…Ike ate mbasdite, per ne stacionin e autobuzeve. Ike dhe vetem ktheve koken e nje pershendetje te thate me dore. Ishte nje ikje me deshiren tende, ishte zgjidhja jote, duke hedhur prapa tere kohe tone te lumtur.
-Vetem disa fjale te mekura belbezove-Nuk mund te vazhdoj me ndjej lodhje ne shpirt, ndihem askushi, ky eshte zhgenjimi im.
Duke kaperxyer edhe fundin e rrugices, ktheve koken dhe duke pare mua te shtangur qe po mbahesha tek porta me the:
-Me mire po te le ty te qete ne jeten tende, nuk dua te ta trazoj me shume .
Ike, pa vene pikat mbi “i”, kush ishte fajtori une apo ti, duke lene pas nje “tymnaje” dilemash. As qe pyete si mund te isha une pas kesaj, cfare ndjeja. Ike dhe nuk pyete me.
Te desha shume kete e provove gjate kohes tone te dashurise. Tere ato ditet e para u mundova qe te bindja veten time se “fajtori” isha une, nuk desha te besoja tek dashuria jote, te mos vazhdonte akoma per mua.
Nuk po gjeja asnje argument , apo edhe nje fakt sado te vogel qe ta kisha tronditur kete lidhje te bukur mes nesh. Sic duket ne te njejten rruge, qe ece ti larg meje te ndoqi dhe “faji” yne.
Koha eshte gjykatesi me i drejte dhe me i rrepte. Keshtu dhe “faji “im u kthellua, atehere i lehtesuar, thashe neper dhembe:
-Vendosi te largohet vete ishte zgjidhja e saj, shpresoj ti behet rruga sa me e ndritur, diku te gjeje ate qe nuk “mori” dot nga une.
Tek une kane mbetur vetem kujtimet ne rrjeshat e pafund , por edhe une kam te drejte te them :
-Te lutem boll, me lodhe ti mua , nuk mund te rri vetem me kujtimet e tua.
…..Besoj nuk duhet ta hap me porten per ty, eshte rradha ime te vazhdoj jeten time….