Me puthje mua,-Te puthja ty! –
Sa “shekuj” ne kishim pa u pare,
Po prane njerit-jetrit na solli ky shi,
Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark,
Puth une,
Puth ti.
Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik,
Keta vitet qe kishim humbur qe te dy,
Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash’
Me puthje mua,
Te puthja ty!
Vec llampa neoni si vajza lenesha,
Se nata e shiut e erret ish,
Te shterngoja, me shterngoje,
Puth une, puth ti !
Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit,
Nen mimozen e celur po na shihte si skuth,
A shi a lot rridhnin nga syte e plakut….,
Une puth!
Ti puth!
Nga Raimonda Moisiu
Endem……poezi-homazh nga Raimonda MOISIU -Ripostim.
-.-
Endem nëpër qytet me këmbët e mpira,
nga lodhja. E di që
diku në një cep të këtij qyteti,
prehesh përjetë !
“Mëkatove” në dashuri,
Më tradhëtove përherë të parë,
U martove me përjetësinë—
Ndër duart e mija – plot lule karafilash,
dhe një qiri….
Karafilat do t’i vadit me lotët e mi,qiriun
do e ndez me flakën e dashurisë tende,
Që nuk është shuar ende te unë!
“…..mbi varrin tënd ku flenë:
Kujtimet më të ëmbëla,
Të brishta, si ëndërra që zhgënjejnë,
Të mbetura si gjysmë hije,
Si mjegullat e vjeshtës,
Si të ftohtët e dimrit,
Si zbraztësitë e trishtimeve, nga
trupi im….
Lulet e oborrit tonë që aq shumë,
I kam dashur më parë, tani
i shikoj me indiferencë… Të mjerat
nuk ma dridhin më zemrën si
atëherë….
Me sy të kërkoj rrugëve të këtij qyteti,
Edhe pse e di ku fle ditë-natë…
A thua do të shoh një ditë??!
Me sytë e mij të lotuar, me
fytyrën time të zbehtë si mermeri, me
lotët si shiu që rrëshqasin, nga
sytë e mij, me
të qarat si të një fëmije,
të zënë në faj..!
E mbërthyer jam prej mëkatit, që
nuk të shoh më..!
Edhe sa kohë…sa kohë, do
që të kthehesh?? Apo
ti
më
pret
muuuaaa
me
një tufë
trëndafilash e një qiri……
Raimonda Moisiu
Florida USA