7.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Poezi nga poetja:Manushaqe Hoxha Laçi

 

Ndjenjë ndryshe

Të pashë me sy tjetër, atë të dashurisë.
Të preka ndryshe, me dorën e ndjenjës.
Të kapa dorën, me vezullimën e syrit.
Të putha syrin, me zjarrin e shpirtit.
Të preka buzën, me dorën që dridhej.

E ndjeva zemrën që ndryshe të rrahu.

Përulur ndjenjës deri në adhurim.

Në natën e gjatë hëna së largu

u bë dëshmitare e të bukurit përjetim.

“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Të dua poezi!
Ca shkronja kërkoj nga alfabeti i zemrës.
Për dëshirën që hesht, pandalur të shkruaj.
Të ndjek poezinë udhëve e brigjeve të jetës,
duke mbajtur në sy një pishtar të pashuar.
Thellësive të shpirtit ngadalë të zgjoj ndjenjën.
Butësisht me mjaltin e fjalës ta ëmbëlsoj.
Së bashku të ecim mbi gurët e shtigjet e jetës.
Me artin e vargjeve, poezinë të lartësoj.

E të mos frikësohem nga dallgë, tërmet a vullkan.

Stuhitë ti mposht, kur t’më godasin në sy.

Të mblidhen shkronjat, të bëhen karvan.

Bukurinë e jetës ta shndërroj në poezi.

“””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Fajtorë, pa faj!
Në fund të vjeshtës, një ditë në dhjetor,
kur trishtueshëm dimri po hidhte rrënjë.
Rrinte strukur dielli si lulja në dëborë.
Në ditët e zymta e netët pa hënë.
Nuk e di mëkatin, dënimin në embrion.
Në momentin e ngjizjes a në të tijin krijim.
Bota mjerisht u pushtua me koronë.
Globi u burgos, mbyllur në izolim.
Fillimisht dëgjuam ca pëshpëritje frike.
Nga virus korona toka po mbulohet.
Njerëzimi zbaton shumë rregulla e ligje.
Të zhduket ligësia, bota të qetësohet.

Të na dënojê kërkon, si fajtorë, pa faj.

Për shpirtrat e lirë nuk ka burgje jete.

Shtriji krahët qetësi e mbulo çdo skaj.

Të gëzojmë të gjithë, nga foshnjat në djepe.

“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, jashtë dhe Zmadho

Lërmë të dehem në sytë lozonjarë
ku lozin dallgët e deti qesh.
Të vij si princ në supin e bardhë
me hapin diellor përmes resh.
Më lër të prek buzën e njomë
nektar lulesh mbushur me vesë.
Të zgjohet ëndrra si mali me borë
kur rrezja e diellit zbret në mëngjes.

Lermë të zhytem në det magjie

dallgët si serfist t’i sfidoj.

Përkrah teje, o kapitene dashurie

në oqeane ëndrrash të lundroj.

“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Lule e rrallë!
Nga ballkoni i bardhë mes vazosh plot lulëzim,
me aromë dehëse mbushen flokë, duar e sy.
Në petalet që më buzëqeshin në çdo ledhatim,
marr buqeta falenderimi që kanë mbirë aty.
Karafili i bardhë me vello nusërie veshur,
me ditën më të bukur të vajzërisë më ngjan.
Më sjell ngjyrën e mirësisë të buzëqeshur,
dashurinë me aromën dehëse më të rrallë.
Karafili i kuq në dritare hedh të ëmblin shikim,
petalet më shumë hap, pas çdo vaditjeje a pikëz ujë.
Mbushet dhe qielli me mirënjohje e ngazëllim,
kur mbillet mirësia në parcela jete, pa bërë bujë.
Karafili blu butësisht ngjyrën qiellit ia ka marrë,
aromë lumturie mbledh nga larg në kaltërsi.
Me rrënjë e gjethe të kultivojmë dashuri të paanë,
të vijë në tokë me rrezet e diellit si mrekulli.

Lule paqeje të mbjellim në ballkon, oqeane, qiej e çati.

me nektar ta vadisim cep më cep e vend më vend.

Universi të vishet përjetësisht me dashuri,

me shpresë të mbushet çdo zemër anekënd.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.