Nga Pjeter nikolla, shkrimtar, poet.
Marre nga lbri gati per botim: “Te pa thenat per mitologjine dhe autoktonine e Mirdites”
Para se të quhej Dukagjin ky territor quhet Pulti i Eper dhe Pulti i Poshëm. Mirdita i përkiste Pultit të Epër. Qendra e Pultit të Epër ka qenë Shënpali Mirditë i cili përmendet në vitin 1348, por dhe qendra e Pultit të poshtëm ishte Shurdhahu, territor i Mirditës.
Emri Dukagjin vjen nga Duka, Gjin Tanushi, i cili e fitoj titullin “Dukë”, në vitin 1281, Sundoj territoret: Lezhën, Xhubën, Mirditën , Lumën,, Gashin, Krasniqen, Pejë, Gjakovë, Prizren, etj. Kryeqyteti i parë i Dukës Gjin, ishte Lezha e mandej Ulpjana. Më 1570, Mirdita kishte 12.000 ushtarë. ( Zani i Shnanout, 1919, I, f. 11)
Marin Bici në vitin 1610 e saktëson Mirditën Dukagjin.
Begolla,të e Pejës kishin marrë përsipër të zhduknin krishterimin në Shqipërinë e Veriut. Për këtë Porta e Lartë i pat caktuar të sundojnë Sanxhakun e Dukagjinit,
Në shek. XIX, vetëm, Shala, Shoshi e Mirdita e quanin veten Dukagjin, sepse këto krahina nuk u bënë mysliman. (Hylli i Dritës, nr. 4 viti 1934)
Familja e Dukagjinëve shquhet për prijsit e saj të shumtë dhe në luftën kundër pushtuesëve serbë dhe turq.
Sipas relacioneve kishtare të Frano Bardhit dhe Pjetër Bogdanit, Ulpjana ishte kryeqendra e Dukagjinëve e cila qe rrafshuar nga turqit.
Ka disa legjenda e gojëdhëna që janë shkruar e botuar të cilat falsifikojnë origjinën e dukagjinëve, duke i paraqitur nga Trojanët, të cilët emigruan në Francë, në Itali, etj.
Foto shqiponja e Gjon Muzakës.

Gjon Muzaka shkruan: “….Dukagjinët kishin në zotërimet e tyre (fillimisht) vendin e quejtun Zadrima, vendet e quejtuna Fandi (krahina rreth lumenjëve të Fandit) e do vende t’emnueme Mali Zi; edhe nji krahinë tjetër të quejtun Pulti e Fleti (Paliti et li Flati), e aty ndërtuan një kështjellë t’emnuem Fleti, e patën një qytet të vogël me emrin Shati, tash asht i rrënuem.
Krejt ai vend i naltpërmendun tash thirret Dukagjin, prej emnit të zotnuesve të tyne, zotnit Dukagjini… Zoti Dukagjini qe vrarë nga banorët vendas në Ndërfandë, pasi kishte vrarë peshkopin në kishën e Shën Mërisë së Ndërfandës… Kje mytë edhe krejt familja e tij, pshtoj vetëm një djalë, i cilli kje mshehë e rritë prej njifarë Shtjefen Progano i vendit të quajtun “Calameri”…. Kur djali u rrit, u kthye në zotnimin e prindit dhe muer emrin e t’et, d.m.th. Dukagjini. Prej ktij lenë shumë fmi në rend të drejtë e shumë ndjeksa. Për këta nuk më bjen në mend, veç për nji, Gjergj Dukagjinin, i cilli pat dy vllazën: Tanushin dhe Dukagjinin. Vllau i parë Gjergji, kje zotnues i Zadrimës, Tanushi kje zotnues i Fandit, dhe Dukagjini pati tetë katunde në Zadrimë… Prej Z. Tanushit, lenë Gjergji i dytë e tjerë vllazen të tij, prej të cillëve ndjeksa rrjedhne shumë trashiguesa, e zotnuen vendet e thanuna…”. (Gjon Muzaka, “Historia e Gjenealogjia e shpisë së Muzakajve”, shkruar në vitin 1510)
Me të dhënat e deritanishme, origjina e Dukagjinëve vjen nga princët e Arbërit, Progoni dhe të bijtë, Gjini e Dhimitri.
Veç referimeve të shumta nga historianët tanë dhe të huaj, është edhe skema gjenealogjike që verteton rrjedhën e princëve Dukagjinë. Sipas saj vinë Progoni, 1190, i biri Gjini, Progoni II, Tanushi, Gjini-Dukë (Duka Gjin), etj.
