PËRZJARRET QIELLI
Rilindi feudali diku atje në cep kohe
U mbërthyen keqas sa për t’pirë verën e moçme
Të thur frazën më të nuk është mister kjo
Nën shtresat e mjegullnajës ku të fshehu
nata
Ky peng i kahershëm përplaset si dimri
i acartë
Në përceptohet materia tek zbardhet
dioptria
U lëkund paqja e besimi hekur marrin frazat
Ndizet durimi shkrumb u bë gjithësia
Me këmishë lindi mesjeta mespërmes udhëve e kohët kthyen pas
Fjala vret hapur shesheve përzjarret qielli
Shkencë e djallit thonë është filozofia
Eh, as ti se di pse të zë aq ethshëm drithërimi
Mizëri demonësh seç dremisin tmerrin
Besa e pabesia njësh i bëri njerëzia
Motive vallesh monstruoze luan absurditeti
E humbën shkelqimin sekretet e vjetra
U boshatisën edhe shpellat e çmendisë
Ëndërra e stërmadhe erën e hiles kundërmon
Eh kjo botë kaq e trishtë
Tërësisht e mpirë në shembëlltyrë
“”””””””””””””””””””””””””””””
T’l RRËFEHESH PASTORIT TRADHËTIVE
Mes përmes ditës u pagëzua mashtrimi
Kredhë i bëri kureshtarët e botës
E ‘ngrohi diellin’ e ua solli mes vjeshte
Ata që me pikat e vesës kryqëzuan kohët
Esencën e jetës e shpëlanë tinëzisht
Ama mëkat as mund ta quajnë
këta ‘zotat’ e tokës
Konglomerat dhimbjesh e shpirtërat ndezur
Të hekurt i përkufizoj përbindëshat e tej oqeanit
Ison ua mbajmë si djemte besnikë
Atyre baballarëve kreshnikë
Rishkruaj dhimbjen e fjalës që lëngon
Gjarpërushët vendosën dhe për fatin tim
Si përbindësha kryq e kryq u bien ahijeve
U rrëfye tek pastori që rojë natës i mbeti
Nuk besoj që koha premton t’ia japë kungimin