22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

…” Cuni qe nuk i rezistoi dot “shkeljes ” se syrit te arixhofkes se bukur….”!!!
….Cuni i madh punonte ne ndermarje te sherbimit ne qytet, ishin familje e mire, i jati me detyre ne nje institucion dhe e jema ne nje pune te pelqyeshme, me te ardhura ekonomike teper te mira. Kishte dhe pese motra. Si cun me “kimet” rritej me “pekule”, nuk i mungonte asgje. Cdo perkeledhje e moshes i plotesohej. Ne pune kishte dhe disa arixhofka qe punonin, njera kishte sy teper te vecante, larushe me bisht, kur e shikonte, i pikonte, i therrte, ata sy ai i krahasonte me henen lozonjare, qe ashtu pa zhurme i vodhen xhane dhe shume shpejt e kuptoi se u be “rob” i zemres se saj. Cuni nuk flinte me, nuk kishte me oreks, ata sy i deshte shume sa vete Zoti e dinte, sa here e shikonte arixhofka, ata sy kishin aq magji brenda tij, aq zjarr i ndiznin thelle ne shpirtin e tij. Keshtu filloi si me nje veshtrim te pakuptimte pa djallezi, por cuni zbuloi se jeta e tij ishte dhe jeta e saj, kishte zbuluar lumturine e tij, ata sy kishin aq pasion te shfrenuar, por edhe kishin pikellim kur cuni nuk ishte me te sa nuk ka askund tjeter. I kerkonte ata sy kudo qe te ishte ne pune ne shtepi edhe ne gjume. Kur i shikonte shpesh rrinte i mahnitur, i magjepsur , por gjithmone veshtrimi i tyre e trondisnin shume, aq i adhuronte dhe derdhet lot te nxehte. Keshtu nje mbremje e kishin lene me arixhofken, mblodhi disa tesha te domosdoshme , rreshqiti si hije nga shtepia dhe tek qoshja e rruges, u puth me arixhofken sy larushe. Prinderve u kishte lene nje cope pusulle te thate:” Jam i lumtur me arixhofken time mos me kerkoni, mos u beni merak”. I tere qyteti ziente nga kjo ndodhi e cuditshme, familjaret e bene “lanet” ate te pabindurin e tyre, por te dashuruar me arixhofken e embel. Cdo mbremje nga bregu i lumit kerciste hareja, gerneta me te qare, dajra sa cahej fare dhe fizarmonika luante vallet, qe arixhofka kercente me partnerin e saj cunin e tyre. E jema e cunit dilte ne ballkon dhe degjonte muziken. Ngrihej mundohej ta ndalonte te depertonte ajo muzikje e “mallkuar” aq me shume ndizej muzika atje buze lumit, aq me bukur kercente “arixhofka” nuse e djalit, me ate gjoks qe nuk kishte me frena dhe kufi. Vone shume kur u be gjyshe e jema perseri nuk e pranoi femijen e cunit, qe i ngjante nga syte arixhofkes se bukur dhe nga trupi djalit te saj pak biond te bukur…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.