…Dhe vitet ikin, rrokullisen, jane shuar edhe endrrat, qe kishim dikur. Kembet te dyve na cuan ne ate rruge, kur dikur…
Kur befas perballe po kalonte dikush, nje femer pothuajse ne moshen tone. Kuptohet ndryshimi i viteve kishte lene gjurme tek ajo. befas e pyes shokun tim:
-E njeh kete, qe po kalon ne cepin tjeter te trotuarit? Shikoje, shikoje, me pak kujdes. Duhet ta njohesh, eshte e njohur per ne te dy.
Ju ktheva shokut dhe i qendrova perballe:
“Dikur ne te dy per ate jemi zene, biles ti qe njihesh per mbajtje inati me jave nuk me fole mua, se kush do ta ndalonte ate.
Nuk e mban mend, miku im, eshte ajo qe ne i shkruanim citate fshehurazi ne banken e saj, duke menduar, se nje dite ajo do ti lexonte dhe do te hidhte syte rreth e rrotull per te gjetur kush i kishte shkruar ato citate te nxehta dashurie.
Ti mbaheshe me i guximshem, se une tentove me shume se une, por asnjehere ne rruge nuk e ndalem dot te pakten ti shprehnim simpatine tone. Sa gjendeshim para saj goja na liidhej, kembet na mpiheshin. Kurse ajo kalonte serbes para nesh duke hedhur veshtrime therrese.
I thirre kujteses, u kujtove, vitet kane bere pune e tyre kane kaluar, por per ate bukuroshe ne vitet e dikurshme te gjimnazit kane mbetur.”
Syte e saj nuk e kane me shkelqimin e atyre viteve, qe ishin aq te qeshur, keto vite qe kane kaluar ja kane marre ate shkelqim rrezatues, qe edhe une dhe aq me shume ti e doje.
Kam pyetur per te, kam degjuar qe eshte martuar. Valle me dashuri?
Ehhhhhh, ajo eshte Perendi dhe kush nuk do te binte ne dashuri me nje Perendi.
E kemi perballe te dy, shikoje, po po shikoje me vemendje ajo qe dikur per ne ishte nje mrekulli e paarritshme aq sa edhe vete Perendite ziheshin, se e kishin zili.
Ka mbetur e bukur si dikur, e fresket, nuk ka ndryshim si ne ato vite te gjimnazit, cudi floket nuk i ka nndryshuar ashtu te leshura si dikur, biles si dikur edhe era e ledhaton, e mban mend qe edhe per eren ne te dy beheshim xheloze.
Por syte kane ndryshuar shume, eshte zbehur shkelqimi i dikurushem, ajo gjalleri, nuk shprehin me ate qe shprehnin dikur ne vitet e gjimnazit.
U martua krijoi familje, nisi nje jete te re, u ngrit muri i pakaperxueshem.
E cuditshme ne kete qytet vetem ne te dy kalimthi e shohim nga nje kohe tjeter nga ajo kohe e larget. Pra e njohim si dikur dje por vetem ne te dy e njohim,
Shikoje per te tjeret ajo eshte vec nje kalimtare e rastesishme ne kete udhe duke kaluar ne punen e vet pa terhequr vemendjen e askujt.
Ajo eshte shoku im dhe ti perseri si me i guximshem si dikur te shkosh ti flasesh nuk mundesh, perseri goja eshte e lidhur dhe kembet te jane mpire.
…Ajo martese ngriti ate murin e larte dhe burgosi brenda ate “mrekulli”…
….”Kam nevoje per dashurine e Asaj..”!!!
… Sa nevoje kemi per dashurine ne cdo moment te jetes tone, per dashurine e asaj te bukures te jetes tone. Ne cdo agim te dites se re kemi nevoje per nje pershendetje, qe dita te na ece vrullshem.
Ne cdo moment te veshtire, qe kalojme kemi nevoje per nje ze te embel te na thote: “Jam me ty”.
Ai ze te na qetesoje, eshte pikerisht ai ze mes mijra zerave te tjere, eshte ze i pazevendesueshem eshte unik per qenjen tone.
Sa nevoje kemi per buizeqeshjen e asaj, pas nje dite te lodhshme e stresante qe kalojme.
Sa nevoje kemi per mbeshtetjen e asaj ne ato momente te veshtira qe na servis jeta.
Sa nevoje kemi te kuptojme sa vlejme per dike te dashur, qe te na e thote se vlejme mbi gjithshka tjeter ne kete bote.
Sa nevoje kemi te zgohemi ne mengjes dhe te degjojme fjale te embela nga ajo, edhe njeriu me i ftohte te jete ka nevoje per ato fjale zemre.
Sa nevoje kemi qe per ngrohtesine e asaj qe te ndihemi ndryshe ta shikojme jeten me kendveshtrim te bukur dhe optimist.
Sa nevoje kemi per fjalen e e asaj qe edhe kur gabojme me perkeledhi te na fale, ne te gabojme perseri dhe ajo perseri te na fale.
Sa nevoje kemi qe kur ndjejme boshllek brenda vetes tone te na e mbushe ajo se vetem ajo eshte dikushi qe na ploteson .
Sa nevoje kemi per dashurine e vertete, sepse vetem ajo eshte unike dhe jo e persosur por e pranojme me te gjitha gabimet qe mbart ne vetvete.
Ajo eshte njeriu per te cilen kemi nevoje.
Njerez dashuroni jeten tuaj…