14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Preng S Gjikola

PAK DRITË PËR TË VËRTETËN E DATËS SË SAKËT TË ÇLIRIMIT (OKUPIMIT) TË MIRDITËS NGA KOMUNISTËT
Me përfundimin e luftës, Mirdita ashtu si pjesa më e madhe e Shqipërisë u gjend pa pushtet të organizuar, por veç me një pushtet të vetorganizuar sipas modelit tradicional Mirditorë sipas Kanunit të Lek Dukagjinit. Në gusht të vitit 1944 forcat komuniste kishin hyrë në Dibër (Peshkopi). Pasi u riorganizuan filluan një ofensivë të ashpër për të hyrë në Mirditë, në vendin ku nuk ishte shkelur asnjëherë nga as një llojë ushtrie. Si portë hyrëse për në Mirditë nga Dibra ishte Selita. Forcat komuniste të brigadës së IV të komanduar nga Petrit Dume pasi u riorganizuan në qytetin e Peshkopisë, filluan sulmin e përgjithshëm kundër Lurës e Selitës. Ky sulm u mor nga më shum se tre drejtime, kjo e vërtetuar edhe nga ditari i shkrimtarit komunist dibranë Haki Stërmilli si pjesmarrës drejt për së drejt në këtë luftë. Lind pyetja. Kundër kujt do të bëhej kjo luftë? Dihet se gjermanët nuk kishin garnizone të stacionuara në teritorin e Selitës dhe as të të gjith Mirditës, por kishte veç një postë në Shpalë të Mirditës ku kontrollonin aksin rrugorë për të bërë të mundur tërheqjen e forcave të tyre, sepse në frontin e lindjes kishte filluar tërheqja e tyre, sepse forcat alate të kryesuara nga SH.B.A-të kishin zbarkuar në bregdetin e Normandisë në Francë. Forcat komuniste kishin si qëllim shkatërrimin e forcave nacionaliste dhe demokratike, sepse dihet se në Selitë e mbarë Mirditën ato ishin shum aktive sepse kishin dhënë prova në luftën për çlirimin e qytetit të Burrelit. Në ditarin e tij shkrimtari komunist Haki Stërmilli, si pjesmarrës i drejt për drejtë në këtë luftë më shum vllavrasëse se sa çlirimtare, pra ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në aksionet luftarake për marjen e Selitës dhe të gjith Mirditës nga forcat komuniste të prira nga Mehmet Shehu i stacionua në Lurë dhe që andej drejtonte operacionet luftarake, në ditarin e tij Haki Stërmilli shkruan:
–“ Me marrjen e qytetit të Peshkopisë forcat komuniste u pregaditën për të sulmuar Mirditën. Forcat partizane u dislokuan në shum vende për të sulmuar, u hap një front i gjërë , një pjesë u dislokuan në frontin për të marrë Selitën. Me 24 gusht të vitit 1944 brigada e IV , në kufi të Lurës e t’Mirditës, qysh nga Selita e deri në malin e shejtë fillon lufta kundër forcave mercenare, ( kupto se në Selitë dhe as në Mirditë Gjermanët kurrë nuk jan disloku, përveç në Shpalë ku kontrollonin aksin nacional, rrugorë automobilistik, pra forcat komuniste donin që Selitën dhe krejt Mirditën ta spastronin nga krenët e sajë që i konsideronin si kundërshtarët e mundshëm), të Gjon Marka Gjonit. Meqenese forcat armike kishin zanë Gurin e Kuq dhe Nezhën e Lurës, këto dy pika zotëruese, nga ku u deshën shum veprime luftarake për ti marrë. Në mëngjes dhe në mbramje të 25 gushtit 1944, forcat e brigadas së IV mësynë armiqtë në Didhe dhe qafë të Brejëve (Selitë), pas një rezistence të vogël forcat tona hynë në Kurbnesh.
