12.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Prel Ndreka

KENI RA’ PO SKENI IKE.
Poezi me rastin e 32-vitorit te renies ne krye te detyres te 6 shokeve tane me dy helikoptere te rrezuar ne Llogara (Vangjel Postoli, Agron Galanxhi, Tafil Agai, Veledin Resuli, Pandeli Xhuba, Enver Haka),se bashku me personel mjekesor e shume te ri’ te plagosur.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe monument
Oshëtin deti e dridhet toka
Gjuhë të zjarrta ndrisin qiellit
Sikur do t’shkatërrohet bota
Mos me pa’ ma at’ dritë diellit
Në Himarë atje n’terrinë
N’eskursion të rinjët tu shkue
Autobuzi ra’ në greminë
Shumë prej tyne jan lëndue
Gjashtë heroj s’deshën tja dinë
Jan ngritë n’ajër jetë me shpëtue
Bashkë me ta’ dhe mjekët vinë
Mu’ ardhë n’dihmë t’rinjëve t’plague
Po luftë s’bahet me shtërngatën
Se ajo jo!- se njeh dhimën
N’Llogara’, atje u përplasën
Mos me pa’ ma’ verë as dimën
At’ natë flakë u ndez qielli
Trupat tuej i shkrumboi
Shpirti Juej si rreze dielli
Qiellit mbarë do t’ndriçoi
Do t’kalojnë vite e dekada
Ju do t’keni përvjetorë
N’lapidar me germa t’arta
Keni t’shkruem emnin DESHMOR
Burrit loti si ka’ hije
As me kjajtë, dhe as meu kja’
Për humanizëm ai kur bie
Kurr për t’jetë s’harrohet ma’
Për jetë mbetët në fluturim
Sikurë yjet tu shëndritë
Për Ne’ jeni përherë kujtim
Keni ra’ po skeni ikë.
P. Ndreka.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.