VET-PENDESA.
Kam nevojë ndojher meu shk’putë
Nga çdo gja’ që m’ka’ rrethue
Në mes t’pyllit shkoj meu futë
Veç me vehten me bisedue
Atje gjej qetësinë hyjnore
Flladi i pastert më ledhaton
Mbushun vendi n’bar e gjethnore
M’duket shpirtin krejt ma qetëson
Si ujvarë m’vërshojnë kujtimet
N’kët’ vërshim çdo gja’ dallova
Me kthjelltësi m’çfaqen ndryshimet
Ku kjesh mirë e ku gabova
…………………………..
A s’asht vonë meu korigjue
Sepse cakut po i afrohesh?
Jo! – Kurrë s’asht vonë me ndryshue
Me pendim kur don t’pastrohesh.
P. Ndreka.
“”””””””””””””
SHKEPUTJA E GJETHES.
Po ecja pyllit i turbulluem
Krye ulun, zhytë n’mendime
Ndërroja hapat po s’isha zgjuem
Sonanbul sa’ për shikime
N’at’ çast gjethja u shkëput pa u ni’
Në fllad t’vjeshtës po fluturon
Erdhi lehtas e mu fut në gji’
Sikur m’thoshte-“A po më mbron”?
E mora, nga gjini e nxorra
N’dorë po e shifja me kujdes
Ishte zverdhë, përzhit e gjora
Për te’ s’do t’kishte ma’ mëngjes
Mu ba’ se i thashë-” Mos u mërzit”!
Sepse jeta kështu e ka’
Për të gjithë do t’vij kjo ditë
Kur askujt s’do i duhesh ma’.
P. Ndreka.
ASPAK MOSHEN RE’ SE VUNA.
Tash sa’ dit qielli krejt nxi’
Tu lshua borë e tu lshua shi’
Ma në fund na e gëzoi synin
Qerpikarti ndriçoi qiellin
Skam prit ma’, kam dalë përderet
Pa u mendu’ se s’asht dit veret
Edhe pse s’jam ma’ një djalë i ri’
Te biçikleta me t’shpejt kam m’rri’
Aspak moshen re’ se vuna
Tu ec rrugës si furtuna
N’fund te parku shpejt arrita
Si çiklist kodrës ju ngjita
Maskën ula poshtë te gusha
Me ajër t’pastër mushkritë mbusha
Ndigjoj pyllin si fëshfërinë
Zogjt n’për degë si cicërinë
Edhe ata diellit i g’zohen
Fluturojnë krahësh shkriftohen
N’gjethe t’rame ulen çërmojnë
Për ndoj vemje a rrajzë kërkojne
Dikurë jetën pash me ngjyra
Se kështu t’duket ajo n’rini’
Tash që u plaka vi te natyra
Gjej ajër t’pastert e qetësi’.
P. Ndreka.