SI NDJEHEN SOT SHQIPTARET?10 VITE PA DREJTESI MBI 21 JANARIN VRASTAR TE SALI BERISHES DHE LULZIM BASHES…..DERI KURE DO PRITET QE DREJTESIA TE BEJE DREJTESI MBI NJI NGJARJE QE TRONDITI BOTEN DHE DREJTESIA SHQIPTARE KA HESHTURE.SPAK CFARE PRET QE VRASTARET E 21 JANARIT TE VITIT 2011 TE SHKOJN PRAPA HEKURAVE…..
Tym, flakë dhe gjak në Tiranë! Ky është togfjalëshi që e përshkruan më së miri gjithë çfarë ndodhi gjatë protestës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë, plot 10 vite më parë.Sot krye vrastari jeton ne liri.
Janari i 2011-s e gjeti të polarizuar skenën politike shqiptare për shkak të videos së publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetoi një videopërgjim të realizuar nga i ndjeri Dritan Prifti. Në të shfaqej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër në koalicion me qeverinë e Sali Berishës. Sipas Priftit, në videopërgjim Ilir Meta kërkonte favore për një tender ndërtimi hidrocentrali. Gjatë bashkëbisedimit, përmendet shifra 700 mijë euro. LSI e cilësoi videon si montazh dhe makinacion të Edi Ramës, aso kohë lider të opozitës.