Kështu i pari i kësaj familje ishte Tanushi I, pas tij vjen i biri Gjini i cili shquhet në luftime për mbrojtjen e zotërimeve të Arbërisë, mori titullin “Dukë” nga Bizantinët në vitin 1281 që e bëri edhe më të njohur familjen e dukagjinasve.
Një studiues gjerman pohon : “Më i hershmi i Dukagjinëve është Tanushi i parë, i jati i Gjinit (Dux Ginius Tanuschus Albaneinsis), i cili u zu rob në Durrës në vitin 1281”. Ky pinjoll i Arbërit me zgjuarsinë e tij, u njoh me princë të Evropës perendimore, mori përvojën e tyre dhe u kthye në Arbëri me një projekt të qartë për të ngritur principatën e tij në Arbëri që më vonë u qujtë e Dukagjinasve”.
Duka Gjin forcoi pozitat në konkurencë me principatën e Topijajve. Peshkopata e Arbërit ende vepronte në Ndërfandinë e cila mbante anën e Topijave për lidhjet me Vatikanin.
Duka Gjin, ashtu si dhe kapedani i ushtrisë së Arbërit, Andrea Vrana, patën konflikte të vazhdueshme me Peshkopatën e Arbërit. Konflikti me Dukën Gjin filloi me qendrimin neutral të tij kundër fushatës Sërbe.
Peshkopi nga ana fetare demaskoi dhe e mallkoj Dukën Gjin. Konflikti arriti deri në vrasjen e Peshkopit.
Vatikani e dënoi këtë ngjarje që tronditi popullsinë e Ndërfandinës.
Kundërshtarët e Dukës Gjin të shtyrë nga klerikët organizuan, vrasjen e Dukës Gjin në Ndërfandinë (Shënpal, Mirditë) aty ka dhe toponimin (varri i Dukës) afër rrugës automobilistike, 200 metra në perëndim të qendrës së Shënpalit.
Në të mirë të këtyre fakteve vjen dhe relacioni kishtarë në të cilin thuhet: “ Mirditët i mbajnë edhe sot kuvendet pranë gërmadhave të Shënpalit tek abacia e dikurshme dhe fshati i Peshkopit të Pilotit”.(Gopceviç, Furstentum Albanien.f.49)
Gjatë sundimit të saj principata e dukagjinasve u nda në dy degë.
Dega e I ajo e dukagjinëve të Zadrimës me princat kryesor Gjergj Dukagjini dhe Nikoll Dukagjini që zotronin Zadrimën e poshtëme, Pukën, Fanin , Selitën, me qendër Drishtin dhe Lezhën.
Dega e II, dukagjinët e Lekës me princat, Pal Dukagjini dhe i biri Lek Dukagjini ku zotëronin Zadrimën e sipërme (që është Malsia e Zhupës), Mirditën, Gashin, Krasniqen, Gjakovën, Prizrenin me qendër në Ulpianë, Perlat dhe Orosh.
Princat më të dëgjuar janë, Pal Dukagjini (Pali i urtë) dhe Nikoll Dukagjini, të cilët morën pjesë në kuvendin e Lezhës 1444. Fan Noli shkruan, se Skënderbeu kishte thënë: “Po të kishim edhe princë të tjerë si Palë Dukagjini, Shqipëria do të ishte e lulëzuar”.
Një tjetër figurë e rëndësishme ishte Gjergj Dukagjini i njohur dhe si Gjergji i Zadrimës i cili pati zotëruar për një kohë dhe Shkodrën.
(Studime për Epokën e Skënderbeut, 1989, f.81)
Ishin edhe princët e tjerë Dukagjin si: Tanushi I dhe Tanushi II zotër të Lezhës të cilët u shquan në luftën kundër turqëve dhe Venedikut dhe princë të tjerë pasardhës të tyre.(Studime për Epokën e Skënderbeut, 1989, f.171)
Tanushi II në vitin 1402 përmendet si sundues me qendër në Perlat të Mirditës.
Prof.Dhimitër Shuteriqi mbi Dukagjinet ka deklaruar: “…Pikrisht në Mirditë Dukagjinët do të kenë fillimet e tyre si derë e rëndësishme feudale”. (Dh.. Shuteriqi, “Një mbishkrim i Arbërit”, “Studime historike” nr. 3. , 1957, f.131-147)
Studiuesi Villi Kamsi shkruan: “ Në kishën e Shën -Aleksandrit mbi Malin e Shejtë, Orosh janë gjetur dy kryqe procesionare të shek.XV përbërë prej pllakash argjendi me reliev bashkë me arkën e argjendë të Shën-Aleksandrit. Njëri kryq qe punuar prej një far Adamoviçi më 7 gusht 1447”.
