Ka vite që bashkë ,nuk jemi paré,
Ndoshta ti ,asgjë nuk ndjen,
ti vlenë për mu, sa një thesaré,
né gjakun tim , përherë ti zien.
Kur vijë atje ,mendoj për ty ,
té shoh diku.rrugës sé gjaté,
në tokë ,né qiell ,si nje dritë ‘
të pres mbi duar ,si yll i zjarrtë .
Në mos pranosh ti, té mé flasësh,
dhe kokén poshté, ti mos e varé,
né zemér thellé ,do mé godasésh ,
veç njé buzéqeshje, dua të marr.
Po z’gjeta vend ,me ty té ç’mallem,
do gjejë ndër fusha ,si dikur
një vend të fshehur ,diku né male,
të shuaj etjen, qé s’shuhet kurr.
Né gjetsha lule, atje do mbledhé,
ndër livadhe e kodra ,pa mbarim ,
petalet trupit, do ti hedhé,
té marr një puthje ,a përqafim.
Nuk dua te ndahem, as té iké
ti kaq e bukur, vjen nga larg ,
zjarrin të lutem ,mos ma fik,
le te digjem mbrénda, pak nga pak.
“”””””””””””””””””””””””””
Ty Vajze Dardane te njoha ne bregdeté ,
si nje fllad erdhe mbi reren e nxehte ,
ne driten e yjeve notoje mbi vale ,
here si mjelme e here si pulbardhé.
E bardhe si bora ishte dardanja ,
syte si qielli te kalter i kish
,deti ngjyre blu ku notonte héna ,
me ngjante me dardanen e bukur serish .
Kur malli shfryné ne nje tjeter qiell,
ti Vajze Dardane kéthehu Arberise ,
Dallgé e Adriatikut né krahe do te sjellé ,
plaget ti sheron eré e lirisé.
Perballé teje qendron horizont i vetmuar ,
dhe drité e diellit qé shuhej ngadalé,
deti si ne vaj krejt i mbuluar ,
si nje zjarr ma mbeshtolli trupin mbi valé.
Dhe kur té kéthehesh prapé ndonjeheré
enderrat qé thurem mos mi harro ,
dhe drité e henes qiellit kur te bjeré ,
ndalu detit dhe mes dallgesh eja mè perqafo .