20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Pirro Minella Millona

..” Kur me pe zhveshur dhe shpirtin tim lakuriq dhuruar ty, kur me more gjithshka mua, une mbeta brenda shpirtit tend….”!!!Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
….Te dergova kete zog lajmetar ne kete dite te shenuar.
E di qe e pret sot nje lajm nga une dhe ky zog i bukur e mori persiper kete mision fisnik.
Mos me kerko falje per gabimet qe kemi bere eshte e natyrshme ne dashuri, ti mbase me pak, une me shume ne nje a ne nje forme kemi mekatuar te dy, te shtyre nga rrethanat e kesaj bote te pamershishme mpleksur dhe me deshirat tona te fshehura.
Ne shume nete ke bere dashuri bashke me pasionin ke shuar edhe epshin tend te shfrenuar.Sot nuk ka llogjike te lodhesh mendjen per ato nete te kaluara. Jeta jone keshtu erdhi plot me lodhje, me halle me brenga e te mbajtura thelle ne shpirt.
Por mendo a e ke shijuar jeten, a e ke marre ate si loje se vetem jeta e dashur nuk eshte placke tregu ta blesh ne ndonje treg si te shtrenjte e te lire qofte edhe tek “Gabi” para stadiumit.
Jeta jote si dhe jeta ime ka nje lindje ka nje zhvillim, por mos harro ka edhe nje vdekje, qe sot po na vjen rrotull e ngarkuar si asnjehere tjeter me re te murme gati te shkarkojne rrebeshin e tyre.
Te desha shume, po ti e di sa, qe jo vetem me ke shijuar lakuriq por edhe shpirtin tim lakuriq ty ta fala dhe cfare mora si shperblim. Ftohtesine tende, heshtjen tende, erresiren tende barbare.
U deshem shume sa nuk gjej dot karahasim, gjithmone te kam krahasuar me limanin e qete atje ne det, pra ti je deti im, une nje rrekeze uji i zbritur nga diku ne nje shpat mali si burim i pare..
Ky ishte thesarii vetem i yni, qe i bashkuam bashke, mbase te ishe engjelli, po une ate vetem ti mud ta dish, a isha “engjell per ty apo “djalli”.
Gjithomne te kane pelqyer ato puthje te forta tere nerv te shfrenuara deri ne marrezi, as ti as une ne ato caste nuk e kishim mendimin per te nesermen, nuk donim te na ikte casti momenti pa shijuar.
Ato puthjet mishtore te rrenqenthnin, nuk kishte grafik per to, ti dhuroja ne cdo moment te dites dhe pa mbarim buze mbremjes. Ah sa te joshte gjuha kur levrinte kudo ne trupin tend te marre flake, ku ti e drejtoje deri ne pervelim.
Kur kemisha rreshqiste ne fund te kembeve dhe hiret e tua zbuloheshin ngadale dhe hena lepinte buzet e thara, une filloja vallezimin tim ne trupin tend, mos me thoje me ze te shuar dhe me shume me shtyje ne mekatin tone.
Gjinjte, barku i bute, qe dallgezonte, cdo gje ishte ne flakerimen e epshit tend. Dhe terbimi yt fillonte me nje kafshim te lehte ne veshin e skuqur.
Pastaj cdo gje mbaronte nuk kishte me minuta nuk kishte me kohe dhe ne fund zgjoheshim nga drita e diellit te forte qe na thoshte: “Mirdita ju o te dashuruar te harruar”.
….Ky zog i mori persiper te gjitha keto mesazhe e dashur. Mesazhi i shpreses te ringjalljes te shpirtit te plagosur….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.