22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Pirro Minella Millona

… ” Pret buze detit, pret dhe nuk harron, ajo shamizeza, nuse nuseron…!!!”Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, oqean, qiell, re, jashtë, ujë dhe natyrë
…Cdo dite ec e jaket e saj jane bere rituale. Vjeshta, po pergatitet ti lere vendin dimrit. Ajo aty buze detit. Dhe deti e pershendet me dallget e tij, ato dallge me shkume te bardhe rrugetimin e tyre e ndalojne tek kembet e saj.
Kohe e qete, mbremja ka rene, Cdo gje ne qetesi, edhe rete ne qiell rrine pa levizur sikur kane rene ne gjumin e thelle, si ndjenjat e saj. Ngriti koken ngadale dhe peshperiti disa fjale reve, qe kur te leviznin drejt henes ti conin fjale, se ajo e priste ate edhe nje jete tjeter.
Shkoi dhe kjo vere, perseri ai nuk u kthye, po mbaron edhe vjeshta dhe Ai perseri nuk degjoi as fjalet qe ja nisi me eren atje lart ne mal. Dhe perseri ajo sot eshte buze detit, si cdo dite tjeter. Valet u ulen kembekryq me te, degjonin fjalet e saj dhe ashtu rrinin me ore ne pritje me syte nga deti.
Por heshtja mbreteronte, nuk kishte pergjigje nga matane detit pa ane. Lotet e saj e kishin bere monopatin ne faqe dhe rrokullisnin ashtu ne heshtje, i binin ne faqe me te kripura se uji i detit.
Ehhh, kush shpirt nuk u vra nga kurbeti i mallkuar! Shpirti i saj u tret nga malli , nga kurbeti pa fund, nuk e ndjente ate as te gjalle dhe as te vdekur, por tretur ne mallin e dashurise te mbetur ne mes ate nate te thelle pus. I flet detit si cdo mbremje, me shpresen e vaket se dikur dhe diku….
Flet e gjora, era ja kthen fjalet deti bucet, por askush nuk kthen pergjigje askush nuk e degjon ate. Keta ka shoket me besnike detin, qe ulet kembekryq me te dhe era qe rrotullohet rreth trupit te saj duke e freskuar nga zjarrmia e brendeshme qe e mbulon cdo nate nga malli per ate te dashurin e vet te tretur diku nen dhe. Psheretin, pa dashur shpirti e nxorri buzet nuk e ndalojne dot dhe pikat e lotit ne faqe monopatit shkasin. Ata lote mbi buze qendruan, por nuk e njomin dot buzen e plasaritur nga malli. Ne ate buze te plasaritur, te thare, edhe buzeqeshja nuk ishte me prezente ne to kishte ngrire diku ne acarin e zemres se saj.
Endrrat ishin vrare nga bota e peshtire, mjerane dhe e pabese. Jeta e veshtire, pa ate nuk jepte shprese.
Pika e lotit qendruar mbi qepallen i rendon shume, shpirti i saj renkon thelle, syte e pikelluar andej nga pertej detit. Psheretin, qendron edhe nje cope here dhe merr rrugen e kthimit. Kjo eshte bote e lige, teper mizore, per ate qe nuk gjen miresine e deshiruar…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.