7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Prel Ndreka

Mund të jetë një imazh i 1 person

JETE “BIO”

Kam jetue si lis shullani
Dielli më ka nxi’ e rreshkë
Më kan rrah shiroku e murlani
Dimën-verë si kan deshtë
Jam i fortë porësi koci
Si meu pa kalitë në kudhër
I rritun me buk kollomoqi
Për ilaçe përdor hudher
E pi venën e rakinë
Nuk la’ kurr meu prishë karari
Largoj stresin e mërzinë
Ku çilë gjethi e rritet bari
Poshtë e nalt me biçikletë
Viteve ua hapi portën
Me’ jetue mirë kët’ jetë
Pleqënisë i ngadalsoj rrotën.

P. Ndreka.

“”””””””””””””””

MOS E VRISNI SHPRESEN !
Gjithkah tymnajë, monotoni’
Diellin e shpresës duen me na zanë
Derisa’ kambët kem me i shtri’
Pa e gëzue jetën s’duhet me’ lanë
Të gjitha stinët me radhë ndrrohen
Herë me diell, herë me vransinë
T’mira e t’kqia në to’ i njohëm
Jeta s’asht veç ambëlsinë
Shpresa asht guri ma i çmuem
Në gji’ t’saj gjithmonë durimi
Po ai s’gjindet po s’gërmuem
Me djersë t’ballit t’na vij gëzimi
Në çdo nadie ti gëzohemi ditës
Rrezet e diellit t’fusim në gji’
Të mos bahemi miq të pritës
N’duem prej saj na’ mos me u thi’.

P. Ndreka.

“””””””””

KUR JE LART MOS HARRO TOKEN !
U ngrit sorra n’për hava’
Lart në qiell tu fluturue
Nisi t’thërriste ga-ga-ga
Asnjë shpend s’mund tjet mbi mue
Prej n’qye korbi si me shaka’
Thotë mjer ai që mendje ska’
Duhet spari t’mendosh për kokën
Kur je’ lart t’mos harrosh tokën
Tjesh mbi t’tjerët duhet shqipe tjesh
E për këtë duhet si ajo t’leshë
Me at’ krye që e ke’ bosh
Ti veç puplat mund të ndërrosh.

P. Ndreka.

“””””””””””””””

BULEZA T’PA’ ÇILUNA.
Kam qendis drunin me urrneqe
Me majë t’briskut si kam dashtë
Sy’ e duar më rrinin peqe
Tash s’bajnë ma’ po n’dashtë, n’dashtë
Si me gëdhëndje si me pikturë
N’të pasionin kam shkarkue
Me shqiponjën në flamurë
Stilolapsat i kam zbukurue
Shqipet e mia hedhun n’flamurë
Ndër kontinente kan fluturue
Tash i marr e i sjellë n’për durë
Tu kujtue kohen e shkue

S’jam për gja’ tash veç thurë vargje

Tu mbëledh ndjesi’ t’pa shprehuna

Ato që dje ndaluen në pragje

Tash m’ngjasojnë me fjalë të mekuna.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.