4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Poezi nga poetja:Oltjona Selamaj 

Dashuri nëne…

Dedikuar njeriut me te shtrenjte  ne jete, krahasuar me nenen time, edhe ndier si motër e pandare për mua.

Për ty e mrekullueshme Sava Kruja.

Më mungoka zëri yt

Buzëqeshjet që më fale

Më mungon gjithëçka e mirë, 

se për mua kohën ndale

Dashuria jote pafund

Shpirti i dhimbsur i një nëne

Mirësia, yti virtyt..

Floku yt, si rreze Hëne…

Sytë plot diell, që më ngrohën

Koha, që ti më dhurove

Këshillat aq pozitive…

Ti, një herë, nuk u lodhe

Të kam nënë, e më ke bijë

Në këtë, e atë jetë

ZOTI, zemrat na bashkoi

Fatlume, që të njoha vërtet…

Ti, Vojsavë, emër bukur…

Je e shpejtë porsi flutur

Nikoqire, plot me vlera

Dora jote, si pranvera

Kudo shkon, mbjell lulëzim

Je qetësi për shpirtin tim

Të kam mike, edhe Nënë

Trëndafile, Diell, e Hënë…

Më le shpirtin në vetmi

Erdha sot në Itali..

Më përcolle, siç di ti

Që fal vetëm dashuri…

Zemra, sonte të kërkon

Loti i syrit, më pikon

Nënë, e kaluar Nënës

Më je ti, moj dritë e Hënës…

Të dua siç meriton

Je fisnike, e ëmbëla jonë…

E duruar gjer në dhimbje

Tek ti shpirtërat gjejnë rilindje

Ti je bukë, e dashuri

Ti je mikja dhimbsuri

Ti je ENGJELL i kësaj bote

Ndaj, unë ndihem bija jote…

Më mungon, edhe lotoj

Asnjë çast nuk të harroj

Se të kam vetëm në zemër

Aty shkruar yti emër…

Kujtoj kohën që kaluam

Bukën, bashkë e gatuam..

Hëngrëm gjellë në një tas

Si manar të vija pas…

Ti për mua SHEMBULL jete

Bakllava, me shumë lezete

Ti je grua HEROINË

Tek ti gjen veç MIRËSINË…

Ti nuk ke asnjë të metë

Je fisnike e vërtetë…

Je virtyti bërë NJERI

Ti je imja DASHURI…

Kisha një, tani kam dy

Nënë Vojsava, s’ ka si ti…

Zëri yt, sa më mungon

Ai shikim, që depërton…

Më mungon aroma jote…

O NËNËMADHJA e kësaj bote…

Më mungon, aq sa nuk thuhet

Lidhja jonë nuk do të shuhet…

ZOTI vetë na bashkoi…

Do të t’ dua, sa të jetoj…

Qofsh bekuar NËNA ime…

Je bujare, edhe trime…

Ty asgjë nuk të mposht dot…

Paç shëndet, për jetë e mot…

Çdo urim i shpirtit tim

T’ u bëftë jetë, e gëzim

Qofsh e lumtur kudo shkofsh

Mbretërofsh, rrofsh, e qofsh

Nga njerëzia u  lëvdofsh..

Autore: Oltjona Selamaj 

“””””””””””””””””””””””””””””

Qytetit tim…!

Jeta frenetike, 

nuk bën për  ty, qyteti im.

Jeta frenetike, 

kërkon  zgjidhje për  shpëtim.

Jeta është  dhuratë,

ëmbël  do jetuar.

Qyteti im qiellor,

 plot  bukuri rrethuar.

Jeta frenetike,

frymën  po t’ a merr

Trafik, smog,  pluhur,

t’ a bënë  jetën  ”ferr”.

Qyteti im i bukur , 

me ty jam dashuruar.

Atje, në kurbet,

çdo  natë  të kam ëndërruar .

Sa herë  të  rishoh, 

rritesh, e hedh shtat

Qyteti im i bukur, 

më  ”munde”,  me shah mat.

Mijëra ndjenja ‘vluar’, 

Zgjuar,  brenda meje

Qyteti im i bukur,

ti më rreh, në  deje.

Qyteti i paradoksit 

Qetësi-peripeci…

Kam shpresë tek e ardhmja, 

Për  ty,  e mirë do të  vijë…!

Autore: Oltjona Selamaj.

“””””””””””””””””””””””””””

Fshija lotin krokodilit…

Fshija lotin krokodilit, 

por kujdes, se të ha dorën.

Mbaja dritën e kandilit, 

teksa luan pak më borën…

Më dhemb krahu, 

më dhemb shpina

Dua pare, e ushqim

Krokodili bën shoping

Me kuletën e burrit tim.

Sa mbarohet pak ushqimi

Sërish ndihet i pangopur…

Fillon lotët, si litarë.. 

Shtriqet, si mace e ngordhur.

Po sa hëngre o i zi

Nuk u ngope, të dhashë botën?!

Dhëmbët fillon t’i skërrmisë

E kërkon të më bëjë gropën…

Kam oreks, të ha dhe ty

Edhe sytë, fillon t’i shqyejë…

Marr pak frymë, e kap një shkop

T’i zbusë barkun, në mes t’a thyej

Ja kështu janë disa miq..

U jep dorën, marrin krahun

Krokodilët e pangopur

Ngatërrojnë mikun, me gjahun…

Ndaj, mëso nga unë njeri

Dalloji lotët e tyre…

Se ti shpirtin ke flori

Nga vallja, s’ del dot po hyre

Autore Oltjona Selamaj

Shkruar më 15 shtator 2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.