Njeriu vjen në jetë me misionin per jetuar e çuar më përpara trashëgiminë njerëzore.
ADN-ja e vazhdimi të jetës është puna. Dualizmi nëse njeriun e krijoi Zoti apo puna është një nga dy luftimet më epike mes mendim shkencore dhe teogjik që vazhdon akoma. Se puna e ka transformuar njeriun kjo nuk do komet. Shan Ndou ishte një dashurues i madh i punës dhe si tillë në finish u nda më nderë dhe faqe te bardhë nga jeta të cilën e deshi fort dhe korri më mirën e mundshme. U rrite nën përkujdesin një babe më shenj në ashtën burrërore të Shoshit. Tërvesën, parmendën kosën , kërrabën nderin dhe bereqetin ja rrite dhe ja çove më lart. Shani Ndou u rrit si një filiz i spikatur i brezi të tij, i pashëm , i mbajtur, acare e krenarë si shoshianët nder breza. Nuk pate fat të fluturoje përtej ograjës se arsimit të detyruar, por u bërë nxënës i dalluar i shkollës së madhe të jetës. Të njoha qysh fëmijë kur ju ishit Komisioner përhershëm i vlerësimit të prodhimeve në natyrë. Shkoje mirë me Bal Markun pasi i thërrisnit njeri tjetrit me mburrje kushëri. Të ju vërejta njeriun, me flakërima te këndshme shpotie e humori. Të ju pashë njeriu me vullnet që e hante gjallë punë ! Ju ishit një marinarë i vjetër që lundrove gjithë jetën mbi valët dhe dole fitimtare në punë. Gjoks djersitur më arë, livadh në shtegtari, por pas pune ishte një tjetër Shan i lare i ujdisur, i krehur, i rruar pse jo dhe lakmitarë. Se çfarë familje la pas shikoni , djemtë, nipat mbesat dhe rejat e Shanit. Se si i le shihu shtëpitë rend e rend, razinë dhe takemët e tyre. Ju po shkoni pasi keni përmbushë më se mirë mision tuaj si baba, si gjysh dhe njeri i mirë i komunitetit ku jetove në Shosh e Bardhaj .Aktiv dhe optimist që nuk le detyrim mortorë as gëzimi pa përmbushe kudo nëpër Dukagjin. Më pëlqje se ishte njeri që thërrisje mirë! Edhe mes reve shtellungore dhe ngricës e murrlanit qeshje dhe kishe optimizëm duke thënë:- Së shpejti Zoti e bën mirë. I kalove të tetëdhjetat por nuk kishe hire plaku. Ju para dy javësh per nevojë mund të merrnit zhabën e vjetër 50 okshe varë në ta dhe të kaloje Gurin e kuq si dikur. Ike dhe le pa flijuar si as nje here tjetër qysh se u bere zot dashin e Shënkollit. Sonte ma i pari qirinj në krye tervesë do digjet duke lotuar ju
Sonte ma e para festë do të kremtohet pa ty, por me mirënjohje respekt dhe një lule loti: Ti nuk ishe shenjtorë por ike si tillë i ndriçuar nga dritat e qirinjve te Shënkollit! Pushofsh rahat në dritën hirplote Zotit