Me përshkrimin e kryqit shoqërohet pikrisht ajo e dhënë historike: “Pal Dukagjini ka qenë princ i trevës se qujtun Dukagjin, sundoi prej l444 deri me 1458”. Këto fakte vinë në vertetimin që ka theksuar Dhimitër Shuteriqi se, Dukagjinët, fillimet e tyre i kanë në Mirditë.
Dh. Shuteriqi shkruan: “Në fillim të mbishkrimit të gjetur në Gëziq Mirditë ishte skalitur një shqiponjë me një kokë e cila e dija se ishte e Dukagjinëve që, si pranohet përgjithsisht, i ka origjinat te një Dukë Gjin i mbarimit të shek. XIII. Kështu Dukagjinët më dolën pasardhës të princave të Arbërit”. Pra Dhimitër Shuteriqi Dukagjinët i përcakton si pasardhës të princave të Arbërit: Progoni, Dhimitri e Gjini. Po kështu Gjomarkajt e Mirditës janë pasardhës të familjes të princëve Dukagjinë.
Foto Skema e prijësve të Arbërit, Dukagjinëve dhe Gjomarkajve
Gjatë luftës kundër pushtimit osman, Dukagjinët luajtën një rol të rëndësishëm. Ata mbrojtën heroikisht zotrimet e tyre dhe, krahas Skenderbeut, u bënë mbrojtje e krishterimit në këto anë.
Skenderbeu dhe Pal Dukagjini kishin miqësi të përbashkët me Muzakajt. Sipas shkrimtarit Gavril Dara i Ri, nëna e Vojsavës (Vojsava e ëma e Skënderbeut), ishte halla e Lekë Dukagjinit. (Milan Shuflay,”Serbët dhe shqiptarët”, f. 91 dhe 180)
Me 2 mars 1444 në kuvendin e Lezhës me Skënderbeun merrnin pjesë Nikoll Dukagjini dhe Pali i urtë.
Në Lidhjen e Lëzhës Pal Dukagjini i premtoi Skenderbeut 5000 burra armësh nga 15000 që ishte e gjithë ushtria e Skënderbeut. Lekë Dukagjini sipas studiuesit Tonin Qobani lindi në Ulpianë.
Leka i III Dukagjin u mbulua me lavdi për aftësitë e tija dhe luftën kundër pushtuesëve turq në mbrojtje të trojeve të Arbërit. Ai shfaqet për herë të parë në dokumente historike në vitin 1445.
Foto Lekë Dukagjini Leka i Kanunit.
Thuhet se ishte një princë me kulturë europiane, kishte mbaruar shkollën bashkë me princë të tjerë europian. Lekë Dukagjini njihet si princi pa kompromise, kundërshtonte, pricë të tjerë, deri dhe vetë Skënderbeun.
Kur Skënderbeu, bëri paqë me Venedikun. Leka e kundërshtoj këtë marrëveshje dhe pushtoj Shatin që ishte në zotërmet e Venedikut.
Skënderbeu ndërhyri me ushtrinë e tij, e rimerr dhe ja dorëzon Venedikut. Pal Dukagjini pati mbajtur disa fshatra në Danjë, por Skënderbeu dhe Nilkollë Dukagjini e paralajmëruan , Palin t’i dorëzonte, ndryshe do ta sulmonin, t’ia rrëmbenin pronat dhe t’ia dorëzonin Venedikut. Sipas Nolit, Skënderbeu bëri dhe marrëveshje kundër Lekë Dukagjinit që ta shkatërronin dhe ti merrnin pronat.
Kjo bëri që Lekë Dukagjini, të jetë më i matur, por edhe ky më vonë qe lidh me Venedikun në vitin 1456 dhe një vit më vonë, më 1457, u lidh edhe me osmanët!
Një ngjarje tragjike tronditi atë kohë Arbërinë, në dasmën e motrës së Skënderbeut me Muzakë Topinë.
Topijajt ftuan gjithë princat dhe familjet e tyre bashkë me skortat siç ishte zakoni.
Në dasëm ranë në sy shikimet mospërfillëse midis dy princëve, Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia. Shkak per këtë, sipas Nolit ishte bërë Jerina, bija e princit të Zadrimës Lekë Dushmani.
