CIKLI KUJTIMET E MIKUT TIM!!!
..”Erdhi e fresket si nje lule maji…”!!!
Ne rreth ores 9, te dites se neserme ra telefoni.
-Miremengjes- zeri i i embel matane.
-Erdha mos u merzit.
U shfaq e tera e bukur, e qeshur, dhe me ecjen te shkathet. U puthem fort, nuk pyetem a na shikonin njerezit apo jo. Sa mall shkarkuam ne ato momente tek njeri tjetri.
I mora fytyren ne duart e mia dhe po e perpija te teren. Potente,grua e bukur dhe teper fisnike.
-E ke ruajtur bukurine qe ke patur, kur u njohem ate vit te larget te ’80 ne plazh.
-Edhe ti je burreruar -me tha-ishe nje cunak i kendshem, por teper indiferent me mua, ky indiferentizem me mbajti gjalle. Kushedi sa nete te mendoja, si shpjegohet une nje grua e re plot sharm e hire, nje djalosh si ti rrije menefrego.
-Ja ku me ke- i peshperita ne vesh dhe e putha.
Ndjeva rrenqethjen e saj.
Ma ktheu te puthuren. U permendem. U nisem per te ngrene mengjesin diku. Ajo nuk ngopej me fryme. Koha kishte hapur . Bashke me te erdhi dhe koha e bukur. Edhe ajo merrte pjese ne gezimin qe na kishe hyre te dyve thelle ne shpirterat tane.
-Nuk dua lokale te shtrenjta. Me ka vajtur mendja per nje gje shqiptare
U futem ne lokal. E shikoja si hante e perqendruar ne pjaten e vet. Mbarova i pari dhe vura dy duart ne mjeker. Me dukej akoma enderr. Para meje nje princeshe e bukur, nje madame, qe kishte kaluar mbi 20 vjet ne ate vend te bukur, ne emigrim. E ndjeu veshtrimin tim depertues dhe me tha:
-Ta priste mendja te vija. Je teper i fuqishem me terhoqe me bere per vete.
Jashte qemtomte nje shi i dendur shi dimeror edhe ai ishte xheloz per ne te dy.
-Kam etje per nje kafe tani, te dy ne nje qoshe, kam nevoje te rri me ty- me tha duke me puthur.
Ecem ne kembe dhe u drejtuam per tek lokali ne buze te rruges.U ngiitem ne katin e dyte dhe zume nje tavoline ne qoshe te lokalit.
Me pa drejt ne sy dhe priste qe une te ligjeroja sic beja cdo dite me te ore te tera.
Nuk e zgjata e perqafova fort pa priitur, e shtrengova fort ne kraharorin tim, e putha me afsh kudo ne fytyren e saj te bukur ashtu si e pata lene ate dite gushti. e pashe thelle ne sy dhe perseri e putha. Nuk merrnim fryme.
-Sa me kane munguar keto puthje nje jete te tere. Mos o zot mos e shty kohen le te ndalet bashke me ne.
Koha kishte ndalur. As tik taku i ores ne mur nuk degjohej. Vetem rrahjet e shpeshta te zemrave tona.
Jeta eshte teper e bukur neqoftese di ta ndertosh, ajo eshte po aq e bukur sa edhe vete dashuria. Te dyja duhet te jene mike te perhershme te njera tjetres dhe kurre nuk duhet ta humbasin njera tjetren….
Ngrita koken e pashe me vemendje gjate dhe thashe me zerin e shpirti qe me gufonte:
-Eshte e imja…