Me poeten Albina Trebicka
NJE CAST…
Eja me mua me tha casti…
Dhe u ngjita drejt qiellit perqafuar
Frika… fshehur rrinte tek ankthi
Brenda castit nje cope jete e copetuar
Nje cast tkurri e dritheroi trupin
Dhe bota u be pa shije…u be gri
Nje cast sa fundi dhe fillimi i botes
Ishte casti me fatkeq,qe me dhe ti
Nje cast, qe ngriti dallget e shpirtit
Nje cast ,kur ne qiell me le vete…
Nje cast qe ishte kercenimi i ikjes
Ne dore me mbeti nje cope nga rete
Nuk arrita dot ne “qiellin e shtate”
Me zbriti poshte nje re e bardhe…
A.TREBICKA 21.01.2020
NUK MOSHOHEN… ENDRRAT!
I mbeshtolla ca endrra me nje psheretime…
Mendova te rri njehere rehat…pa ato
Jo se ky ish casti ,qe buzeqeshjen ndalonte,
por endej zhgjendra e m’i ngaterronte ato.
U dha puthje dielli e u zhduk pas malit ne ikje
Dhe endrrat e mia u fshehen ne muzgun e dites
S’duan te shetisin ato neper gjumin e nates
I druhen deshtimit dhe hutohen prej frikes.
Sa shume enderrojme edhe ne kete moshe, sa shume!
Po prej frikes se zhgenjimit s’shpetojme dot kurre…
A.TREBICKA 12.01.2020
UNE JAM…UNE !
Une nuk jam ti
Une jam une…
Dua te sheroj shpirtin tim
Dua te sheroj mendjen time
Dua te sheroj trupin tim
Dua te sheroj zemren time
…vetem me poezi
…vetem me pune
Nxitoj t’i largohem sa me shume trishtimit
Endrrat e mia dua t’i le tek pragu i te vertetes
Mjegulla e ankthit mos me mbuloje gjithcka
Buzeqeshjen dhe gezimin t’ja marr vetem jetes
…une nuk jam ti,
i perkas vetvetes…
A.TREBICKA 02.01.2020