“””””””””””””””””””””””””””
SE MERITONIN ATA KËTË FUND
Tek një stol te parku i qytetit,
Ishin ulur e po bisedonin dy burra pleq.
Nga jeta dukeshin të lodhur si njeri dhe tjetri,
Prandaj për t’a më erdhi keq.
Ika te dyqani, por shitësja më tha,
Po e mbyll dyqanin në këtë orar.
Kur i thashë se dua ca gjëra për këta,
Eja më tha, eja dhe mbarë!
Se mbajmë dot veten me pensionin tonë,
Nuk pimë dot një kafe në lokale.
Dhe më tej ata bisedën vazhdojnë:
– Lekët që marrim janë për halle.
I morën dhuratat dhe u shkëlqenin sytë,
Dy burra që një jetë punuan me mund.
Se meritonin ata këtë ditë,
Se meritonin ata këtë fund.