LAMTUMIR O “FRAN TANUSHI”
Nuk dua te kisha besuar kurre ne jeten time, se do shkruaja lamtumiren e fundit per ty mik dhe vlla Fran Tanushi!
Sa rende me duket sonte tastiera,germat ngaterrohen ne renditje,shimi me eshte turbudhuar,loti lotin nuk e ndale!Fran ne bisedonim shpeshe si dy miqe te vertet preje shume e shume viteshe nji miqesi qe u forcue aqe shume sa tani poe ndjeje peshen e saje.Fran goja nuk ma nxjerre te theme se ti na tradhtove parakohe,te tradhtoje vdekje e pa meshire duke lane ne pikllim bashkeshorten qe pata fatin ta njihja nga afer ne ate vizit qe ti o Fran me bere ne shtepin time.Me lote e dhimbje ke lene dy femijet tuaj qe aqe shume i deshe,vllezer dhe motra,shoke e miqe nga ç’do ane, sot kane ren ne heshtjen e zise.Fjala e lire humbi penen brilante,vendelindja atdhetarin çemuar,mbare jeta kulturore ne Kosov dhe ne mbare trojet Shqiptare humbi nji burre te permasave bashkohore.
Po kush ishte Fran Tanushi?
Fran Tanushi, lindi në Gjakovë të Kosovës, me 7 mars 1963. Shkollen fillore dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje – Gjakovë. Mëpastaj studioi në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Filozofi – Soiologji, ku edhe reflektoj në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani) .
Shkruan poezi dhe prozë; por e ka pasion edhe pikturën. Njëherit editon dhe drejton edhe revistën elektronike “Libertas”.
Jeton në Augsburg të Gjermanisë.
Veprat:
-
Jeta e censuruar, poezi, 2011
-
Ishulli im, poezi, 2013
-
Shkarpa, poezi, 2015
-
Shkalla e diellit, 2018
-
Poezia sot vajton per ty o Fran Tanushi,pritem krijimet e tuaja te fundit dhe librin e radhes,ato do botohen,sepse lart nga qielli ti na keshillon,na korrigjon,po edhe na pergezon me ate dashamiresi te nji burri te radhe.
-
Ti je larguar fizikisht,po do jetoshe ne altarin e pa vdekesis.Lamtumir shoku,miku,kolegu dhe vllai i krijueseve ti FRAN TANUSHI,e rende kjo fjale,po mu dashka ne fundin e ketyre reshtave ta them me zore.LAMTUMIR.
- NUSE MË KURORË DAFINASH
Nuse e ardhur nga legjendat
me kurorë dafinash
me stoli floriri e pajëqë në muajin e mjaltit
e mbetur me barrëmuajt u kthyen në shekuj
prej shtatzënisë me u çliruelindjet që me dhimbje vijnë
ngjarje të dhimbshme kujtojnëjeta e ngjizur në inkubator
kacavarur në ëndrrat e tua
në breg t’ujit të madh e kërkon fatinPOETIT
Kaherë ty s’të ha palla
të bjerrësh kohë
për të numëruar
ditë muaj dhe viteti vetëm hesht
e në heshtje shkruan
duke “harruar’’ dhimbjet
sfiduar vdekjen
jetës për t’i dhënë kuptimlëngatën vendose në karantinë
(thoshte im atë)mik
zgjidhe një ditë
nga jeta e poetëve
e grishi në tryezë
të shkruajnë poemën…!mjeranët
i vrasin poetëtDITAR I PËRLOTUR
Më dhemb çdo pjesë e shtatit
shpirtin e brengosur rënkimi e këput
përjetimet e rrahura nga erërat e fatit
tallazeve të jetës në trastë i futtrazimi i qetësisë errësirën e shqetësoi
takim në ëndrra i kryqëzuar mbeti
lindur me dhembjen e barrës së çastit
shpirtin e harlisur peshë e ngritinë valixhen e kujtimeve mbërthyer
shpirt i trazuar e paloi mërzinë
klithma e kujtimit në heshtje dënesi
ditar i përlotur lindi poezinë…SHKARPA
Shtegtar i tretur udhëve të botës
po të qiti udha ndonjëherë
me u kthye në Shkarpë
merre e ndize një shkarpë të terur
aty ku gurët e themeleve
me ndonjë ballë muri të mbetur
mirëseardhje të urojnë
në atë ambient heshtjeje
zërat e ikur shekujve
kanë me të përgjigj
lëshoje një thirrje të zëshme
të jehojë fuqishëm
atyre grykave të hapura
shtegtar i tretur moteve
nën rënkimin e truallit të bjerrë
mblidhi gurët e caranit
ndize një shkarpë në Shkarpë
për zërat e shkapërderdhur udhëve
për gjymtyrët e tyre të ngrira
rreth vatrës akujt të shkrijnëBARESHA
Në vapën e stinës së zhegut
zdirgjet si sorkadhe
poshtë kullosave të bjeshkëve
në lumenj të ftohtë ujë bore
që të zbutë pak vapën
e shtatit të përndezur
nga zjarrmia e moteve rinoreLIQENET E SYVE TË SAJ
Me sy i kam parë
si uleshin yjet
në liqenet e syve të saj
atë kaltri të pafunddhe kam ëndërruar
të bëhem yll
me ëndje të notoj
në ata liqenemagjepsur jam
në avullin e fushës së blertë
me vesë mëngjesi
kur ata sy i harkojnëtani notoj i qetë
si fllad mbi fletë
fërfëllimë mbi lulishte
në freskinë e muzgut të zhegut
DHIMBJA QË THERË
kam dëgjuar të thonë
pandashmëria e ndarë
është utopi
edhe gënjeshtër është
gënjeshtër e kulluar
qe kalon leht edhe në tradhëti
dhe të tradhëtosh
cilën do pjesë të pjesës sate
tradhëti është
tradhëti ndaj vetës
ndaj asaj qe i takon
tradhëti e dyfishtë
qe dhimbshem therë
AJO QË DËSHIRONTE TË