.” Dije mire se nuk do te kthehem me…”!!!
…Mbasdite pertoja te nngrihesha dhe te dilja dhe aty ne shtrat fillova te beja debat me veten time Mendoj se te tjeret jane sic jam une, por në fund kuptoj se sa kam gabuar. Jam zhgenjyer thelle, por e kam marre edhe nje mesim te vlefshem, qe ky gabim te mos perseritet me njerezit e tjere. Per fat te keq, te jesh njeri i mire ne ditet e sotme eshte dicka e rrezikshme per veteveten time. Duke dashur te jem i lumtur, te bej mire pa lenduar asnje person, pa tradhetuar, pa mallkuar, apo duke e vendosur veten në vendin e njerëzve, me te cilet bashkejetojme, une i shkaterroj raportet me ta. Kjo gje ndodh thjesht sepse shumë persona perfundojne duke ngaterruar perkujdesjen tonë me skllaverine, duke abuzuar me ate që ne u ofrojmë. Ne një situate te tille, nje njeri i mire zgjedh te ndjeke njeren nga dy rruget e mundshme. Shumica zgjedh te ndryshoje dhe te mos u besoje verberisht te tjereve dhe nje pjese e vogel vazhdon te besoje se eshte bota ne gabim. Une do te vazhdoj te bej mire, sepse mendoj që njerezit nuk mund të ndryshojnë personalitetin e tyre. Është bota ajo që duhet ta bëjë dicka të tillë. Por nje gje eshte e sigurte: abuzimi me miresine e dikujt tjeter nuk mund te vazhdoje pergjithmone, sepse vjen një moment kur forca dhe durimi perfundojne, edhe nese ka dashuri apo shoqeri per personin tjeter. Njerezit e mire falin pafundesisht, por kur vjen nje moment ne te cilin kuptojne se gjerat nuk do te ndryshojne me, dorezohen, largohen dhe nuk kthehen me pas. Nese ti je nje person qe je sjelle keq me dike qe duhet ta doje dhe ta respektoje me po të njëjtën dashuri dhe respekt që ai të ka falur, dhe ai person eshtë lodhur, dije se ai nuk ka për t’u kthyer me, nese largohet. Ne atë moment, e ke humbur pergjithmone… …Por jam i sigurte se ti njeriu i keq nuk do ta ndjesh ate humbje…
…” Fatit nuk i shpeton dot, kudo qe te jesh…”!!!
…..Isha student ne vitin e dyte 1976, nje te diele ne muajin tetor po kthehesha nga Elbasani per ne Tirane. Ne tren zura nje mbeshtje me 6 vende dhe sigurisht prisnim qe te beheshim bashkeudhetare me dike te njohur qe te shtynim udhetimin . Ne vagon erdhen 4 vajza elbasanase, qe une nuk i njihja por si cupa te reja me kerkuan vende dhe une u thashe po uluni ketu me mua. Rruga kaloi kendshem, une i pyeta ku mesonin dhe cfare viti ishin Kuptohet qe rruges beme edhe shaka Ato ishin te veshura me rroba ushtarake, se kishin nje muaj zbor ushtarak qe behej ne ate kohe. Kur zbriten une me te vogles i mora canten ushtarake dhe beme bashke rrugen deri sa ato arriten tek stacioni i autobuzit. Vajzes qe i more canten ishte nje bionde e kendshme me nje nishan ne faqe por e turpshme ne bisede. U thashe naten e mire dhe per nje kohe te gjate nuk i pashe me. Ne vitin 1978 ne 14 gusht fillova per here te pare pune ne Uzinen Kokso Kimike ne Metalurgji. Pas nje fare kohe erdhen dhe dy punonjese te reja qe kishin mbaruar shkollen e mesme si teknologe.Nje dite u ndesha perballe me to dhe i njoha njera ishte ishte biondja qe kisha takuar dikur me rroba ushtarake. Sot ishte veshur me nje pale sandale jeshile me nje pale pantallona po jeshile dhe me nje kemishe te holle me duket se edhe ajo me ngjyre te tille. Me njohu u takuam dhe secili vazhdoi rrugen e vet. Nje dite dispecerja e uzines me tha kur e pa bionden -Shikoje kete femer se nuk eshte e keqe ,pastaj ka edhe motren doktoreshe….. Ne vitin 1987 ne shkurt fillova pune si Shef Finance ne Uzinen e Nikel Kobaltit , ishte fillimi i krijimit te administrates se re e cila plotesohej hap pas hapi. Nje dite te bukur erdhi dhe ajo biondja e kendshme me detyre ekonomiste e pagave. E treta e verteta, Pas disa kohesh pasi ishim njohur mire nje miku im perkthyes i gjermaneve, duke pare interesimin tim me thote erdhi koha te vendosesh . Ne fakt edhe mua me pelqente biondja e kendshme. Keshtu filloi historia ime rrugetimi i gjate me bashkeshorten e ardhshme . Nuk thone kot fati kur troket hapi deren Kjo eshte historia e njohjes time me Dolen, bashkeshorten time te perhershme….