Më 27 gusht 1944, në mbramje në sektorët, Zogje, Kurbnesh, Mali i Mullit (Selitë), Mali i Shejtë, Guri i Kuq, Lakaj të Marka Çunit dhe Lajthizë (Orosh) tre batalione të brigadas së IV sulmuan forcat mercenare që ishin dislokue në këto sektorë. Me 28 gusht 1944 partizanët tue marshue në zemër të Mirditës ndeshën në armikun te Shkalla e Nënshejtit, ku i sulmuen dhe i thyen keq. Po atë ditë mbas dreke forcat e ushtrisë nacionalçlirimtare hynë në Orosh dhe dogjën pallatet e “tradhëtarit” Gjon Marka Gjoni” (sipas tij).
Me 29 gusht 1944 forcat e brigadas së IV hynë në Fanë të Mirditës”. (Marrë nga libri ditarë “Shtigjet e lirisë”, faqe 264-265 të shkrimtarit komunist Haki Stërmilli, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në këto veprime luftarake me karakter civil, vëllavrasës, për vendosjen e pushtetit të tyre super diktatorial, me super dhunë, që si për xhelozi ju a kalojnë edhe metodave me çnjerëzore të periudhës antike dhe të mesjetës së herëshme).
Nga ky material i marrë nga ditari i këtij pjesëmarrësi në këto operacione del e qartë se cili ishte objektivi i vërtetë i këtyre sulmeve ushtarake kundër fshatrave të Mirditës. Nga thëniet e dëshmitarëve okularë të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite, forcat komuniste kishin si qëllim kryesorë frikësimin e popullatës civile, duke e bërë realitet me djegien e shtëpive të kamura dhe të krerëve, nën pretekstin se këta ishin bashkëpunëtorë të armikut, pavarësisht se në Selitë dhe as në Mirditë gjermanët nuk kishin shkelur në teritorin e e kësaj të fundit. Forcat komuniste të brigadës IV të komanduara nga Petrit Dume kur hynë në tritorin e Selitës nuk ndeshën me ndonjë rezistencë të madhe, për vetë arsyen se krerët e Selitës nuk donin që të hapnin një luftë civile. Njerëzit me influencë, nacionalistët dhe demokratët u detyruan që të largoheshin përkohësisht nga Selita e Mirdita sepse e dinin se pikërisht ata do të ishin shënjestra e radhës e forcave komuniste. Komunistët me të hyrë në Selitë, pasi u siguruan se krerët e Selitës, njerëzit me influencë dhe intelektualët ishin larguar ose arrestuar pa preteks nga forcat komuniste, menjëherë emëruam pushtetin e tyre, pra vendosën këshillat nacional-çlirimtare si i vetmi pushtet legjitim sipas tyre, pas kësaj filloi rekrutimi me forcë i të gjith të rinjëve dhe burrave në emër të luftës. Kur forcat komuniste tashmë kishin hyrë në Selitë ata takojnë një selitas tepër të moshuar që po kulloste një dhi, (familia e tij kishte mbi 200 krerë dhi, por plaku po ruante një dhi e cila ishte e sëmurë dhe nuk mund ta ndiqte tufën), ai (plaku) në bisedë e sipër i pyeti partizanët:
-“Kur të vini në fuqi, si do ta ndërtoni ekonominë”? Ata iu përgjigjën:
– Xhaxha, kur të hash bukë do të shikosh mustaqet në lugën e florinit. Më pas e pyetën:
-“A ka në fshatin tënd familje që ka shumë krerë dhi”?
–“Po”! – U përgjigj plaku.
-“Pra ne do t’ja marrim ati dhe do ti japim ty, pra do të bëjmë edhe ty si atë”. Plaku duke murmuritur më shum me vete tha:
-“Atë si mua po , se mua si atë jo”.
Kjo është identike si një thenje e një Vlonjati po në atë periudhë.
