SOT E PIME KAFEN PA TY’.
Ku je’ Ndoc, burri i malësisë
A kështu mbahet fjala e dhanë
Me lanë plot gotën e rakisë
Edhe vendin bosh tu e lanë?
E kishim lanë kafen me’ pi’
Treshe si edhe ma parë
Na le’ vetun krejt si të mpi’
Lidh ndër dhamë të shkretat fjalë
Pa ty’ s’bahesh muhabeti
Për humor as bahesh fjalë
Kafes si ndihesh lezeti
Sepse nejen na e le’ çalë
Prap e bamë fotografinë
Me Samiun tu ta ndesh gotën
Por pa ty’ me alegerinë
Se atyne ua mbylle portën
Ne te dy e ngritëm gotën
Gjith çke’ lan tu i ngushëllue
Tu t’urue “kjofsh mir me Zotin”
E n’çdo nej mos me t’harrue.
P. Ndreka.
VETMIA-BURIM STRESI E MERZIE.
Doli nga shpia si një re’ ngarkue
Mërzi’ e stres t’mbështjelluna në kry’
Sdinte kush ma shumë ish’ tu i randue
Ai lamsh i mbështjellë a e zeza pleqni’
Me dalë n’çdo nadie i ishte ba’ ves
Kambët po i çapiteshin për hesap t’vet
Mendja i thosh:-dikund lamshin po e tres
Po se si e se ku, spo e dinte as vet
Një za’ i erdhi, ju ba’ se dikush i foli
Zotni !-Nga uji që rrëshket posht si ngjalë
Në don me t’vertet që të thahet gjoli
Atë që n’burim duhet me e ndalë
E pra; – Nuk mundesh t’largosh stresin e mërzinë
Si një thes mbeturinash diku tu e hellë
Se së pari të duhet të largosh vetmine
Sepse asht ajo që te dyja i pjellë.
P. Ndreka.
“”””””””””””
KESHILLIM ME VEHTEN
AH…,freski freski vjeshtore!
Sdi’ a e din sa shumë më knaqë
Tu’ andërru’ kohen rinore
Shpirt e trup bien krejt në paqë
Atje n’kodër nën hije t’pemës
M’ledhaton një fllad i lehtë
Hera-herës i thom Prelës
Pse se kthen oren dymbëdjetë?
Koha ikën se mbajmë dot
Bane diten të t’ndriçojë
Shiko çfarë mund të gëzosh sot
Mos e len mërzinë t’mbulojë
“Ujit” lulet që të çilin
Edhe pse në vjeshtë ti je’
Veshu-ngjeshu veç me diellin
“N’qiellin” tan të mos keshë re’
Gjuhes tane veni fre’
Të mos bahesh peng i fjalës
Mos harro kurrë se kush je’
Rob i zemrës jo i zhabës
Mbushe pra at’ me dashuni’
Shkrije brymen mbi qerpik
Mirësinë fute në gji’
Gjithmonë t’keqes thuaj ik.
P. Ndreka.