LAMTUMIRE NIKOLL NIK UJKA!

Mora lapsin në dorë që m’dridhet
Po kam frigë se fjala m’lidhet
S’asht kollaj Nikollës me i shkrua
Gëzime e dhima me ja përshkrua
Me i shkrua sot për t’zezë ditën
Vështirë e kam për Nikoll Nikën
S’asht ma’ e zeza e për k’të t’më falin
Se ka’ kenë kur përcuell djalin
Nikoll Nika ky sokol malit
Ndera e fisit prej derës t’parit
E kam fjalën për në kushrini’
Rrjedhje e t’madhit në vllazni’
Të gjithë varg burra me za’
N’tan malësi shumë rrallë me i pa’
Për burrëni’,besë edhe nderë
Vështirë me gjet kund si n’at derë
Nuk ka dalë kot ajo fjalë
Gjithmonë dardha bie nën dardhë
S’më takon se i kam kushëri’
Po dy fjalë pa i thanë s’mund t’rri’
Se dy vdhazën si Noshi e Nikolla
Si ka pasë krejt Velipoja
Te dy u gëzuan që në rini’
Me gra’ t’mira e me fëmi’
Por kjo mordja kjoft mallkua
Dy ma t’mirët jau ka shua
Sandri vdiq në moshë të re’
Tu e lanë nusen e ve’
Me Vansin e vogël në gji’
Që e rriten gjyshërit e ti’
Kurse Beni pika e sokolit
22- vjeç n’derë i shkoi vorrit
N’krye t’detyres Ai ka ra’
Zemërat prindërve tu ua tha’
Pastaj Mria fisnike grua
Ditë për ditë erdhi tu u shua
Nga kjo jetë iku e re’
Tu e lanë Nikollën t’ve’
Përkujdesjet nuk i munguan
Djali e reja ja ofruan
Por s’t’len dimëni me gëzue pranverë
Vjen e keqja, hapi derën
Paraliza i ra’ n’jan anë
Për shumë vite shtratin ka zanë
Ditë për ditë tu u ba’ ma ranë
Kurrkund n’mjekë s’gjeti derman
Bash si lisi i rritun n’shulla’
Përballoi shqotë e murla’
Porse sëmundja kur t’hyn n’zemër
Të rrëzon edhe kur ke’ emër
Sot Nikollë, kushërini im
Dhe pse nisë je’ n’rrugë pa kthim
Do të dalin shumë me t’pritë
T’gjithë Nik-Dakaj rritë e pa’ rritë
Se në Baks t’gjithë çka kem le’
Janë ma shumë sot për nën dhe’
Do i takosh e do t’shuesh mallë
Pa harrua për çke’ lanë gjallë
Gjergjin me grua e vajzë n’mërzi’
Edhe Liden me gjith fëmi’
Le’ kunatën të moshueme
Që aq shumë të respektueme
Nipa e mbesa, fëmijët e Noshit
Por edhe t’Ishullit e t’Vermoshit
Që aq shumë motrat i ke dashtë
Me gjith Noshin te dy bashkë
Të gjithë fisin na le’ n’mërzi’
Asht kenë nderë me t’pasë kushëri’
Gjergj-Donikë jepjani hallallin
Për mundimet që keni hjekë
Pa borxhe t’shihet me t’Mallin
Se tetanë kemi me vdekë
Tash Nikollë po e kam të v’shtirë
Me t’than sot Ty’ lamtumirë
Por me zemër jam tu t’urua
Shpirti jot n’Parrizë me t’shkua
Bijt e tu’ me fëmi’ t’ken jetë
E u dhashtë Zoti kivet
Nipa e mbesa kudo’ t’jenë
Forcë e jetë nga Zoti t’kenë.
P. Ndreka.