ÇELËN BAJAMET,NË KONISPOL!
Çelën bajamet në Shehat e në Çuçat .
Paskan çelë bajamet edhe në Pirat.
Sa bukur paskan çelë, në Aliagat.
Stinë lulebajamesh edhe në Fund Fshat!
Çelën bajamet dhe në Bregun e Koçit .
Konispoli veshi i gjithi vellon e bardhë.
Si një nuse e bukur çame,bekuar prej zotit.
Bashkë me bajamet, pranvera ka ardhë !
Çelën bajamet,të heshtura,pa bujë,pa fjalë.
Çelën bajamet,si mijëra flutura të bardha drite.
Fluturojnë me krahë tutje,drejt detit me valë.
Oh,sa ritual i bukur,që përseritet ndër vite !
Konispoli,me aromë bajamesh thotë”Mirsevjen”
Konispoli të gostit me aromë të rrallë Çamerije.
Gjithë botën të shetisësh,si Konispoli,nuk gjen!
Konispoli i lulebajameve,me djem e vajza,si yje!
Lajmëtarët e pranverës çelën te ti,Konispoli im.
Lule të bardha,si miljona flokë bore,si vello zbukuruar.
Krahët ke hapur sot,në një të ngrohtë,përqafim.
Konispoli i lashtë,me pranveren perjetësisht je dashuruar!
Çelën bajamet në Konispol,çelën lule të bardha.
Konispoli portat e zemrës,çelur i mban,në çdo stinë.
Një këngë lirie vjen si një vegim,qysh nga kohët e largëta.
Konispoli ynë ,martuar përjetësisht me lirinë!
“”””””””””””””””””””””””
BIR ,MIRËSEVJEN NË MARKAT!
E egër,e sertë,e gurtë,e moçëme, e vranët,
“Haliqja e Markatit” të thotë “Mirëseardhët”!
Ecën lart ndër shtigje,në pllakat plot gurë ,
Gurët pëshpërisin:”Mirësevjen or burrë”!
Atje pakëz më lartë ,është Qafa e Metit”,
Qafë e Metit uron :”Bir të përshëndesim”!
Rrugë e gurtë ecën drejt,jam mu tek kthesa,
Qetë flet”Kthesë e Tashos,me këmbë të lehta”!
Gjarpëron kjo rrugë,plot me pllakëza shtruar,
Rruga përshëndet ëmbël:”Bir,qofsh i bekuar”!
Atje lart pëmbi kodër,është “Guri i Zaimit”,
Guri si njeri,flet me gojë:”Përshëndetje trimit”!
Mbi rrugë te”Çezma e Sulos”,pikon ujë ngadalë,
Çezma me zemër,uron:”Mirë se erdhe o djalë”!
Lart tek “Prralli i Kaslës”,mu në fshat kam hyr ,
Prralli gjethet fëshfërin :”Mirë se erdhe o bir “!
E ngas hapin lehtë, jam tek “Sheshi i Dhive “,
Sheshi çamiko sikur thotë :”Djalë si u dive”?
Këtu edhe gurët më njohin,jam për nën avlli,
Gurët më përshëndesin :”Mirëse vjen bir ti “!
Te sheshi Markatit,është rrapi që mbolli Haxhiu
Rrapi sikur flet,”Miserdhe djali ynë Eduart veliu”!
Hapin hedh të lehtë,jam tek sheshi i shtruar,
Oh,çmallem me të gjithë ,shumë i përmalluar.
I takoj unë të gjithë me radhë,të rinj e të vjetër,
Si burrat e Markatit ,nuk gjen gjithëkund tjetër,
Mirë se erdhe biri ynë,mirë se erdhe o djalë”,
I përmalluar,me lot në sy,nuk them dot një fjalë!
“””””””””””””””””””””””””””
…LËRENI PRANVERËN TË VIJË !
Unë linda në një ditë marsi në pranverë.
Linda në mëngjes, pa zbardhur mirë dita.
Diell ishte më ka thënë nëna,pa shi,pa erë. Ndriçonte akoma ylli i mëngjesit,Afërdita!
Pranvera është stina,që unë e dua më shumë.
Por pranverën gjithmonë,ma kanë gllabëruar.
Pranverën kanë dashur të ma marrin me dhunë
Përherë në zemër,e kam mbajtur të shtrënguar.
Sa pak pranverë,kur isha ende fëmijë ,më lanë.
Të gjithën e donin për vete ndaj, ma rrëmbenin.
Një pjesë e fsheha në zemër,atë dot sma vranë.
Në sy,në shpirt, në zemër,nuk mundet ta gjenin.
Në rini donin të ma merrnin fare dhe nga zemra
Por ai ylli i mëngjesit, ka qënë me mua përherë.
Pakëz pranvere e mbante fshehur në gji brënda
Merre më thoshte biri im, këtë copëz pranverë!
Unë linda një ditë të bukur marsi, në pranverë.
Pranvera ka nisur rrugën,edhe pak do të arrijë .
Eja me flatra,në çdo zemër qëndrofsh përherë.
Mos e ndalni pranverën,është stina jonë,lëreni të vijë!