22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Prel Ndreka

 

VJESHTE E TRISHTE.

Hyni vjeshta si e çalë
Prap t’nxehtit i mbet ndër kamë
Hapat tu i hell ngadalë
E ngarkueme me t’kqia randë
Peshqesh ja lan pandeminë
Që sjell vdekje si ndër gjethe
Të trëmbun e gjet njerëzinë
Nga rreziqet e ksaj jete
O murla’ o fryma e jetës
Na i merr t’kqiat përpara
Siç i merr gjethet e vjeshtës
Që nga ne’ të jen të ndara!
Bujku i lirë të vjel prodhimet
Fëmijët t’lumtun t’shkojn në shkollë
Mos t’ken frigë nga infektimet
As t’stresuem se çka do ndollë
Si zyrtari e punëtori
Të qëndrojn pa’ stres në punë
Financat mos tjen në zori
Dhe pa’ maska n’gojë e n’hunë.

P. Ndreka.

“”””””””””””””””

KUR VEDIN NUK E SHEH.
Po flet dhia randë-randë
Deles tu i hell rromuzë
Çfarë e ke’ kët’ veshje t’randë
Mbulue n’lesh deri në buzë?
Ja kthen delja pa u ngutë
Shko njëher shihu te uji !
Dukesh krejt si prostitutë
Lakuriq para gjithkuji
Thonë kush vedin nuk e sheh
Tek të tjerët i hell sytë
E nis t’metat tu jau njeh
Dhe pse t’vetat e kan “mbytë.”

P. Ndreka.

“”””””””””””

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, text that says 'SHEKSPIRI THOSHTE Une gjithmone ndjehem i lumtur. E dini pse? Sepse nuk pres asgje, nga askush. Pritshmërite gjithmone te lendojne. Jeta eshtë e shkurtër, keshtu qe jeto jetën tende. Jini te lumtur dhe buzëqeshni. Thjeshte jetoni per vete dhe, para se te flisni, degjoni. Para se te shkruani, mendoni. Para se te luteni, falni. Para se te shpenzoni, fitoni. Para se te lëndoni, ndjeni. Para se te urreni, dashuroni. Para se te hiqni dore, provoni. Para se te vdisni, jetoni.'

MOS U MBURR!
U mburr vjeshta jam e artë
Me prodhime vi ngarkue
Ja kthen vera ta kesh t’qartë
Jo veç ti ke’ kontribue
N’bimësi’ dimni vë pushimin
Me uji tokën e fornizon
Pranvera ua sjell zgjimin
Krejt natyren e gjallnon
Pastaj un me saç në dorë
Pjekë fruta e prodhime
Kurse ti more e gjorë
Mbetesh veç per grumbullime
Je’ e artë po pa’ gjallni’
Porsi dielli kur perëndon
Ske ma’ jetë e as freski’
Fruta e gjethe i rrëzon
Jem hallka të një zinxhiri
Veç së bashku funksionojm
Askush nuk asht ma i miri
Pa’ shoshoqin nuk jetojmë.

P. Ndreka.

“””””””””””””””

RASHE NE MENDIME!
N’bukuri e gjallni, mbushun pylli plot
I lodhun nga mosha, ndalova me’ i pa’
Rrezia e artë, me gjethet se si lot
Flladi vjeshtor, ato si i shpërnda’
Bylbyli n’mes gjethesh, notat tu i ndrrue
Sa bukur ja thotë, t’kandshmes melodi’
Bylbylesha n’degë tjetër, tu ju gëzue
Te dy s’bashku, pyllit tu i dhan gjallni’
Atje përtej, laraska lara-lara
Diku posht pemës diçka po çukitë
Bijët e saja, tashma jan të ndara
Ma’ s’ jan të vegjël, se tashti jan rritë
Gjethet e para, të verdha anemike
Të trembuna dridhen, tu e prit fundin
Nga era e vjeshtës e ndonjë dite
Pa mëshirë nga pema, posht ti shkundin
Aty posht pemës, rashë në mendime
Gjithçka ka’ pylli, rri’ e i shikjoj
Gjithkah vlon jeta, pëson ndryshime
Për gjithkënd vjen dita, nga kjo jetë të shkojë.

P. Ndreka.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.