30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Prele Milani

MANDATI QË KUSHTON SA RRUGA E DUKAGJINIT

(Uroj të mos kemi kandidat fundorë)

Kryetarët e Partive po nxjerrin një nga një AS –ët e tyre nga mangët .Kureshtja cicmicet llogaritë dhe neopatitë janë në vlim anë e mbanë hartës elektoralë . A do ketë dybrirshi i politikës kandidat dukagjinas per t’i paraqitë elektoratit të kësaj zonë mizorisht të pa përfaqësuar deri më sot? Nga sa shihet nga larg them se do të ketë. Por se në cilën rendorë do jenë as kush se di. Kam frikë se as njeri nga pretendent tanë të dy kampeve nuk ka le me këmishë. Dragua me këmishë të bëjnë veç brgadier-zgjedhësit Rama e Basha. Historikisht, aritmetikisht si fuqi elektorale dhe drejtësisht së paku njëra nga dy përfaqësueset një dukagjinas duhej futste në zonë e rrebtësisë. Kur një e drejtë të nëpërkëmbët per shumë,shumë kohë, krijohet mungesa besimit. Ky sindrom në Dukagjin është kthyer një epidemi kolektive. Tek tuk në rrjete sociale vërehet ndonjë vajtim apo mallkim, ndera pjesa tjetër e shtyrë nga inercia e instiktive të kopesë presin, demagogun e rrallës per t’ju qasen në prehër. Uroj të mos kemi kandidat fundorë mbasi në histori Dukagjini nuk ka qenë fundak duhani maxhar. Ju kandidat që do na përfaqësoni në listat e Amazonave tuaja të dashur a e keni pyetur vetën ua mban ( “samari”) barrën?! Rruga e Dukagjinit është prova e zjarrit per çdo njërin nga ju. Nëse jo ma mirë mos shkoni se sa te turpëroheni!Nëse ecni në gjurmët e militantizmit, ku politika nuk ka turp per as gje. Atëherë na përket ne që tu përzëmë me shkelma! Mos u frikësoni bre!Ne shkelmat ndëshkues i kemi vetëm per njeri tjetrin jo per ata që na sundojnë, duke na diskriminuar, përça dhe ble. Dukagjinas në se keni dashuri per vetën fëmijët, familjet dhe vendlindjen tuaj .Mos rini tue thanë:- “Bane zot andërr” , por tregoni politikës dhembet po nuk ju dha së paku minimumin . Në se politika nuk bën 35 km rrugë, divorcohuni prej sajë se nuk është shqiptare. Kur do ia vini ketë kusht politikës po fjetët gjumë tani?! He pije, seks dhe baglim ban çdo gjitarë .Rruga e Dukagjinit asht mision dhe per ketë duhet të jetë i vetëdijshëm çdo votues. Është ma vështirë udhëtosh në rrugën kafshërore të Dukagjinit apo te rish pa votuar,ose të dish të votosh që vota jote të jetë zgjidhje e kësaj drame shekullore .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.