Ishte e ëmbël kjo bisedë, në vargje kuvendova me poetin Desku, me Naimin, Mjedën e Fishtën, takova trimërinë, besën, dashurinë, vuajtjen dhe zgjuarsinë, lindjet, vdekje dhe rilindjet, i jetova për disa ore në poezitë që mbanë ky libër.
U ndala pak në poezitë, ‘ Ah Shqipni me njëqind kufi’, flet vetë titulli i njërës nga poezitë, këtu poeti ynë, ka foluar aq amel me Fishten, në gjuhen ton t’amel.
Në një tjetër poezi poeti ka shkruar, ‘Burrëria’ ‘Dikur burrëria është ruajtur në Lezhën e Gjergjit’
Dhe mjafton një fjalë ose një varg që të kuptojmë një histori.
Duke lexuar poezinë ‘Piktura e të rrëfyerit’, ndjeva dhimbjet e plagëve të atdheut tim, në vargjet e poetit. Më mbeten në mendje fjalët, ‘Ky popull edhe nëse vdes, përsëri rilind luftëtarë të rinj’, këto janë fjalë që na mbajnë gjallë edhe pasi të kemi vdekur. Lexoja dhe njëkohësisht ndjeja dashuri dhe krenari, dashuri për Shqipërinë e madhe, krenari për trimërinë dhe zgjuarsinë që ka populli im.
Në këtë libër kuvendova, u ndjeva krenare, por edhe u dëshpërova, sa shumë vuajtje dhe plagë kemi si popull, plagë që nuk po shërohen as me lotët e nenave që humbën bijet dhe bijat për lirinë dhe bashkimin trojeve shqiptare.
Ka shumë për të thenë për poezitë e prof Agimit, por mbi të gjitha në këto poezi, ndjejmë një zemër që rreh shqip, një shpirt që jeton me ëndrrat që një ditë të jemi të bashkuar, të jemi Shqiperi e madhe, ashtu si e deshën të paret tanë dhe bijt e bijat që e njomen token me gjakun e tyre të pastër.