” Dola, “Shen Valentini” dhe Valsi “Valet e Danubit …”!!!!
…Vitet rrokullisen, duke ja zene rradhen njera tjetres. Ja sot kemi afersisht 33 vjet bashke, dashuria, Dola dhe une.. Dy gezime ne nje date, e meriton Dola ime e embel, e urta e paqmja Dole!!. Dashuria qe kam per te eshte nje force e embel. Gjithmone na ka shoqeruar, kjo dashuri e thjeshte por plot ndjenja e pasion.Ne kemi nevoje gjithmone per kete dashuri. Eshte nje nevoje qe gjithmone na ka sjelle lumturine. Ne e kemii arritur lumturine, qe per shume eshte e paarritshme, enderr e parealizuar. Kuptohet qe te dy kemi patur fat si Dola tek une dhe une me shume kam gjetur fatin tim tek Dola dhe ne e kemi shkruar ne ate menyre, qe eshte me e bukur mundesi e te shkruajturit.. Kjo dashuri, qe na shoqeron eshte si nje zinxhir pa fund, me hallkat e veta.Une me Dolen dashurine e vertete e kemi fituar, por tere jetenm, luftohet per ta mbajtur ate, dashurine reale vizuale te prekshme. Ne e kemi arritur dashurine dhe nuk jemi te lenduar, nga kjo dashuri apo nga mungesa e saj Qe te dyja lendojne thershem. Ne kemi jetuar vazhdimisht momente lumturie, si rrjedhoje e kesaj dashurie, qe ushqejme karshi njerii tjetrit. Ne jemi kunder kuptimit, qe lumturia eshte ceshtje fati. Nuk jemi nenshtruar para asaj qe thuhet per lumturine si fat. Ne e kemi konsideruar arritjen e lumturise si pasion dhe i ndjenjes qe ushqejme ne saje te dashurise reciproke. Ne te dy nuk i jemi nenshtruar fatit, por nenshtrimin ndaj dashurise e kemi bere me pasionin me te madh. Jemi ne te dy Une dhe Dola qe kemi vendosur kush eshte me e mira ne jeten tone te perditshme. Kur zgjohemi cdo dite i themi vetes te dy: Kjo eshte lumturia qe zgjodhem ne te dy dhe e fituam ate po ne mes te ne te dyve. Dhe pikekrisht kjo eshte dhe pasioni i jetes tone bashkeshortore. Edhe ne momente te veshtira qe kemi kaluar bashke, per keto 33 vjet, celesi i lumturise eshte se kemi kupptuar se si do qe ka qene gjendja jone shpirterore, ne jemi gjalle dhe me optimizem per jeten. Te dy tere kesaj kohe kemi rrezatuar driten e gezimit tone familjar, driten e Lumturise, duke e reflektuar edhe ne ambjentin, qe na ka rrethuar midis miqve e shokeve te shumte ne jete. Lumturia eshte nje rruge e tere, nje bilanc i gjerave te bukura qe na ka ndodhur, por edhe gjerave te veshtira qe kemi kaluar ne balancen e asaj qe quhet Jete. Kuptohet qe balanca jone e jetes, shpesh ka anuar nga gjerat e bukura dhe rralle shume rralle nga e kunderta. Arritja e lumturise eshte nje nga idealet me te medha qe njeriu mundohet ta arrije. E them me plot goje se me nje bashkeshorte si Dola e kam arritur ate. Dhe jo vetem e kemi arritur por me e sukseshmja eshte se e kemi mbajtur gjalle ate lumturi nder vite. Jeta eshte gjithmone brenda nesh. Ate ne te dy me Dolen e kemi kerkuar brenda vetes tone dhe te dy ne cift tek njeri tjetri. Dhe e kemi dashur me cdo cmim me cdo kusht. Kur mundohemi ta gjejme jashte vetes tone, humbim ne pyjet erreta dhe keshtu qe Jeten tone nuk e takojme kot por vijme verdalle pa orjentim. Flaka e Jetes na ngroh dhe here edhe na djeg, por jemi te sigurte se duhet ta mbajme te ndezur me qellimin e vetem qe te mos erresojme shpirtin tone. Ky eshte mesazhi qe une dhe ne emer te Doles kemi per ju miqte tane kudo qe na ndiqni dhe na perkrahni…. Sa mbarova ze shkruajturi kete meditim, me rrembeu Dola dhe nen tingujt e Valsit Valet e Danubit” e kercyem kete vals si atehere qe e vinim gjithmone se eshte me i pelqyeshmi nga Dola ime e mrekullueshme….