–“Kur patizanët hynë në fshat ishte fundvjeshte dhe portokallet kishin filluar të piqeshin, ata hynë dhe dolën nga fshati por pa prekur as edhe një kokërr për be. Pas disa ditësh në fshat erdhën forcat e ballit kombëtarë, por ata kur hynë në fshat filluan që të merrnin kokrra nga portokallet. Një fëmijë rreth 10-12 vjeç pas këtij fenomeni që i bëri përshtypje, e pyeti të atin”:
-“Pse keni thënë se partizanët jan të këqinj, ata kur erdhën në fshat nuk prekën as edhe një kokerr portokalli për be, kurse ballistët na morën nga portokallet”? I ati ju përgjigj:
-“Ballistët me të vërtetë morën kokrra, por portokallet do të lulëzojnë përsëri dhe do të prodhojnë vit pas viti. Kurëse me të vërtetë partizanët nuk morën nga portokallet kokrra, por po erdhën në pushtet do të na i marrin me gjith rrënjë dhe tokë, biri im”.
Me instalimin e pushtetit të tyre ata filluan rekrutimin me forcë të të gjith meshkujve që ishin aktivë, më pas filluan “gjuetinë e shtrigave” të kundërshtarëve të tyre politik. Por pjesa më e madhe e tyre ishte larguar, por në shenjë hakmarrje ata u vunë flakën disa prej shtëpive të këtyre pavarsisht se këto shtëpia u kishin hapur derën të parat dhe i kishin fornizuar me buk dhe ushqime, sepse këto ishin dyert më të kamura të Selitës. Pas dislokimit të këtyre forcave në Selitë ato u pregaditën për të sulmuar qendrën trdicionale të Mirditës, pikërisht Oroshin, vendin e kapedanëve. Sulmi për të marrë sarajet e kapedanit të Mirditës u muar nga lartësitë e malit të Mullit të Selitës dhe bjeshkët e Oroshit. Kapedani me përkrahësit e tij e kishin lëshuar Oroshin për vetë faktin se nuk donin që të konfrëntoheshin me forcat komuniste, që të mos shkaktonin një gjakderdhje civile dhe nuk donin që të bëheshin shkak për një reprezalje dhe masakër masive në Mirditë, sepse kapedani dhe përkrahësit e tij e dinin se komunistët ishin terroristë dhe të pamëshirshëm kundër kundërshtarëve të tyre politikë.
Zyrtarisht dita e çlirimit të Mirditës nihet data 26 tetor 1944, datë kurë eshtë sulmuar një autokolonë Gjermane që po tërhiqej nëpër Mirditë. Dihet se pushteti në Mirditë nuk ka qenë i kontrolluar nga gjermanët dhe nuk ka patur ndonjë garnizon me ushtarë, por vetëm një potobblok në Shënpalë, qëndra e Mirditës në atë kohë. Duke u nis nga kujtimet e shkrimtarit komunist dibranit Haki Stërmilli del e qartë se Mirdita kurrë nuk është kontrolluar nga gjermanët dhe se pushteti komunist ka nis që të instalohej që me 29 gusht 1944, një ditë pas kurë forcat komuniste dogjën shtëpitë e Princit të Mirditës Gjon Marka Gjoni, datë që forcat komuniste marshuan fitimtare në zemër të Fanit. Edhe pse që në atë datë fillon istalimi i pushtetit komunist, pjesa e shëndoshë dhe elitare e mbarë Mirditës nuk ju nënshtrua këti pushteti gjë që çoj në pushkatimin pa gjyq, zhdukjen e qindra mirditorëve me pikpamje të djathta dhe e përkrahësve të tyre. Kjo nuk u ndal me kaq, por filloj dhe internim-dëbmi i familjeve të tyre dhe të të afërmëve nëpër kampet famëkeqe të internimit, ekujvalentë të kampeve të përqëndrimit të Nazizmit Gjerman, ku vdiqën me qindra dhe mijëra gra, fëmijë e pleq që edhe sot e kësaj ditë nuk u dihen se ku prehen eshtat e tyre. Fatkeqësisht edhe sot pas më shummë se 29 viteve të rënies zyrtare të diktaturës komuniste, po bëhen shumë pak përpjekje, kryesisht me vetë nismën e familiarëve të tyre, ndërsa strukturat e shteit as që e kan vënë ujin në zjarr.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.