Pandemia
Eshte ba ,pak si bajate
Gjithkush,per te po shkrue
Pandemi t’e humb’te farà
Mberthye,keq,na ke bllokue.
Nje vit,me pare,e kem degjue
Kete fjale,per t’paren here
Virus…vdekje…helm…
S’po din kush,si me e luftue.
Popujt tane gjithmone,nder shekuj
Kane luftue me kundershtare
Dhemb per dhemb,jane perleshur
Dhe kane dale fitimtare…
Ketij armiku,te pa arme
Qe vret vellane,vret gjithkend
Nuk njeh,rrace e as moshe
S’po ja din ,kerkush,derman-e
Pandemi,moj mizore
Mbylle pune…shtove varfni
Rrug’ te mbyllme e aeroporte
Njerezit…mall me i pa me sy.
Kemi qa,kot,nga kurbeti
Emigrant’…t’gjith jem ankue
Pandemi…qenka kiameti
Vdesin tanet,s’mundemi me shkue.
Kemi frik,me dhan’ kujt doren
Me afrue nipa e mbesa
Dite per dite,i lutna Zotit
Vec te ti … kemi shpresa…
Largoje,kete pandemi
Te filloje,jeta normale
Te gezojne,pleq e te ri
Ta fitojme,kete lufte te madhe…!
P.Prendi 22.02.2021 Itali