…..Me kafen para, qe ishte ftohur dhe me romanin ne duar kishte kohe qe qendronte ulur si zakonisht ne lokalin e saj te preferuar, ne ate kend te qete.
E rrembyer pas lexiimit, as kohen nuk e kishte vene re si fluturonte, shfletonte faqet e librit nje e nga nje. E kishte terhequr shume ai roman e kishte nxjerre jashte zhurmes se qyteti, nga bota e eger qe e rrethonte, ajo histori e treguar ne ate roman i dukej se ishte shkruar per jeten e saj.
As koken nuk e ngriti as veshtrimin nuk e rrotulloi ne tavolinen ngjitur per te pare kush ishte ulur, kush ishte komshiu i saj ato ore.
Por befas e permendi teshtima pikerisht nga tavolina ngjitur dhe instiktivisht, pa vetedije kthehu koken dhe pershendetja i doli krejt natyrshem:
-Shendet!!
Ne moment u be pishman, pse e kthehu koken. Ne moment veshtroi qe Zoteria syte e tij kishte kohe, qe ja kishte gozhduar pikerisht asaj. Ju duk sikur ai kishte kohe qe shfletonte fletet si ne roman syte e saj.
Me kujdes e kthehu perseri koken ne tavolinen e tij dhe pa tavllen plot me bishta cigaresh dhe llumin e perthare ne filxhanin e tij. E kuptoi qe edhe ai kishte kohe qe lexonte romanin e syve te saj.
U kredh perseri ne leximin e romanit, ne historine e pershkuar aq bukur ne te. Por e qeshura e shkaktuar nga brenda shpirtit te saj e shoqeroi per nje cope here.
Perseri veshtroi vjedhurazi, ai ishte aty i heshtur me romanin e syve te saj, qe lexohej qarte.
Por e humbi perqendrimin dhe tines ndiqte cdo levizje te zotnise ngjitur me tavoline e saj. Syte e tij e shkeputen nga bota e romanit dhe e kthyen aty ne ate lokal te vecuar ne boten reale te zhurmshme.
Nuk dinte ke te bente fajtor qe e shkeputi nga romani, Zotnia me teshtituren e tij apo syte e saj qe pa dashur u kryqezuan me syte e tij. Veshtrimi i syve te tij e kishin fajin apo vete syte e saj qe veshtronin tinez cdo levizje te Zotnise ne tavolinen ngjitur.
Syte e tij kerkonin vetem syte e saj.
Dhe syte e saj nuk i bindeshin me te lexonte rrjeshtat e romanit te braktisur, here uleshin ne rrjeshat e romanit dhe perseri kerkonin syte e tij.
Syte e saj nuk donin me boten e heshtur te romanit donin gjallerine e syve te tij. E kuptoi qe syte e saj e munden ate e nxorren nga endrrat e romanit dhe befas u gjet ne rrezen e fuqishme te syve te tij.
Ashtu ne largesi syte e te dyve u perqafuan.
Syte e zoterise ne tavolinen ngjitur flisnin qe degjohej vetem prej saj. Syte e tij depertuan thelle ne mendimet e saj dhe zgjonin nje ndjenje te ngrohte, te cuditshme qe mund te ndodhte vetem ne romanet qe lexonte ajo.
Veshtrimi i syve te tij shkurtonte distancen e vogel mes tyre dhe perqafoheshin ngrohtesisht.
Uli koken , jo nuk donte te shikonte floket modelin e krehjes se tyre, as duart e tij qe dridheshin pak.
Befas ju dorezua atij shikimi, ju rikthyen ato ndjenja qe kishte kohe qe i kishte harruar.
Dhe ashtu te perqafuar nga veshtrimet te dy ishin ne boten e secilit dhe shfetonin dhe lexonin mendimet e njeri tjetrit. Asnje fjale nuk dolen nga buzet e tyre, asnje ze i brendeshem nuk doli si psheretime, por e kuptuan qe te dy ishin dorezuar veshtrimit te tjetrit.
Ju drodh shtati i bukur me nxitim futi librin e harruar ne cepin e tavolines, ne canten e dores, u ngrit tek banaku pagoi kafen dhe u nis te largohej, por syte e tij e terhoqen te kthente edhe njehere koken pas dhe perseri syte e tyre folen shume.
…..Syte e tyre u thane njeri tjetri qe perseri neser te ishin aty te vazhdonin udhetimin e tyre. Dhe kete premtim e mori nga syte e tij te perqendruar ne syte e saj. Syte folen, syte e kishin marre vendimin e tyre………..