10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Prena Prendi

Pasqyra…Mund të jetë një imazh i 1 person, lule dhe teksti

Nuk e di a me ndodh vec mua…?
Tash qe ngjis shkallet e pleqerise
Hiq pasqyren nuk e dua
Me eshte ba sherri i shtepise.
Dikur mbush me shume pasqyra
Cep me cep kisha nga nje
Shihja vehten,me ndriste fytyra
Me shkonte dita ,me sevda…
Vesh e mbath per bukuri…
Flokun kisha shume merak
Me pasqyren ne shtepi
Shkurt ,shoqni kisha pa cak.
Ne fillim kete e thashe…
Me pasqyren s’du ma miqesi
Ne lule te ballit,rrudhat trashe
Sa here shoh ,shtohet nje thinje.
Mezi pres me dal n’oborr
Sepse vehten s’due me pa
Prape pasqyre,ne ashensor’…
Hej mor Zot ,sa ne hall kam ra.
Marr kurajo e qortoj vehten
Lum kush shkon ne moshe t’pleqnise
Me dhemb shpirti ,te them te verteten
Shume po ikin ne moshe te rinise.
Me pasqyre e pa pasqyre
Lum kush gezon shendet te plote
Te gezojme femijet me femije
Na ndihmofte ,i madhi Zot!

P.Prendi 19.01.2022 Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.