3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Prel Milani

GJAKUN E NDERIN BASHKE I KENA
Tregim memorial (Pjesa fundore)Nezeri Gazepi harbohet. Zoga therret ndihmë. Po Kupe Danja ç’ka bani?!L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi

Ishte kohë zhegu. Lëvizjet ishin rallue. Pazari pothuajse ishte zbrazun. Jakup Ramadani i vuni drynin derës së kafes, si gjithmonë në të njëjtin orok. Ai çohej herët, në të dalë të dritës e në mesditë bante gjumin e zhegut. Mbasdite e hapte kafën deri në aksham e jo ma vonë. Kupaja i thoshin me përkëdhelje. Ishte kafexhiu ma i njoftun i Pazarit të Vjetër. Burrë tipik i traditës, mbi të gjashtëdhjetat, me petka shkodrane. Në brez i shquante pisqolla me doreza fildishi, të dekoruara me filigrane sermi, e mbushun me kokërr dhe qemeri plot me fishekë . Në anën tjetër mbante nji shpatë me kthef të bronxtë . Shkodra kishte shumë kapadainj e ngatërrestar. Nuk quheshe burrë ai person që nuk kishte qitë pushkë kundra nji tjetri. Për të demostrue trimërinë sherrxhinjtë provokonin grindje në treg, rrugë e kafe. Kupja ishte trim, bujar dhe i vëndosun. Në kafën e tij nuk ia mbante askujt me ba fjalë të pahijshme aq ma tepër sherre. Më hap të avashtë , i zhytur në mendime, mori rrugën për në shpi. Ndihej pak pa qef, kishte do dhimbje kreje.Nji natë ma parë kishte pa do andrra të frikshme. Kur mbërriti në Qafë Hardhi, fillin e mendimeve ia ndërpreu nji thirrje e befasishme me za të lartë .-” Ooooo kushtrim breeee”! “A ka burra Shkodraaaa ?Në dorën tande në kjoftë se ka mysliman se po ma marrin erzin turqit e Stambollit! Zani vinte nga rruga që zbret prej Tepes poshtë Qafë Hardhisë. Jakupi e mblodhi vetën dhe e bani mendjën top. Nuk mund të fshihej as të bante veshin e shurdhtë. Ishte zani i nji gruaje shqiptare që sa vinte e dobësohej që kërkonte ndihmë, mbasi ndonjë i pa fytyrë po e çnjerëzonte me përdhuni. Nxori pishtolën prej brezit, shpejtoi hapin kaptoi me vrap kthesën e parë në ngjitje. Ay pa dy ushtarak turq që kishin tërheqë zvarrë nji grua prej rruge dhe mbas do kaçubeve e po përpiqeshin ta përdhunonin . Kupja e njohu gruan, ishte Zoga e Cinit. E shkreta paska kënë tu u kthye prej punë vetëm, mbasi shoqja e saj Tazja që punonin e banin rrugën bashkë kish mbetë në shtrat e sëmurë prej bajameve. Nezir Gazepi e paska hetue vetminë e Zogës dhe si qen i pabesë iu vërsul tu e kafshue mbi nderin e saj. Ishte nji skenë e tmerrshme që turpëronte ç’do shtazorë. Tetari e kishte mbërthyer për krahësh dhe herë pas herë tentonte t’i mbyllte gojën me duar që gruaja të mos mund të bërtiste. Zoga, në vetëmbrojtje e sipër, tetarit ja kishte mbërthyer thonjtë tu e gërvishtë ia kish la në gjak fytyrën e shëmtue mustaqet e pista. Tetari i inatosur ia kishte shkulë nji tufë flokësh dhe me tanë forcën përpiqej ta bllokonte të mos lëvizte .Thjesht zbatonte “urdhrin” që t’i krijonte mundësi eprorit të tij të kryente aktin seksual. Ndërkohë bylykbash Neziri ishte ndezur si hamshor i harbuar. Përdhunuesi i egër, ishte hedhur sipër katanës tu e jargavitë me kafshime shtazore.L'immagine può contenere: una o più persone I kishte shqyer këmishën e mëndafshtë dhe po nxitonte gjithë egërsi t’i shkulë me forcë ushkurin e mbathjeve. Kishte zbërthyer rripin e pantallonave e nxjerrë gjithë atë hajdar të harlisur, që vraponte si i çmendur drejt fortesës së zezë. -“Në dorën tande në qoftë se ka mysliman se po më marrin erzin turqit e Stambollit!” ishte thirrja e fundit para se të thyhej xhami i kristaltë i nderit të nji nane. Kalle Jakup o sot o kurrë mos e kallësh;-i bzani Kupja ndergjëgjes së trimit.! – “Çekil hemshir”- Nezir Gazepit dhe shokut të tij flliqan ky za u ra papritur si rrufe. Ishin në gjendje të hazdisur dhe nuk ua merrte mendja se ky plak mustaqe thinjur do të shtinte kundër tyre, por tentuan ta çonin poshtërsinë e tyre deri në fund.