2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Prele Milani

LIDHJA E PRIZRENIT NJË GJYSMË ZGJIM I VONUAR SHQIPTARE
DELEGATET E SHKODRËS ( foto .delgatet e Dukagjinit)
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, fëmijë dhe në këmbë
1-Selim Tahir beu -Shkoder
2-Jusuf Haxhi Myftari- Shkoder
3-Çun Mula -Hot
4-Zyber Bajraktari_ Reç
5-Ujkë Gila -Selce
6-Marash Dashi Shkrel
7-Gjel Vuksani -Kastrat
8-Mark Lula -Shale
9- Marash Kola -Shosh
10- Gjekë Gega -Shllak
11-Preng Bibë Doda -Mirdite
12-Llesh Biba -Mirdite
13 Aleksander -Nikaolla -Mirdite (AMAE , CPC , konsullata e Shkodres vell 21, fl 159rv
U mblodh vone, shumë vone kur nuk mbante me kosi ujë, qe një përpjekja e pare me frymë, përbashkuese me një program gjysmak qe nuk shkonte përtej një autonomie, nderkohe kur fqinjet kishin fituar mevetesine
Fishta me eposin e tij metaforik, folklori me nota madheshtore dhe historiografia e viteve te komunizmit me fryme tej pozitiviste e kanë fryre dhe pompuar si lëvizje thellësisht kombëtare, kundra copëtimit te Shqipërisë nga fuqitë perëndimore por edhe anti osmane. Turra studimesh jo gjithë përshkrues janë botuar per ketë ngjarje nga autor të Tiranës e Prishtinës. Pa hy ne pyllin pa spate te ngjarjes,rrethanave, ndollive dhe faktoreve nga pjesa dërmuese prurjeve tona historikenënvizohet
Se qëllimi parësor i Lidhjes ishte të ndalonte copëtimin e Shqipërisë nga vendimet Berlinit, por që të dy dokumentet bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Peranedorisë dhe sulltanit
Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në Stamboll ka pas komunikime intensive.
Në dokument këtij kuvendimi prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme.
RRYMA SHQIPTARE
1-Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të vetëqeverisjes, përballë programit të reformave osmane;
2-Grupimi i dytë synonte krijimin e një principate autonome katolike shqiptare, të cilën e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë edhe me Malin e Zi. Kët¬ë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe arbëreshët, si politikisht ashtu edhe me armë
3-Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në mërgim, që njihej si grupi i Stambollit, ku shquheshin vëllezërit Frashëri, ishte më aktivi në mesin e tyre. Këtë shtresë Von Kohl e quan “shtresa e intelektualëve të arsimuar në Evropë apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe” grupimi i tretë konsiderohet flamurtar novator i patriotizmit shqiptare dhe ishte më i zëshmi dhe më aktivi. Ky grup do ta bartë barrën kryesore në përgatitjen dhe organizimin e tubimit të njohur në Prizren më 1878.
RRYMA ISLAMISTE
“Funksionarët e administratës dhe përkrahësit e tyre sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të li¬dhur me Perandorinë Osmane. (Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizimi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë, 2002.)
Karar-name (Libri mbi vendimet), të cilat u shpallën më 18.06. 1878. Sipas tyre, “Lidhja ishte organizatë muslimane e mbështetur në sheriat (e drejta islame religjioze). Të drejtat e sulltanit janë pranuar shprehimisht, kurse si synime të Lidhjes janë cekur: Nuk ka dhënie të territoreve Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, që të gjitha territoret që Serbia dhe Mali i Zi i kanë pushtuar, t’i kthejnë, të dërgohet delegate në Kongresin e Berlinit, që të kërkohet autonomi e gjerë për Shqipërinë duke mos i dërguar regrutë qeverisë qendrore dhe se nuk ka pagesa të tatimeve Peter Bartl, Albanci, op. cit., fq. 97.
Shqipëria gjatë periudhës së Rilindjes jo ve¬tëm që ka qenë një pjesë përbërëse e Perandorisë Os-mane, por dy të tretat e popullsisë së saj ishin muhamedane, që shihnin te Sulltani përfaqësuesin më të lartë tokësor të Allahut.” ( Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizimi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë, 2002.)
Historiani i shquar perëndimor Joseph von Hammer ka theksuar duke thënë:
“Shqiptarët ishin të kënaqur me pozitën e tyre brenda perandorisë, pasi që shumica e tyre i takonin klasës sunduese osmane dhe nga ana tje¬tër në vetë Shqipërinë fiset malësore katolike dhe muslimane në veri dhe fiset greko-ortodokse të zonave jugore, Suli dhe Himara, gëzonin thuajse pavarësi të plotë..” (Nusret Šehi?, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1980.)
Kjo datë duhet kujtuar si një përpjekje serioze ndonëse e vonuar e krahut shqiptare, e penguar fuqimisht nga krahu turkoman islamist, qe i dha kohe Portës Lartë pas marrjes disi te vetes prej grushteve rus te shkelmonte me çizme Qeverinë e përkohshme autonomiste te Lidhje, duke e ristrehuar Shqipërinë serisht nën krahët të klloçkës pa pupla rena të sëmurës se Bosforit që vetëm ajo i kishte mbetur për hise.Semundja kronike e vjeter por edhe e re e nacionalizmit tone xhuxhisit ishte dhe mbetet se nuk marrim dot fryme vecse permes gabzerrit te ndonje superfuqie.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.