10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Pirro Minella Millona

DASHURIA ME SHIKIM TE PARE NE XHEPAT SEKRETE TE ZEMRES !!!
..”E ruan brenda vetes te saj, ndjenjen e cuditshme, qe e ndjek kudo si hije…”!!!
…Jeton prej shume vitesh ne ate qytet te larget.
Te duash dike qe nuk e ke pare asnjehere me vec dy dite.Po keshtu filloi. Per shkak te natyres se punes se saj ishte ne udhetim diku. Kishte nevoje per te ta shoqeruar dikush. Ne destinacion kur arriti e priti. Ai, dikushi. Njeri fjale pak, i qete, por teper fisnik ne pamjej. E shoqeroi ne menyren me njerezore. Mbaroi punen, u largua.
Pas nje kohe kur e kishte harruar fare ate udhetim te shkurter ne rrjetin social i vjen nje mesazh me teks pak te habitshem:
“Me ke lene shume mbresa”
Vetem kaq. U habit si mund te kete lene mbresa vetem me nje veshtrim te hedhur me guxim, per aq dite te pakta shoqerimi. Nuk e shkoi me nede mend, vazhdoi jeten e saj.
Por diku ne mbremje vone, kur kishte kaluar nje kohe e gjate, ju kujtua shoqeruesi enigmatik. Kureshtja nuk e la, i beri nje mesazh.
Mban mend qe qysh ate mbremje vone, ajo per cudi kishte mbresa te njejta me njeriun enigmatik. As vete nuk e di pse e shprehu aq e bindur vetes ate nate te vone.
Mesazhet e tij e magjepsnin me fjalet qe shprehte. U dorezua atij njeriut enigmatik, ja kishte gjetur celesin e shpirtit, kishte hapur pa trokitur kurre me pare. KIshte filluar te ndjente “dashuri” per te pa e pare. pa te prekur sikur edhe njehere. Po ja qe i ndodhi dhe vazhdon ta ndjeke akoma..
Ka marre vendim te shkeputet perfundimisht, nga kjo enderr, nga ky makth. Por ben cudi qe edhe sot, ajo vazhdon te ndjeje po ato ndjenja per ate njeriun enigmatik.
Portreti i tij e ndjek kudo. Por erdhi momenti qe ta hedh larg jashte shpirti te saj kete ndjenje marrezie “te duash dike pa e njohur pa e prekur”
Po e ka marre vendimin. Me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund. E di qe psikologjikisht do ti kushtoje per shume kohe.Mbase e arshivon si nje histori te ndodhur dikujt, jo asaj jashte vetes. Le ti ngelet vetem nje vegim i bukur i jetes, qe me dhembje do te harrohet diku ne labirinthet e saj.
Dashuri me shikim te pare, le te mbetet ne xhepat sekrete te zemres.

DEDIKUAR TE NDERUARVE PETRIT ALIKAJ DHE SOFOKLI DUKA!!!.

..” Nje mesim i marre ne menyren me origjinale…”!!!
…. Ishim ne muajin e zborit ushtarak, ne zbatim te elementit te trekendshit. “Mesim-Pune Prodhuese-Stervitje ushtarake”. Pas kodrave te “Arshilengos”, ishte reparti ushtarak, ku kryenim stervitjen ushtarake. E ciditshme kane kaluar kaq kohe dhe i ruaj disa episode te asaj jete. Ishim te rinj rreth 18 vjecare, ku edhe pak kapricot e moshes por edhe ato te shkreta “ndjenja” kishin filluar te bulezonin nga pak. Ishim nje grup cunash te mire, te urte, te sjellshem. Ngriheshin dhe kryenim mire te gjitha detyrat e parashikuara ne progamin ditor te stervitjes..
Ngjitur me kapanonin tone ishin ato te vajzave tona. Bashke me ne ishin dhe disa shkolla te mesme, edhe ajo e Libohoves e mbaj mend se ishte dhe motra ime e madhe si mesuese ne ate shkolle.
Kishim disa momente qe edhe i “shkelnim” ato rregulla te forta. Komandant kompanie kishim Profesor Petrit Alikaj, njeri teper i mire, i urte.
Nje oficer karriere Zef Plaku, qe na zhvillonte oret e “Taktikes” ishte ankuar se ne cunat nuk ishim ne lartesine e duhur dhe se “ngacmonim” edhe pak gocat tona.
Ate darke pas mbledhjes se Shtabit te Komandes se Repartit.vjen, pak i nevrikosur, i miri Profesor Petriti. Ora kishte kaluar 22 dhe ne ishim shtrire per gjume. Hyn ne kapanon dhe na con kompanine tone. Ne pak te pergjumur, u ngritem dhe Profesor Petrit, na thote te veshim vetem kepucet me qafa ushtarake. Dolem para kapanonit u rrjeshtuam me mbathje te bardha me kanatjerjen ushtarake me menge te shkurtera dhe me kepucet me qafa. Na urdheron dhe na drejton tek kodra ne krahun e kapanonit tone. Mes shkurreve ne erresire morrem shume gervishtje dhe filluan te na digjnin ato te cjerrat e shkurreve. Ne mes te kodres na ndaloi dhe u ulem ne shesh.
Nuk e harroj nje moment me eshte fiksuar, i ndjeri Sofo Duka, hoqi kepucen nga kemba ne mos gabohem e djathta, se e kisha ngjitur ne krah dhe merr nje gur dhe po e godiste me force, per ti shtypur koken gozhdes qe kishte dale dhe e vriste. Ne ate qetesi te nates, degjohej shume. Profesor Petrit i terheq vemenndjen, por Sofo me ate qetesine qe e ka karakterizuar gjithmone duke vazhduar ja kthen:
-Profesor po i shtyp koken gozhdes se ma beri kemben gjak.
Pas pak morem rrugen e kthimit. Ishte zgjuar i gjithe reparti. Gocat tona kishin dale jashte dhe na ndiqnin edhe pak me ironi, duke qeshur, si ishim kantandisur ne “trimat” e dites.
Me kete rast kujtoj, shokun tone Sofokli Duka dhe Profesor Petrit Alikaj, qe nuk i kemi me nes nesh…….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.