-Por jo, nderi luleborës shkodrane, nuk iu përdhos. Koburja në dorë të Jakup Ramadanit u ba top!Me plumbin e parë goditi në lule të ballit tetarin tu e palue pa jetë. Nezir Gazepi me brekë nëpër kambë kërkon armën e mësynë plakun.- Qen i Anadollit!Ti nuk meriton plumbin ballit : -tha me za të tmerrshëm Jakup Ramadani dhe goditi fillimisht në hallate, dhe ma pas ia mbushi barkun me dhjetë plumba të çeliktë. -Të lumtë pushka vëllau em!Të nderoftë Zoti ty e oxhakun tand ! Ma ban hallall Kupe Danja që fike vetin për mue sot; tha Zoga dhe u shkreh në vajë dhimbje për njeriun që sakrifikoi gjithça për nderin e saj por që ligji i hyqymetit do e dënonte me ashpërsinë ma të madhe. -Sokolesha e Shkodrës, fshi lotët e mos ia prish qefin plakut. Falemderës të madhit Zotit që më dha forcë me të nxjerrë faqebardhe ty e vetën! Njiqind jetë po ti kisha njëqind e nji i kisha falë veç me i ardhe në ndihmë kushtrimit tand! Motër, kemi dy fe te ndryshme , por jena shqiptar , kemi nji gjak, nji gjuhë e nji nderë të përbashkët. Këta flliqana, nuk kanë as dinë as iman. Na kanë shkel me kambë tash pesëqind vjet flamurin e Skanderbegut. Çdo i huaj që betohet në kryq apo kuran dhe vjen me bajoneta e shkelë flamurin dhe nderin e nanave dhe motrave meriton të njëjtin fat si Nezir Gazepi. Lamtumirë motër se Jakup Ramadanin sot e bane burrë me e njoftë shqiptaria! -Udhë të mbare e u bafsh shqipe për hava! Paç ndihmën e Zotit dhe orën e madhe të trimit kudo që shkeltë kamba jote. Jehona kësaj ngjarje u përhap si rrufeja. Tanë Shkodra, mysliman e katolik, burrë e grua uronin nji zani. “Të lumtë pushka e kurrë mos të humbtë nami o Jakup Ramadani! Qeveria osmane u alarmua për këtë ngjarje dhe shpalli shtetrrethimin e qytetit për të shti në dorë gjakësorin. Kupja bani jetën e koçakut dhe nuk u diktue, mbasi tradita e Shkodres ishte me strehue të ndjekurit. Ishte turp të mos i hapej dera çdo të panjohuni, lene ma që Jakup Ramadani kishte çdo derë të hapun kudo. Gjyqi i lartë ushtarak e dënoi me vdekje në mungesë dhe djegie të shtëpisë. Vendimi për djegiën e shtëpisë u ekzekutue menjëherë. Por ma të mirë ia ndërtuan motrat e Kishës Katolike, në shenjë mirënjohje për sakrificën vetëmohuese për ruajtjën e ndrit të motrës së tyne. Koçaku i shumëkërkuar kapërceu prita plumbi, çau rrethime të zjarrta dhe nuk ra në kurth. Valiu Qerim Pasha ishte betue:- O e çoj me krye në cumër, Kupe Danën, o spaletat e ferikut (marshallit) i shkul e i hedh në hale!Më anë të hafijeve të veta mori informacion se Kupja ndodhej i strehuem në bodrumin e Sadik Ramës. Nan komandën e Kullukçibashit, Ahmet Beg Selimi, shtëpia e Sadik Ramës u qarku në rrethim të dyfishtë. Kupja doli fluturim prej bodrumit, përmes një plevice kaloi në bahçe edhe në avullinë e nji komshiut të Sadik Ramës. Tue përfitue nga errësira u largua por në breg të kanalit të Perashit u përball me dy roje. I zuni gafil se ata nuk prisnin që ujku tu vinë në pritë!Njanit i vuni hutën në gjoks dhe tjetrit iu mat me hanxhar.- Shtttttë, se nuk keni pa gja! Qe nji heshtje e zgjuar e fatlume ! “Katili” u kaloi nan hundë dhe humbi në errësirën sterrë .Xhandarët vetëm pasi hupi shtinë dy a tre herë në ajër sa me tregue se bisha e vjetër kishte dalë prej rrethimit. Kupja turra vrap shkoi e u fut në shtëpinë e Rrusto Kishës në Tophanë. Nuk pati rast të përfundonte tamam nji cigare se asqeria dhe Kullukçibashi e rrethuan prap. – Rrusto Kisha, më kanë diktue se jam këtu! Nuk due me ma pa sherrin. Unë i vdekun se i vdekur jam. Po dal e vritem gisht për gisht kullukun dhe po vdes si burrë jo si pulë.- Jakup Ramadani, kur ke shkelë në këtë prag e mrapa je në besë të Rrusto Kishës! Pasha Allahun pa u kall flakë me gjithçka kam nuk të dorëzoj te asqerit.