Të dy, Lekë Zaharia dhe Lekë Dukagjini kishin kërkuar dorën e Jerinës. Mesa duket ajo kishte zgjedhur Lekë Zaharinë. Qëndrimi i tyre u rëndua dhe befas u përballën në duel, krahas dhe skortat e tyre. Sipas Nolit (noshta e zmadhuar), pati 104 të vrarë dhe 200 të plagosur, një betejë e përgjakëshme! U plagos rëndë në duel Lekë Dukagjini, u plagosën gjithashtu edhe Kon Urani, nip i Zaharisë dhe Vladan Jurici, nip i Skënderbeut.
Me ndërhyrjen e Skënderbeut gjendja u qetësua, por dy vjet më vonë vritet Lekë Zaharia, i cili kishte lidhur besën me Skënderbeun që njeri që vdes përpara t’ia linte pronat tjetrit. Kjo u bë shkak që të kishte dyshime te Lek Dukagjini, nga njera anë për plagosjen dhe tek Skënderbeu nga ana tjetër për ti marrë pronat. Lekë Dukagjini e mohoj, se nuk e kishte vrarë, etj, por mbeti i përfolur!
Vazhduan konflikte midis Skënderbeut e Lek Dukagjinit gjithnjë për pronat. Skënderbeu për të normalizuar gjendjen, shkoj për mik në kullën e Lekë Dukagjinit, ku lidhën besën të luftojnë së bashku krah për krah kundër pushtuesëve osman.
Ritheksojmë se Leka III Dukagjin ishte një princ i brumosur me kulturë të Evropës Perendimore, i cili mbante një peshë të rëndësishme të qendresës kundërosmane. Ai u edukua me kulturën perendimore, kishte idetë iluministe të Rilindjes Europiane, e cila kishte shënuar nisjen e kohës moderne, një periudhë historike që në përgjithësi e ka zanafillën në shekullin e XV deri në Revilucionin Francez të vitit 1789.
Gjatë viteve 1458 deri në vitin 1481 Lekë Dukagjini udhëhoqi me urtësi kuvendet e malsorëve, duke mbledhur përvojën shekullore të traditave e zakoneve shqiptare, me kode e ligje juridike të asaj kohe, të cilat më vonë qenë botuar nga Shtjefën Gjeçovi më 1933.
Lekë Dukagjini ka meritën, ashtu si Hamurabi në Egjiptin e lashtë që mblodhi ligjet dhe bëri kodin e tij, ashtu si Justiniani i cili krijoj kodin, apo të drejtën Romake. Pra është Lekë Dukagjini i cili hartoj kodin e Jurisprudencës Arbërore, versnik të rilindjen Europiane, i cili është sot monument i kulturës enciklopedike shqiptare.
Figura e Lekë Dukagjinit lartësohet si: Hamurabi i Egjiptit dhe Justinjani II, Monument i kulturëss rilindjen europiane.
Historiografia Ballkanike dhe Europiane njeh vetëm kanunin e Lekë Dukagjinit.
Në disa beteja në luftë kundër turqëve është shquar figura e Lekë Dukagjinit. Ai mbetet në histori me fjalën e tij, kur Skënderbeu pyet Lekën nëse duhet ti biem ushtrisë turke!?
Lekë Dukagjini thërret me fjalën e moçme:
“ Mbë ta burra”!
*Duke dhënë -kështu urdhërin e sulmit të ushtrisë së Skënderbeut,
kundër ushtrisë turke!
Edhe kur turqit shfrytzuan situatën dhe sulmuan befasisht kur Skënderbeu ishte i sëmurë në Lezhë, Lekë Dukagjini, në krye të ushtrisë së Skënderbeut korri fitore. Kur u kthye e gjeti Kryezotin e Shqipërisë që nuk jetonte më.
Lekë Dukagjini doli dhe me thirrjet sipas traditës dha kushtrimin në qytetin e Lezhës, duke çkulur mjekrrën dhe duke çjerrë fytyrën, për fatkeqësinë që kishte ndodhur, Mbreti i Arbërisë kishte vdekur!
Foto e Skënderbeut me lekë Dukagjin
Pas vdekjes së Skënderbeut Lek Dukagjini e zëvendësoi Skënderbeun dhe qëndroi heroikisht në luftërat kundër-osmane deri sa vdiq në vitin 1481.
Si pasardhës të Lek Dukagjinit, Gjomarkajt kanë udhëhequr me fisnikëri tagrin mbi kanunin, të drejtën e gjykimeve të formës së prerë dhe kanë mbrojtur autonominë e Mirditës nga pushtuesit turq dhe besimin katolik, duke u vetqeverisur, që u bë shembull për gjithë Ballkanin dhe Europën.