Tridhjetë e dy vjet prapa hekurave si i pafajshëm dhe ai u lirua “me një qese rroba dhe pa mbështetje.’
Është padrejtësia e pabesueshme e dyfishtë që po përjeton Beniamino Zuncheddu, nga Burcei (afër Cagliarit) në Italia.
Më 8 janar 1991 akuzohet për vrasjen e tre çobanëve.Ai ishte shërbëtor i çobanit, ai bërtet pafajësinë e tij por askush nuk e beson.Dikush kishte bërë emër për të.
Ai nuk mund t’i japë shpjegime bindëse Prokurorit.Dënim i përjetshëm.
Tre vjet më parë një avokat i ri sardinez, Mauro Trogu, bind Prokurorinë e Cagliarit të rihapë çështjen.

Gjykata e Apelit të Romës e liroi atë më 26 janar, duke i dhënë fund gabimit më të madh të gjyqësorit në Historinë Italiane.
Por asnjë dëmshpërblim nga shteti. Ndoshta pas 10 vitesh.
Kjo është arsyeja pse Sardenja (dhe shumë qytetarë italianë), po mobilizohen.
Duhet të mbledhim 50.000 firma para 15 korrikut për Beniaminon dhe për ata që përfunduan në burg të pafajshëm.
Për një betejë qytetërimi.
AMERIKA-TOKA E NJERIUT TË LIRË.
𝘔ë 4 𝘲𝘦𝘳𝘴𝘩𝘰𝘳 1959, 𝘯ë 𝘒𝘪𝘴𝘩ë𝘯 𝘦 𝘚𝘩ë𝘯 𝘎𝘫𝘦𝘳𝘨𝘫𝘪𝘵 në 𝘉𝘰𝘴𝘵𝘰𝘯,𝘯ë 100-𝘷𝘫𝘦𝘵𝘰𝘳𝘪𝘯 𝘦 𝘚𝘵𝘢𝘵𝘶𝘫ë𝘴 𝘴ë 𝘓𝘪𝘳𝘪𝘴ë,𝘧𝘰𝘭𝘪 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘍an 𝘕𝘰𝘭𝘪.

……………..
“Amerika është nëna jonë kombëtare. Ajo na ka dhënë mënyrën amerikane të jetesës, demokracinë dhe mundësinë e barazisë. Ajo na ka dhënë katër liritë, dmth., lirinë në përgjithësi, lirinë e të mospaturit frikë, lirinë e fjalës dhe lirinë e besimit. Tani që ne jemi mësuar në to, i marrim ato falas. Thjeshtë harrojmë se s’kishim asnjë prej këtyre në atdheun e vjetër dhe se shumë pak vende i gëzojnë ato tani. Kjo është dita e përtëritjes së kujtesës sonë.
Në atdheun e vjetër, gjatë regjimit turk, popullit tonë nuk i lejohet t’i lutej Zotit në gjuhën e vet. Qeveria Turke e konsideronte përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesa si subversive dhe peshkopët tanë demode mendonin se Ungjilli i Jezu Krishtit duhej të predikohej në një gjuhë klasike që s’e kuptonte njeri. Por ne besojmë se përdorimi i një gjuhe që kuptohet nga populli pajtohet me traditat më të vjetra të Kishës. Kjo traditë vjen që nga koha e Zotit tonë shpëtimtar, i cili u thoshte Apostujve të tij: “Shkoni ju dhe mësoni gjithë kombet”. Në përputhje me këtë urdhëresë ne i kemi sjellë popullit mesazhin e Zotit, duke shërbyer, predikuar dhe përhapur literaturë në gjuhën që kuptojnë, dmth., në shqip. Deri tani kemi botuar 14 libra liturgjike kryesore, 10 prej tyre në gjuhën shqipe dhe 4 në anglisht. Dhe tani brezi i ri gjithashtu mund të ndjekë shërbesat në një gjuhë që e kupton, dmth, në anglisht.
Këto arritje u bënë të mundura në sajë të lirisë së besimit dhe të shumë mirësive që gëzojmë në këtë demokraci të madhe. Jemi mirënjohës që jetojmë në tokën e njeriut të lirë.
Zoti e bekoftë Amerikën….”
FAN NOLI
————————–
04 Qeshor 1959