- Hajde, ec mas meje se ta gjej vetë strofkën. I prini dhe e çoj të dhoma e gjumit. Pak ditë ma parë Rrustos i kishte le nji djalë. E shoqja tu kënë lehonë rrinte në dyshek.- Futu qetu e mbulohu mirë! -Mos o Zot! Nuk mundem. Ma mirë më dek se me më zanë asqeri si në çark përbri gruas tande. Mos o Zot me i nxjerrë namin e zi një nane të re! E kush e beson ç’ka po ban ti për mik?!- Kupe, në konakut tëm se ku sajdisë mikun vendosi unë! Ma e fortë se pushka asht mendja pjellore. Futu shpejt se po trokllasin te porta. Ta provojmë po na ndihmoi fati përndryshe po i japim flakë barutit. Kupja kurrë ma ngusht nuk e kish ndie vetin. U fut në dyshek ,mbuloi kryet nën dy jargana dhe me gisht në gackeq u struk pas shpinës së lehonës. Përqark dyshekut qëndronin gratë e ftueme për pengimin e foshnjës. Kullukçibashi pasi kontrolloi çdo skutë, kërkoi të hynte në dhomën e lehonës. Në moment Rrustoja ia mbuloj kryet së shoqes dhe vetë mori qëndrim të vrantë. Amet Begu, kërkoi t’ja zbulonte fytyrën gruas, por Rrusta ndërhyni tu thanë-Unë ia çova nji herë mbulojën nga fytyra. Sa për të dytën qe ku e ke dhe hiqje ti po deshte! Kullukçibashi në fytyrën të Rrustos lexoi qartë formulën- “Ngadalë Bek se ka hendek”! Kryexhandari doli hurç, por ishte i bindur se Kupja gjendej aty. Vet u largua nervoz por urdhëroi vartësit që shtëpinë ta mbanin në mbikëqyrje deri sa të dalë drita. Dul Kovaçi kishte nji farkë në pazarin e vjetër. Ai veç me i ardhë në ndihmë shokut të tij në rrethim i futi flakën kovaçhanës se vet. Aty afër ishin dyqane. Duli qiti kushtrimin se po digjet pazari. Kur binte zjarr në Pazar të Vjetër jepej alarm me dy të shtime topi. Pas alarmit tanë asqeria shkoi drejt pazarit, ndërsa Jakupi doli e iku pa i hy ferra në kambë. Edhe në brinjë të dhisë e kërkuan, por besa dhe buja shkodrane ju ba strehë rojtarit të nderit të vet. Kupe Danja bani jetën e koçakut derisa dielli ynë u çlirua nga reja korbecë oguz-Osmane. Në ditën e parë të lirisë dera e shtëpisë së Jakup Ramadanit u hap krah më krah. Priti miq, shokë ndihmëtarë që e kishin strehue në ditët ma të vështira të dimnave të acartë. Nuk mund të mungonte kurrsesi Zoga e Cinit. Ajo erdhi bashkë me djalin e saj të vetëm Linin shtat hijshëm që sa kishte fillue me ju djersitë rremi i mustakut.-Duva Zoti që u ktheve shëndosh e mirë! Jam lut qindra herë për ty e familjen tande! Jakup Ramadani, mi ba hallall tana vuajtjet e pashoqe që hoqe për sebepin tem! Atë ditë gazepi kur më zbardhe faqën të kam thanë: Të lumtë pushka vëlla! Sot ballafaqe të gjithë ketyne miqve të gëzuem kam ardhë me t’ kerkuem me u ba vëlla gishti me mue ! –Të paça motër ! Ma gëzove shpirtin e ma lehtësove barrën e vuajtjeve. Për hajr na kjoftë e probatinia u trashëgoftë brez pas brezi e mot pas moti! Sa u krye riti vjetër i vllaznimit, tu pi gjakun e gishtit njani- tjetrit, Zoga prej nji shamie të mëndafshtë shpalosi nji palë petka kombëtare nga ma të çmueshmet. I kishte qepë, qëndisë e ujdisë me dorën e saj, si askush ma mirë. Në xhepin e majtë të xhamadanit prej cohe me fije të arta kishte vendosun nji sahat xharkisfuf së bashku me qostekun prej argjendit. Përbri xhepit të djathtë kishte vendose një pip qelibari bashkë me kutinë e duhanit prej bademi.- Këtë kostum e kam qëndise për ty kur ishe koçak malit. E gëzofsh me shëndet ,o vlla !-Të lumtë dora e tu rritë ndera, për këtë dhuratë kaq të çmueshme dhe të shtrenjtë!-E shtrenjtë dhe e pavdekshme dhe uratë bashkëjetese vllaznimi asht trimia jote Jakup Ramadani: Vëllau i befasuar nga peshqeshi i papritur i motrës u çue në kambë. Në fasadën e murit përbri oxhakut ku kishte të varuna disa armë, zgjati dorën mori njanën prej tyne, të gjatë, të bukur e të e shndritshme dhe ia dha Linit, djalit të Zogës tu e urue:- Ta mbash me nderë, probja ëm i vogël!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.