jashte qemtomte nje shi i dendur shi dimeror edhe ai ishte xheloz per ne te dy.
-Kam etje per nje kafe tani, te dy ne nje qoshe, kam nevoje te rri me ty- me tha duke me puthur.
Ecem ne kembe dhe u drejtuam per tek lokali ne buze te rruges.U ngiitem ne katin e dyte dhe zume nje tavoline ne qoshe te lokalit.
Me pa drejt ne sy dhe priste qe une te ligjeroja sic beja cdo dite me te ore te tera.
Nuk e zgjata e perqafova fort pa priitur, e shtrengova fort ne kraharorin tim, e putha me afsh kudo ne fytyren e saj te bukur ashtu si e pata lene ate dite gushti. e pashe thelle ne sy dhe perseri e putha. Nuk merrnim fryme.
-Sa me kane munguar keto puthje nje jete te tere. Mos o zot mos e shty kohen le te ndalet bashke me ne.
Koha kishte ndalur. As tik taku i ores ne mur nuk degjohej. Vetem rrahjet e shpeshta te zemrave tona.
Jeta eshte teper e bukur neqoftese di ta ndertosh, ajo eshte po aq e bukur sa edhe vete dashuria. Te dyja duhet te jene mike te perhershme te njera tjetres dhe kurre nuk duhet ta humbasin njera tjetren….
Ngrita koken e pashe me vemendje gjate dhe thashe me zerin e shpirti qe me gufonte:
-Eshte e imja…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.