VDIQ ARUSHA PUNËMADHE E BRASHTËS

Kreshniket e legjendave nuk i kam njohur, por kreshniket e punës të Shoshit i kam njohur dhe e kam per nder tij kujtoj në ketë sens!
Ndue Lulash Rrethi mbas 82 vjetësh sot shkapërcej kapërcyellin e jetës së këtushme dhe kaloj mbas “Qafe “atje ku fillon jeta e vërtetë . Duket se aty e priti bashkëshortja Katrina e cila paska pas “nda kusht” se edhe rrugën e këndejme do bëjmë se bashku. Ndue Lulashi prej familjes, të afërmeve ,Brashtës dhe Shoshit u largua sot faqe bardhe. E kisha dashamirë shpije dhe kudo dhe kurdoherë më ka respektue me mirësjellje. Per mua si krijues ishte një përsonazh frymëzues, dy metrosh, i hajm, me fiberacion muskulor si kavo traktori, duar të bashme si putra ariut të sprovuar në gjitha punët e bujkut mes vapës e zagushit dhe merrlave me bore deri në cicë të burrit. Fytyrë thacane të rreshkur nga dielli e përqafuar nga muralin që në Brashtë kishte shtëpinë. Poshtë dy vetullave të kërcuana strukesh dy sy të vegjël të shëndritshem që reflektonin thjeshtësi dashuri dhe ëmbëlsi. Ndue Rrethi nuk ishte kreshnik legjendash, nuk ishte as nuk pretendoj ta demonstronte vetën si interpret i kanunit, nuk ishte kudër pushteti, por ishte sovran fuqiplotë i punës . Kishte fuqi sa dy veta dhe kurrë nuk demonstroj brutalitet ndaj askujt. Punonte sa dy të tjerë , bante sa një “ saurrel ” dhe harxhote “karburant” aq pak sa me thanë ka i vjen fuqia këtij robi?! Ishte sinonim i njeriut të thjeshtë, fjalpak i cili vazhdimisht gjendej atje ku ishte puna ma vështirë. Te riut, plakut, edhe grave ne brigadë kudo ua mbajti krahun, u qiti redin, dhe ua lehtësoj barrën. Brashta dhe sidomos vllaznia Kokaj janë shquar nder breza si punëtore dhe blegtor të zotët Ndue Lualshi, Kolë Ndou me vëllezër, Mehill Zefi Pal Marshi, Zef Nika etj erj kanë qene bujq, kostarë, kemestarë, barrtarë, spatarë, shkurt llafi punëtorë dhe mundimtarë i jashtëzakonshëm, heronj të vërtetë të punës. Para dy vitesh po dilja në Brashtë me disa forca te FNSH madje disa kishin marrë pjese edhe në operacione ndërkombëtare. Më tunduan disa herë duke pyetur sa larg, sa rrugë e keqe, nuk dilet si kanë jetuar këtu etj.. Mu kujtuan jo vetëm Ndue Lulashi me shokë por edhe gratë e vajzat e këtij fshati ngarkuar me nga 30-40 apo 50 kg në shpinë që e kanë bërë ketë rrugë shumë me shpejt se me duar në xhepa. Barrët e dushkut, sanës, druve, miellit që ka bajtë Ndue Lulashi per 60 vite mbi shpine e supe po rreshtosh si fishekët në qemer do krijohej një gjerdan që shtrihet nga Stami Golemit deri në maje te Taroboshit. Kush punon nuk ka kohë të bëjë punë të këqija. Puna të bënë të fortë dhe te largon pleqërinë shembull ma mire se Ndue Lulashi nuk mund të ketë .
Ndue Lulashi Rriti në rrasë të gjallë gjithë ata fëmijë shëndosh si molla dhe sot janë me fjalë emër të mirë Nuk volle, nuk bane dallavere nuk i banë kujt keq me fjalë, as me vepra. Nuk mbajte me kënd inate as mërzi, mbolle razi të cilën e prashite dhe e vadite humor e shpotitje. Ishe njeriu i miri i punës Pushosh ne paqe arusha punë madhe e Brashtes!
KAM PA E S’ KAM PA
Kam pa pisha në majat me rripa
kam pa mriza që sëpata si preku
çetinë në shkamb ishte Lekë Nika
Si ah hormoç ishte Ndue Rrethi
Kur punonte Leka në mulli
Kuintalin e peshonte me dhamë
Kur Ndue Rrethi bante tagji
me dy barre e çonte një sanë!…
Ky fragment ështe marre nga libri satirik Burrat vdiqën Rrofshin gratë. bot 2013.