Brenda teje.
Seç të vjenë në mendje, dëshirë që të shkruash
Është lehtësi në shpirtë, brenda të mos vuash,
Të shkruaj për gjithçka, për ato që krijoi Zoti,
Për ëndra të magjishme, e për një pikë loti,
Dëshira më erdhi, të shkruaj për tokën,
Një topë i rrubullakët, që konsideron botën,
Kurr linda, tek ti shkela, unë për herë të parë,
Asnjëherë moj tokë, prej teje nuk jamë ndarë,
Tek ti u rritë pema, tek ti mbiu bari,
Tek ti ndërtohet shtëpia, tek ti hapet varri,
Ti moj tokë e bekuar, nuk u mërzite me mua,
Edhe kur s’të thashë, asnjë herë të dua,!
Ti mbanë mbi shpinë çdo gjë, të kësaj bote,
Anjëherë nuk e dëgjuam, fjalën se u lodhe!?
Gjithonë ty të grryen, ti kurr nuk rrënkove,
Të thënat e të pa thënat, brenda teje more,
Atje brenda teje, fshihen të gjithë hallet,
Tek ti është pasuria, tek ti janë dhe malet,
Ata panë çdo gjë edhe kurr për ne nuk folën,
Vetëm nga dëshpërimi, lotin se çe rrodhën,
Ah mojë tokë e mjerë, moj tokë e bekuar,
Sa miliarda njerëz, kalove nëpër duar,
Të gjithë brenda teje, çdo ditë vijnë e prehen,
Mijra gëzime e plagë, tek ti moj tokë u fshehën
Të shkruash për ty, do të duhen vite,
Çdo gjë që merrë frymë, mbi ty moj tokë rritet,
Te ki gjendet vdekja tek ti gjendet jetà,
Mbi ty thuhet gënjeshtra, brenda teje e vërteta,
Moza Reçi Shehi
Datë, 01/04/2020
Të ëmblit atëror..
Të jeshë me ty, është sikur të fleshë mbi dafinë
Të jeshë me ty, e përmbys vetminë,
Të jeshë me ty, lakmojnë yjet dhe dielli,
Të jeshë me ty, sikur në erësirë shkëlqen ylberi,
Të jeshë me ty, është pasqirim i bukurisë përallore,
Është pafajsi, e një fëmije ëngjëllore,
Është strukje jehone, në rrudhat shkëmbore,
Është parajsë, e një dëshire femërore,
Është botë tjetër, që të jeshë me ty,
Është fëshfërimë e ajrit, që vjenë si një freski,
Është pastërti e shpitit, që të heqë dhe frikën,
Është magji e imagjinatës ,që ngadalson ditën
Është butësi e shpirtit tënd, të munduar,
Është pikë loti, që rrjedhë si burim i kulluar,
Është aromë lulesh, që çelë në pragun e derës,
Është freski, që vjenë si puhizë e lehtë e erës,
Është loti i kristaltë, dhe gëzim i munguar,
Është jetë e lumturi, që në vite, i ke ëndëruar,
Është margaritar që shkëlqen, në të bukrēn dorë
Është lumturi e bekuar, e të ëmbëlit atëror,
Moza Reçi Shehi
Datë, 01/04/2020
Sikur të ishte dje!……………
Nuk po e kuptoj zemrën, përse nuk rrehë si dje?
Si e trembur përpëlitet, e gjumi nuk po e ze,
Mos vallë, e mërzitur isha, e ti nuk më pe!?
Mërzitje, duhet të kisha pas unë edhe dje!
Si zogu, përpëlitesh edhe ti diku atje!
Përse ora ngadalsoj vrapin, e ti nuk e pe!?
Mos mendimi tani ka nisë, të më luhatet!?
Sonte s’paska hënë, nata tërkuz po zgjatet,
Atje tej në shpirtë, diçka po më dhembë,
Atje ku veç vetmisë ,nuk gjejë më, askëndë,
Kjo z’brazëti në shpirtë, kurr do të marë fundë?
E ndjejë që mërzitja, vërtetë po më mundë,
Po i matet, durimi njeriut të shkretë,
Duke e pranuar vetmin, vërtetë edhe vetë,
Na duket si ëndër, që pamë ditë e netë,
Kjo tani o njerëz, është vërtetë realitetë,
Eja dhe njëherë ,o jetë e lirë e puth’më në ballë!
Se tani për ty, kamë vërtetë shumë mallë,
Të të përqafoj, moj e shtrejta liri jetë!
Në prehërin tëndë të artë, veç dua me ndejtë,
Nëpër lëndina të vrapoj, e të fluturoj si flutur,
Të ngre kokën lartë, të marë frymë e lumtur,
Se këtu ku jamë, më duket se po mbaronë,
Si ti moj natyrë,,, asgjë tani nuk më gëzonë,,
Dua të vrapoj ,të bëhem shoqe me erën,
Se di kushë ma mori, sivjetë mua pranverën!?
Dua të takojë njerëzit, nuk e di ku janë humbur,
Vërtetë tani e ndjejë vetveten, krejtë mundur,
Moza Reçi Shehi
Date, 29/03/2020